Part 3

 

253. Kėta (pėr tė cilėt tė rrėfyem) janė tė dėrguarit, disa prej tyre i dalluam nga tė tjerėt, prej tyre pati qė All-llahu u foli, disa i ngriti nė shkallė mė tė lartė, Isait, birit tė Merjemės i dhamė argumente dhe e pėrfocuam me shpirtin e shenjtė (Xhibrilin). E sikur tė donte All-llahu, nuk do tė mbyteshin ndėrmjet vete ata (populli) qė ishin pas tyre, pasi qė atyre u patėn zbritur argumentet, por ata megjithatė u pėrēanė. E pati prej tyre qė besuan dhe pati tė tillė qė nuk besuan,e sikur tė dėshironte All-llahu ata nuk do tė mbyteshin, por All-llahu punon ēka dėshiron.  

254. O ju qė keni besuar, para se tė vijė njė ditė kur nuk do tė ketė as shitblerje, as miqėsi, e as ndėrmjetėsi, jepni nga ajo me ēka Ne u furnizuam juve. Pabesimtarėt janė mizorė.  

255. All-llahu - s’ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e ze tė koturit, e as gjumi. E Tija ėshtė ē’ka nė qiej dhe ē’ka nė tokė. Kush mund tė ndėrmjetėsojė te Ai, pos me lejėn e Tij? Ai e di se ē’po u ndodhė dhe ē’do t’u ndodhė. Dhe asgjė nga dija e Tij nuk mund tė pėrvetėsojnė, pos sa tė dojė Ai. Ndėrsa pushteti  i Tij pėrfshin qiejt dhe tokėn. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirėmbajtur), ngase Ai ėshtė i Larti, Madhėshtori. (Ky ajet quhet edhe “Ajetul-Kursij”) 

256. Nė fe nuk ka dhunė. Ështė sqaruar e vėrteta nga e kota. E kush nuk i beson tagutėt , e i beson All-llahut, ai ėshtė kapur pėr lidhjen mė tė fortė, e cila nuk ka kėputje. All-llahu ėshtė dėgjues i dijshėm.  

257. All-llahu ėshtė mbikėqyrės i atyre qė besuan, i nxjerr ata prej errėsirave nė dritė. E kujdestarė tė atyre qė nuk besuan janė djajtė qė i nxjerrin ata prej drite e i hudhin nė errėsira. Ata janė banues tė zjarrit, ku do tė qėndrojnė pėrgjithmonė.  

258. A nuk ke arritur tė dijsh pėr atė qė pėrse All-llahu i kishte dhėnė pushtet, ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit tė tij. Kur Ibrahimi tha: “Zoti im ėshtė Ai qė jep jetė dhe vdekje!” Ai tha: “Edhe unė jep jetė dhe vdekje!” Ibrahimi tha: “Zoti im e sjell diellin nga lindja, sille pra ti atė nga perėndimi?” Atėherė ai qė nuk besoi mbeti i hutuar. All-llahu shpie nė rrugė tė drejtė popullin mizor.  

259. Ose (nuk je i njohur) me shembullin e atij qė kaloi pranė njė fshati qė ishte rrėnuar nė kulmet e tij, e tha: “Si e ngjallė All-llahu kėtė pas shkatėrrimit tė tij?” e All-llahu e bėri tė vdekur atė (pyetėsin - Uzejrin) njėqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: “Sa qėndrove (i vdekur)?” Ai tha: “Njė ditė, ose njė pjesė tė ditės!” Ai (All-llahu) Tha:”Jo, por ke ndejtur (i vdekur) njėqind vjet, shikoje ushqimin dhe pijen tėnde si nuk ėshtė prishur, e shikoje edhe gomarin tėnd (si i janė shkapėrderdhur eshtrat). E pėr tė bėrė ty argument pėr njerėzit (bėmė kėtė sprovė), shiko se si i kombinojmė eshtrat e pastaj i veshim me mish. E kur iu bė e qartė atij tha: “U binda se me tė vėrtetė All-llahu ka mundėsi pėr ēdo send!” 

260. “Pėrkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im, mė mundėso tė shoh se si i ngjallė tė vdekurit?” Ai (Zoti) tha: “A nuk beson?” Ai (Ibrahimi) tha: “Po, por desha qė zemra e ime tė ngopet (bindje)!” Ai (Zoti) tha: “Merri katėr shpezė pranė vete (therri e copėtoji), e pastaj nė ēdo kodėr vėne nga njė pjesė tė tyre, mandej thirri ato, do tė vijnė ty shpejt, e dije se All-llahu ėshtė i Gjithfuqishmi, i Urti. ” 

261. Shembulli i pasurisė sė atyre qė e japin nė rrugėn e All-llahut ėshtė si njė kokėrr prej tė cilės mbijnė shtatė kallinj, ndėrsa nė secilin kalli ka nga njėqind kokrra. All-llahu ia shumėfishon (shpėrblimin) atij qė dėshiron, All-llahu ėshtė Bujar i Madh, i di qėllimet.  

