87.Suretu El A'la 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. Madhėroje emrin e Zotin tėnd tė Lartė! 

2. I cili krijoi dhe pėrsosi, 

3. Dhe i cili pėrcaktoi e orientoi, 

4. Dhe i cili mundėsoi mbirjen e kullosės; 

5. E pastaj atė e bėri mbeturinė tė zezė. 

6. Ne do tė lexojmė ty e nuk do tė harrosh (Kur’anin). 

7. Pėrveē asaj qė All-llahu dėshiron. Ai e di tė haptėn e tė fshehtėn. 

8. Dhe Ne do ta lehtėsojmė ty mė tė lehtėn. 

9. Pra kėshillo aty ku kėshilla bėn dobi. 

10. Do tė kėshillohet ai qė ka frikė, 

11. Ndėrsa do tė shmanget mė i keqi, 

12. I cili do tė hyjė nė zjarrin e madh. 

13. Pastaj nuk do tė vdesė nė tė, por as nuk do tė jetojė. 

14. Ka shpėtuar ai qė ėshtė patruar. 

15. Qė e pėrkujton emrin e Zotit tė vet dhe falet. 

16. Po ju i jepni pėrparėsi jetės sė dunjasė, 

17. Ndėrsa ahireti (amshimi) ėshtė mė i mirė dhe e pėrjetshėm. 

18. Vėrtet kjo ishte nė broshurat e lashta: 

19. broshurat e Ibrahimit dhe tė Musait.