262. Ata qė pėr hir tė All-llahut e japin pasurinė e tyre, e pastaj atė qė e dhanė nuk e pėrcjellin me tė pėrmendur e me mburrje, ata e kanė shpėrblimin e vet tė Zoti i tyre, pėr ta nuk ka frikė, ata as qė do tė brengosen.  

263. Njė fjalė e mirė dhe njė lehtėsim (qė i bėhet lypėsit) ėshtė mė e mirė se njė lėmoshė qė pėrcillet me tė keqe. All-llahu nuk ka nevojė pėr askė, ėshtė i Butė.  

264. O ju qė besuat, mos i prishni lėmoshat tuaja me tė krenuar e me ofendim siē bėn ai qė ia jep pasurinė e vet sa par sy e faqe tė njerėzve, e nuk beson All-llahun dhe botėn tjetėr. Shembulli i tij ėshtė si njė gur i madh e i lėmuar bmi tė cilin ka pak dhe, e kur e godet atė njė shi i madh e lė tė zhveshur (lakuriq). Ata (formalistėt) nuk arrijnė asgjė nga ajo qė punuan. All-llahu nuk udhėzon popullin pabesimtar.  

265. E shembulli i atyre qė pasurinė e vet e japin nga bindja e tyre e duke kėrkuar kėnaqėsinė e All-llahut, i pėrngjan njė kopshti nė njė rrafshnaltė qė i bie shi i madh, e ai jep fruta tė dyfishtė. Po edhe nėse nuk i bie shi i madh, i bie njė rigė (qė i mjafton). All-llahu sheh atė qė veproni.  

266. A dėshiron ndonjėri prej jush ndonjė kopsht me hurma e rrush nė tė cilin rrjedhin lumenj, nė tė cilin ka nga tė gjitha frutet, e atė (pronarin e kopshtit) ta ketė kapur pleqėria dhe ai tė ketė pasardhės tė mitur, e atė (kopshtin) ta godasė ndonjė stuhi me zjarr e ta djegė. Kėshtu All-llahu jua sqaron argumentet qė tė mendoni.   

267. O ju qė besuat, jepni nga mė e mira e asaj qė e fituat dhe nga ajo qė ju dhamė prej tokės, e mos nxitoni ta jepni atė mė tė pavlefshmen nga ajo, e qė ju nuk do ta pranonit pėr vete pos symbyllas. Dhe dijeni se All-llahu nuk ka nevojė pėr ju, ngase ėshtė i Madhėruar.  

268. Djalli ju frikėson me varfėri dhe ju urdhėron pėr tė kėqija, e All-llahu ju garanton falje (mėkatesh) e begati; All-llahu ėshtė Dhurues i Madh, i Dijshėm.  

269. Ai ia dhuron hikmetin  atij qė do, e kujt i ėshtė dhėnė hikmeti, i ėshtė dhėnė mirėsi e shumtė, por nuk pėrkujtohet askush pos tė menēurve.  

270. All-llahu di pėr atė qė e keni dhėnė nga pasuria ose keni zbatuar ndonjė premtim (nedhėr), e pėr mėkatarėt nuk ka ndonjė ndihmės.  

271. Nėse lėmoshat i jepni haptazi, ajo ėshtė mirė, por nėse ato ua jepni tė varfėrve fshehurazi, ajo ėshtė edhe mė e mirė pėr ju dhe Ai ua largon tė kėqiat. All-llahu ėshtė i njohur hollėsisht pėr veprat e juaja.  

272. “Nuk ėshtė obligim yti (Muhammed) udhėzimi i tyre (nė rrugė tė drejtė), All-llahu e shpie nė rrugė tė drejtė ate qė do. Çkado qė tė jepni nga pasuria, e keni pėr veten tuaj, po mos jepni pėr tjetėrkė, por vetėm pėr hir tė All-llahut, e ēkado qė t’u jepni tė tjerėve nga pasuria, ajo do t’u kompensohet nė mėnyrė tė plotė duke mos ju dėmtuar. ” 

273. (Jepni) pėr tė varfėrit qė janė tė angazhuat nė rrugėn e All-llahut dhe nuk kanė mundėsi tė gjallėrojnė nė tokė, duke qenė se ata nuk lypin, prandaj ai qė nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janė tė pasur. Ata i njeh nga vetė pamja e tyre (tė raskapitur), por nuk kėrkojnė e as nuk i mėrzisin njerėzit.   Pra ēkado qė tė jepni nga pasuria, s’ka dyshim se All-llahu e di atė mirė.  

274. Ata, tė cilėt pasurinė e tyre e shpėrndajnė (nė rrugė tė Zotit) natėn e ditėn, fshehurazi ose haptazi, ata shpėrblimin e vet e kanė tė Zoti i tyre dhe pėr ta nuk ka as frikė, as pikėllim.   

275. Ata qė e hanė kamatėn  nuk ngrehen ndryshe pos siē ngrehet i ēmenduri nga tė prekurit e djallit. (Bėjnė) kėshtu ngase thanė: “Shitblerja nuk ėshtė pos kamatė!” e All-llahu ka lejuar shitblerjen, ndėrsa ka ndaluar kamatėn. Atij qė i ka ardhur kėshillė (udhėzim ) prej Zotit tė tij dhe ėshtė ndalur (prej kamatės) i ka takuar e kaluara dhe ēėshtja e saj mbetet te All-llahu, e kush e pėrsėrit (pas ndalimit), ata janė banues tė zjarrit, ku do tė mbesin pėrgjithmonė.  

276. All-llahu zhduk kamatėn dhe shton lėmoshėn, All-llahu nuk e do asnjė besėprerė dhe mėkatar.  

277. S’ka dyshim se ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, falėn namazin dhe dhanė zekatin i pret shpėrblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do tė kenė kurrfarė frike as brengosje.  

278. O ju qė besuat, keni frikė All-llahun dhe nėse jeni besimtarė tė sinqertė hiqni dorė prej asaj qė ka mbetur nga kamata.   

279. E nė qoftė se nuk e bėni kėtė (nuk heqni dorė nga kamata), atėherė binduni se jeni nė konflikt me All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij.   E nėse jeni penduar, atėherė juve ju takon kryet e mallit tuaj - askė nuk dėmtoni, e as vetė nuk dėmtoheni.  

280. Po nė qoftė se ai (borxhliu) ėshtė nė gjendje tė vėshtirė, atėherė bėni njė pritje deri sa tė vijė nė njė ēlirim. E t’ia falni (borxhin) nė emėr tė lėmoshės ėshtė shumė mė e mirė pėr ju, nėse dini.  

281. Dhe ruajuni ditės kur do tė ktheheni te All-llahu, dhe secilit njeri i plotėsohet ajo qė ka fituar, dhe atyre nuk u bėhet padrejtėsi.  

282. O besimtarė, kur merrni hua prej njėri-tjetrit pėr njė afat tė caktuar, shkruajeni atė. Dhe nga gjiu juaj le tė shkruajė njė shkrues i drejtė dhe tė mos ngurrojė nga tė shkruarit ashtu siē e ka mėsuar All-llahu. Le tė shkruajė, ndėrsa atij le t’i diktojė ai qė pranon borxhin, le t’i frikėsohet All-llahut, Zotit tė tij e tė mos lėrė mangėt asnjė send nga ai. E nė qoftė se ai qė ngarkohet me borxh ėshtė i paaftė mentalisht, ėshtė i mitur ose nuk ėshtė nė gjendje tė diktojė, atėherė le tė diktojė drejt kujdestari i tij. Kėrkoni tė dėshmojnė dy dėshmitarė burra nga mesi juaj, e nė qoftė se nuk janė dy burra, atėherė njė burr e dy gra, nga dėshmitarėt qė i pėlqeni. (Dy gra nė vend tė njė burri) Pėr atė se nėse njėra prej tyre gabon, t’ia pėrkujtojė tjetra. Dėshmitarėt tė mos refuzojnė kur tė thirren. Dhe mos pėrtoni pėr ta shkruar atė dhe afatin e tij, i vogėl qoftė ose i madh, sepse kjo ėshtė mė e drejtė te All-llahu, mė e fortė pėr dėshmi dhe mė afėr mosdyshimit. Vetėm nėse ėshtė tregti e menjėherėshme (dora-doras) qė e praktikoni mes jush, atėherė nuk ėshtė ndonjė mėkat tė mos e shėnoni. Por, kur bėni shitblerje, dėshmojeni. E ai (pronari i pasurisė) nuk dėmton as shkruesit as dėshmitarėt, e nėse bėni (dėmtimin), ai ėshtė mosrespekt i juaj (ndaj dispozitave tė All-llahut). Keni frikė All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (tė jashtzako-nshme), All-llahu ėshtė i Gjithdijshėm pėr ēdo send.  

283. E nė qoftė se gjendeni nė udhėtim dhe nuk gjeni shkrues, atėherė merrni peng (paradhėnie ose kapar) . E nėse i besoni njėri-tjetrit, atij qė i ėshtė besuar le ta zbatojė atė (amanetin) qė i ėshtė besuar, dhe le tė ketė frikė All-llahun, Zotin e tij. Mos e fshehni dėshminė, sepse ai qė e fsheh atė ėshtė mėkatar me zemrėn e vet, All-llahu di atė qė veproni. 

284. Tė All-llahut janė ē’ka nė qiell dhe ē’ka nė tokė, e pėr atė qė e keni nė veten tuaj, e shfaqėt haptazi ose e mbajtėt fshehtė, All-llahu do t’ju marrė nė llogari, e Ai ia fal atij qė do dhe dėnon atė qė do. All-llahu ka mundėsi pėr ēdo send.  

285. I dėrguari i besoi asaj qė iu shpall prej Zotit tė Tij, si dhe besimtarėt. Secili i besoi All-llahut dhe melekėve tė Tij dhe tė dėrguarve tė Tij. “Ne nuk bėjmė dallim nė asnjėrin nga tė dėrguarit e Tij”, dhe thanė: “Dėgjuam dhe respektuam. Kėrkojmė faljen tėnde o Zoti ynė, te Ti ėshtė ardhmėria (jonė). ” 

286. All-llahu nuk ngarkon askė pėrtej mundėsive tė veta, atij (njeriut) i takon ajo qė e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) qė e meritoi. “Zoti ynė, mos na dėno nėse harrojmė ose gabojmė! Zoti ynė, mos na ngarko neve barrė tė rėndė siē i ngarkove ata para nesh! Dhe Zoti ynė, mos na ngarko me atė pėr tė cilėn nuk kemi fuqi! Dhe na i mbulo tė kėqiat, na fal dhe na mėshiro. Ti je Mbrojtėsi ynė, pra na ndihmo kundėr popullit pabesimtar!  

 

3.Suretu Ali-Imran  

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. Elif, Lamė, Mimė.  

2. All-llahu ėshtė Njė, e nuk ka tė adhuruar (Zot) pos tij, ėshtė i pėrjetshėm mbikėqyrės.  

3. Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument qė tė ėshtė vėrtetues i librave tė mėparshme. Ai e zbriti mė parė Tevratin dhe Inxhilin.  

4. Udhėrrfim pėr njerėz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e sė vertetės nga gėnjeshtra). S`ka dyshim pėr se ata qė mohojnė argumentet e All-llahut i pret ndėshkimi i rreptė. All-llahu ėshtė ngadhėnjyes, shpagimtar.  

5. S`ka dyshim se All-llahu nuk mund t`i fshihet asgjė nė tokė e as nė qiell.  

6. Ai ėshtė qė ju krijon (formon) juve nė mitra ashtu si tė dojė. S`ka Zot pos Tij, e qė ėshtė fuqiplotė i urti.  

7. Ai ėshtė qė ta zbriti ty e qė nė tė ka ajete tė qarta dhe ato janė bazė e librit, e ka tė tjerė qė nuk janė krejtsisht tė qarta (muteshabih). E ata, qė nė zemrat etyre kanė anim kah e shtrembėta, ata gjurmojnė atė qė nuk ėshtė krejt qartė pėr tė shkaktuar huti, e kinse kėrkojnė komentin e tyre. Po, pos All-llahut askush nuk e di domethėnien e tyre tė saktė. Dijetarėt e pajisur me dituri thonė: “Ne u kemi besuar atij (atyre qė janė tė paqarta), tė gjitha janė nga Zoti ynė! Por kėtė e kuptojnė vetėm ata qė janė tė zotėt e mendjes.  

8. “Zoti ynė, mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mėshirėn Tėnde, pse vetėm Ti je dhuruesi i madh”.  

9. “Zoti ynė Ti je ai qė nė njė ditė do t`i tubosh njerėzit, ditė qė pėrtė cilin nuk ka dyshim. All-llahu nuk shkel premtimin e vet.  

10. Ështė e vertetė se atyre qė nuk besuan nuk do t`u vlejė asgjė para All-llahut, as pasuria e as fėmijėt e tyre. Ata vetė janė lėndė e zjarrit.  

11. Si gjendja e pasardhėsve tė faraonit dhe e atyre qė ishin para tyre, qė pėrgėnjeshtruan argumentet tona, e All-llahu i shkatėrroi me fajet e tyre, All-llahu ndėshkon shumė ashpėr.  

12. Thaju atyre qė nuk besuan: “Do tė jeni tė mposhtur (ne kėtė jetė) dhe do tė hidheni nė Xhennenem. Sa i shėmtuar ėshtė ai djep (shtrat).  

13. Ju (jehudi) patėt njė pėrvojė tė madhe nė ato dy grupet qė u konfrontuat ndėrmjet vete, njėri grup luftonte nė rrugėn e All-llahut e tjetri ishte pabesimtar, dhe me shikimin e syve tė tyre i shihnin se ishin dy herė mė shumė se besimtarėt. Po, All-llahu me ndihmėn e vet pėrforcon atė qė do. Vėrtetė, nė kėtė ėshtė njė pėrvojė e madhe pėr ata qė kanė mendje tė kthjelltė.  

14. U ėshtė zbukuruar njerėzve dashuria ndaj tė kėndjeve prej grave, djemve, pasurisė sė grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve tė stolisur, bagėtisė e bujqėsisė. Kėto janė kėnaqėsi tė kėsaj bote, po te All-llahu ėshtė e ardhmja mė e mirė.  

15. Thuaj: “A t’ju lajmėroj pėr diē shumė mė tė mirė se ato? Pėr ata qė frikėsohen , ata kanė te Zoti i tyre Xhennete nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj dhe aty do tė jenė pėrgjithmonė, kanė bashkėshorte tė pastra , dhe kėnaqėsi nga All-llahu. All-llahu ėshtė Basir (Ai qė sheh ēdogjė) pėr robėrit.  

16. Tė cilėt thonė: “Zoti ynė, ne vėrtet besuam, na i falė mėkatet tona dhe na ruaj prej ndėshkimit tė zjarrit!” 

17. Durimtarėt, tė drejtit, tė devotshmit, dorėdhėnit, faljekėrkuesit nė as’har  (syfyr).  

18. All-llahu vėrtetoi se nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij, e dhe engjėjt e ata qė kanė dijeni, se Ai ėshtė Zbatues i drejtėsisė. Nuk ka zot pėrveē Tij, Fuqiplotit, tė Urtit.  

19. Pa dyshim feja te All-llahu ėshtė Islami. U kundėrshtuan ata qė u ėshtė dhėnė libri, pasi qė u erdhi e vėrteta, nga zilia mes vete. E kush mohon argumentet e All-llahut, (le ta dijė se) All-llahu (ia) llogaritė shpejtė.  

20. E, nėse tė polemizojnė, thuaj: “Ia kam nėnshtruar fytyrėn (qenien) All-llahut, e edhe ithtarėt e mij!” E thuaju edhe atyre qė u ėshtė dhėnė libri dhe analfabetėve: “A u nėnshtruat?” Nėse janė nėnshtruar, atėherė janė pėrudhur e nėse refuzojnė, vėrtet ti ke (pėr obligim vetėm) kumunikimin; All-llahu ėshtė Basir (Ai qė sheh) pėr robėrit.  

21. Ata qė mohojnė argumentet e All-llahut, mbysin pejgamberėt pa farė tė drejte, mbysin njerėz qė kėshillujnė pėr tė drejtėn, ti ata lajmėroi pėr njė ndėshkim tė dhembėshėm e pikėllues.  

22. Ata veprat e tyre i asgjėsuan nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr, ata nuk kanė ndonjė mbrojtės.  

23. A nuk i sheh ti ata, tė cilėve u ėshtė dhėnė mjaft nga libri, kur tė thirrėn qė ndėrmjet tyre tė gjykojė libri i All-llahut, se si njė grup prej tyre prapėsohej. Ata janė refuzues.  

24. E atė (e bėnin) ngase ata thonin: “Neve nuk do tė na djegė zjarri vetėm pėr pak ditė tė numėruara, e ajo qė shpifėn pėr fenė e tyre, i mashtroi keq.  

25. E, si do tė jetė gjendja e tyre kur Ne do t’i tubojmė ata njė ditė, pėr tė cilėn nuk ka dyshim dhe ēdo njeriu do t’i ofrohet ajo qė e ka e fituar, duke mos iu bėrė atyre kurrnjė e padrejtė.  

26. Thuaj: “O All-llah, Sundues i ēdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij qė do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij qė do dhe e pėrul atė qė do, e lartson atė qė do. ēdo e mirė ėshtė nė dorėn Tėnde , vėrtet, Ti ke mundėsi pėr ēdo gjė!” 

27. Ti e fute natėn nė ditė dhe Ti e fute ditėn nė natė, Ti nxjerr nga i vdekuri tė gjallin dhe nga i gjalli tė vdekurin dhe Ti e begaton pa masė atė qė do!  

28. Besimtarėt tė mos i miėsojnė mosbesimtarėt, e t’i lėnė manash besimtarėt. E kush bėn atė, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjė, pėrveq pėr qėllim ruajtja prej tė keqės sė tyre. All-llahu ju tėrheq vėrejtjen prej (dėnimit tė) Tij  pse vetėm te All-llahu ėshtė e ardhmja. 

29. Thuaj: “Edhe nėse e fshefin atė qė keni nė zemrat tuaja ose, e publikoni, All-llahu e di gjithēka ka nė qiej e ē’ka nė tokė; All-llahu ėshtė i plotėfuqishėm pėr ēdo send.  

30. Ditėn kur ēdo njeri e gjen pran vete atė qė veproi mirė ose keq, e pėr atė tė keqe qė bėri, do tė dėshiroj qė nė mes tij dhe nė mes asaj tė jetė njė distancė shumė mė e madhe (e mos ta shohė). All-llahu u jep tė frikėsohen prej dėnimit Tij, megjithqė All-llahu ėshtė i mėshirshėm ndaj robėve.  

31. Thuaj: Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu tė ju dojė, t’ju falė mėkatet tuaja, se All-llahu ėshtė qė fal shumė, mėshiron shumė.  

32. Thuaj: “Binduni All-llahut dhe tė dėrguarit, e ata refuzojnė, atėherė All-llahu nuk i do pabesimtarėt!”  

33. All-llahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen Ibrahimit, familjen e Imranit mbi popujt tjerė (tė asaj kohe). 

34. Qė janė pasardhės njėri prej tjetrit. All-llahu dėgjon gjithēka dhe i di tė gjitha.  

35. (Pėrkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thėnė: “Zoti im, Unė kėtė qė ėshtė nė barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetėm pėr shėrbimin Tėnd, pra pranoje kėtė prej meje, vertetė Ti je Ai qė dėgjon e di!” 

36. E kur ajo e lindi tha: “Zoti im, unė e linda femėr!” Po All-llahu e di mė sė miri atė qė ajo e lindi. E mashkulli nuk si femra. ”Dhe unė e emėrtova atė Merjeme , e atė dhe pasardhėsit e saj po t’i lė Ty nė mbrojtje prej djallit tė mallkuar.  

37. Zoti i saj e pranoi premtimin e saj si ėshtė mė mirė, e rriti me njė edukatė tė mirė e tė plotė dhe e vuri nėn kujdesin e Zekirjas. Sa herė qė hynte Zekirjaja nė mihrabin  e saj gjente te ajo ushqimin e thonte: “Ai ėshtė nga All-llahu, se All-llahu atė qė do pa masė e furnizon!” 

38. Aty nė atė moment Zekirjaja e lut Zotin e tij e thotė: “Zoti im, falma edhe mua nga ana juaj njė ppasardhės (fėmijė) tė mirė,vėrtet, Ti je dėgjues i lutjes”!  

39. E duke u falulr ai nė faltore engjėjt e thėrrasin: “All-llahu tė pėrgėzon ty me Jahjanė, qė do tė vėrtetojė fjalėn (Isain) e ardhur nga All-llahu, e qė do tė jetė prijės i matur dhe pejgamber nga tė dalluarit!” 

40. Ai (Zekirjaja) tha: “Zoti im,si mund tė kem unė djalė kur mua mė ka arritu pleqėria dhe shoqja ime beronjė (sterile)?” Tha (All-llahu): “Kėshtu,All-llahu punon ēka tė dojė!” 

41. Ai (Zekirjaja) tha: “Zoti im mė jepė mua njė shenjė!” Shenja e jote - tha Ai - ėshtė qė tri ditė nuk do tė mund t’u flasėsh njerzve, pos me gjeste (mimikė),e ti pėrmende shumė Zotin tėnd dhe madhėroje mbrėmje e mėngjes!”  

42. Pėrkujto kur engjujt i thanė:”Oj Mejreme, All-llahu tė dalloi ty (me besim e karakter), dhe tė lartėsoi mbi gratė e botės.  

43. Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tėnd, bėn sexhde dhe falu pėr Zotin bashkė me ata qė falen!  

44. Kėto janė nga lajmet e fshehta (tė hershme) qė po t’i shpallim ty. Ti nuk ishe ndėr ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do tė bėhej kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranė tyre as kur ata ziheshin mes vete.  

45. Pėrkujto kur engjujt i thanė: “Oj Mejreme, All-llahu tė pėrgėzon me fjalėn e vet (me lindjen e njė fėmije si rezultat i fjalės sė Zotit).  

46. E qė duke qenė nė djep (foshnje) u flet njerėzve,  e edhe si i rritur e qė ėshtė nga tė pėrsosurit. 

47. Ajo tha: “Zoti im, si mund tė kemė unė djalė e mua s’mė ka prekur njeriu (nuk jam e martuar)? Ai (All-llahu) tha: “Ja, kėshtu, All-llahu krijon ēka tė dojė. Kur Ai vendos pėr njė ēėshte, vetėm i thotė: Bėhu! Ajo menjėherė bėhet.  

48. Ai (All-llahu) ia mėson atij librin (besimin), urtėsinė, Tevratin dhe Inxhilin.  

49. Dhe, tė dėrguar te bijtė e Israilit: unė kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unė nga balta ju bėj diē si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut bėhet shpend, unė i sheroj tė verbėrit, tė sėmurit ne lėkurė, dhe unė me lejen e All-llahut ngjalli tė vdekurit: unė ju tregoj pėr atė qė e hani dhe pėr atė qė e depononi nė shtėpiat tuaja. Vertetė, kjo ėshtė fakt pėr ju nėse jeni besimtarė.  

50. Dhe (kam ardhur) qė t’ju vėrtetoj Tevratin qė e keni para duarsh, t’ju lejoj disa qė u ishin ndaluar juve, kam ardhur me argument nga Zoti juaj, pra kinie frikė All-llahun dhe mė dėgjoni mua.  

51. All-llahu ėshtė Zoti im dhe Zoti juaj. Adhuronie Atė; kjo ėshtė mė rrugė e drejtė!  

52. E kur e kuptoi Isai vendosmėrinė e tyre nė mosbesim (dhe qėllmin qė ta mbysin), tha: ‘Kush janė ndihmėtarėt e mij pėr nė rrugė tė All-llahut?’ Havarijunėt thanė: ‘Ne jemi ndihmėtarė tė fesė sė All-llahut, nei besuam All-llahut, e ti dėshmo pėr ne se jemi muslimanė (tė bindur, tė dorėzuar)!  

53. Zoti ynė, ne e besuam atė qė e zbrite (shpalljen), e pasuam tė dėrguarin (Isain), pra shėnona bashkė me ata qė dėshmojnė (besimin e drejtė)!’  

54. E, ata (jehudiė) i kurdisėn njė dredhi (mbytjen e Isait), All-llahu iu kundėvu dredhisė sė tyre, All-llahu ėshtė asgjėsuesi mė i fuqishėm kundėr atyre qė bėjnė dredhi.  

55. (Pėrkujto, o i dėrguar) Kur All-llahu tha: ‘O Isa, Unė po tė marr ty, po tė ngris te Unė, po tė shpėtoj prej sherrit tė atyre qė nuk besuan. E ata qė tė besuan ty, do t’i ngrisė lart mbi ata qė nuk besuan deri nė ditėn e kijametit , pastaj vetėm te Unė ėshtė kthimi juaj, Unė gjykuj mes jush pėr atėqė kudėshtoheshit.  

56. Pėr sa u pėrket atyre qė nuk besuan, Unė do t’i ndėshkoj me njė ndėshkim tė ashpėr nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr,dhe ata nuk do tė kenė ndihmėtarė.  

57. E pėr sa u pėrket atyre qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, atyre u japė shpėrblim tė plotė. All-llahu nuk i do tė padrejtit.  

58. Kėto qė po t’i lexojmė ty (o i dėrguar) janė nga ajetet, janė nga Kur’ani i pa tė meta (i rrezistueshėm).  

59. Vėrtet, qėshtja e Isait (tė lindur pa baba) te All-llahu ėshtė sikurse qėshtja e Ademit. Atė e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha “Bėhu!” ai u bė.  

60. E vėrtetėėshtė (kjo) nga Zoti yt, e ti kurrsesi mos u bėn nga ata qė dyshojnė.  

61. E kush tė kundėrshton ty nė qėshtjen e tij (Isait) pasi tė ėshtė bėrė e ditur e vėrteta, ti thuaj: ‘Ejani i thėrrasim bijtė e tanė dhe bijtė tuaj, gratė tona dhe gratė tuaja, vetė ne dhe vet ju, mandej sinqerisht tė lutemi pėr mallkim, dhe mallkimi nga ana e All-llahut ta hedhim kundėr gėnjeshtarėve.  

62. S’ka dyshim, ky ėshtė lajm i vėrtetė. Nuk ka asnjė tė adhuruar tjetėr pos All-llahut. All-llahu ėshtė Ai, i plotėfuqishmi, i vetėdijshmi.  

63. E nėse ata refuzojnė (besimin e drejtė), ata janė ngatėrrestarė, pėr tė cilėt All-llahu e di shumė mirė.  

64. Thuaju (o i dėrguar): “‘O ithtarė tė librit (Tevrat e Inxhil), ejani (tė bashkohemi) te njė fjalė qė ėshtė e njejtė (e drejtė) mes nesh dhe mes jush: tė mos adhurojmė, pos All-llahut, tė mos ia bėjmė Atij asnjė send shok, tė mos konsiderojmė njėri - tjetrin zotėr pos All-llahut!” E nė qoftė se ata refuzojnė, ju thoni: “Dėshmoni pra, se ne jemi muslimanė (besuam njė Zot)!”  

65. (madje thuaju): “O ithtarė tė librit,pse po polemizoni me ne rreth Ibrahimit? E, nuk ja nė shpallur as Tevrati as Inxhilli, vetėm se pas tij?! A nuk e kuptoni (gėnjeshtrėn tuaj)?” 

66. Ja ju jeni ata qė polemizuat edhe pėr atė qė e dinit (pėr Isain) e pėrse polemizoni pėr atė qė s’keni kurrfarė dije (ppėr Ibrahimin)? All-llahu e din tė vėrtetėn e ju nuk e dini.  

67. Ibrahimi nuk ka qenė as jehudi as i krishterė, por ai ishte larg besimeve tė kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarėve.  

68. Njerėzit mė me meritė pėr t’u thirrur nė Ibrahimin, ishin ata qė e ndoqėn atė (besimin e tij) dhe ky Pejgamber me ata qė besuan (ymeti i kėtij). All-llahu ėshtė mbrojtės i besimtarėve.  

69. Njė grup nga uthtarėt e librit kishin dėshirė t’u shpiejnėnė rrugė tė gabuar por ata nuk mashtrojnėtjetėrpos vetes sė tyre, dhe nuk e vėrejnė.  

70. O ithtarė tė librit, pėrse nuk i besoni ajetet (Kur’anin) e All-llahut, e duke e ditur tė vertetėn? 

71. O ithtarėt e librit, pėrse, duke qenė se ju e dini tė vertetėne ngatėrroni me gėnjeshtėn dhe fshihni realitetin? 

72. Njė grup nga ithtarėt e librit thanė (tė vetėve): “Besoni para dite nė atė qė u ėshtė shpallur atyre qė besuan (muslimanėve), e pasdite mos e besoni, e ndoshta edhe ata (muslimanėt), do tė zbrapsen (nga besimi i tyre).  

73. Dhe (u thonin):Mos i besoni askujt pėrveē atij qė ėshtėnė fenė tuaj!”Thuaj (o i dėrguar):”I vetmi udhėzim ėshtė udhėzimi nga All-llahu!” (u thoni tė vetėve mos besoni nga droja) Se po i jepet ndokujt (pejgamberllėku) sikurse u ėshtė dhėnėjuve dhe (nga droja) se t’ju paraqesin fakte (muslimanėt) para Zotit tuaj (ditėn e gjykimit). Thuaju: “E tėrė e mira ėshtė nė duar tė All-llahut,Ai ia jep atė kujt tė dojė; All-llahu ėshtė dhurues i gjėrė, i gjithdijshėm” 

74. Ai veēon me mėshirėn e vet (me pejgamerllėk) kė tė dojė. All-llahu ėshtė Zot i mirėsisė sė madhe.  

75. Ndėr ithtarė tė librit ka, qė po ia besove njė sasi tė madhe (ari), ai ta kthen ty atė, por ka tė atillė qė po ia besove njė dinarė, ai nuk takthen ty atė, pėrveē nėse gjithnjė irri gati (ia kėrkon pajada). Kėtė (e bėjnė)pėr arsye se ata thonin:”Ne nuk kemi kurrfarė pėrgjegjėsie ndaj (pasurisė qė u marrim) tė tė paditurėve (arabėve analfabetė). Pra duke e ditur tė vertetėn, ata bėjnė gėnjeshtėr ndaj All-llahut.  

76. Jo,(nuk ėshtė ashtu si thonė ata)po kush e pėrmbush emanetin e vet (ėshtė besnik) dhe ruhet nga mėkatet, s’ka dyshim,All-llahu i do ata qė ruhen.  

77. Ata qė pėr njė vlerė tė paktė e shesin besėn e dhėnė All-llahut, ndryshojnė edhe zotimet e tyrue, tė tillėt nuk kanė pjesė (mėshirė) nė botėn tjetėr, dhe nė ditėn e kijametit All-llahu nuk u flet atyre,nuk i shikon ata dhe i pastron (prej barrės sė gabimeve), ata kanė njė dėnim tė dhembshėm.  

78. Nė tė vertetė, njė grup prej tyre janė ata qė pėhtjellojnė gjuhėt e tyre kur lexojnė librin (pėr tė deformuar kuptimin) ashtuqė ju tė mendoni se ajo (shprehje) ėshtė nga libri, po ajo nuk ėshtė nga (i vertetė), adje thonė:Kjo ėshtė nga All-llahu!”Po ajo nuk ėshtė nga All-llahu. Ata duke ditur thonė gėnjeshtra pėr All-llahun.  

79. S’ėshtė e drejtė as nuk i takoiasnjė njeriu qė t’i ketė dhėnė All-llahu librin, urtėsinė dhe pejgamberllėkun,e pastaj ai t’u thotė njerėzve:”Bėhuni rob tė mij (adhuromėni mua) e jo tė All-llahut!” por (ju thotė):”Bėhumi dijetarė tė mėsimeve tė Zotit, ngase e keni mėsuar njerėzve livrin dhe e keni studiuar atė.  

80. Dhe as qė ju urdhėron ai (pejgamberi) qė tė adhuroni engjėjt , as pejgamberėt pėr zota. Vallė, a ju urdhėoi ai juve mosbesimin pasiqė ju jeni muslimanė? 

81. Pėrkujtoni (o ithtarė tė librit) kur All-llahu mori zotimin e pejgamberėve: nga ajo se juve ju dhashė libėr e urtėsi, e qė verteton atė qė ju keni pranė veti. Tha (All-llahu):”A pranuat, a e morėt sipėr obligimin Tim? “Ata thanė:”Ne e pranuam!”Tha (All-llahu):”Dėshmoni pra, edhe Unė dėshmoj bashkė me ju!” 

82. E kush shkel kėtė (zotim) pas kėsaj, ata janė jashtė respektit ndaj All-llahut.  

83. A mos kėrkojnė ata (ithtarėt e librit) fe, pos fesė sė shpallur nga All-llahu? E Atij i ėshtė dorėzuar gjithė ē’ka nė qiej e nė tokė, me dashje dhe te Ai kthehen.  

84. Thuaj: “Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj qė na zbrit neve, edhe asaj qė i ėshtė zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is-hakut, Jakubit dhe pasardhėsve. Edhe asaj qė i ėshtė dhėnė Musait dhe Isait,edhe asaj qė i ėshtė zbritur tė gjithė pejgamberėve nga Zoti i tyre. Ne nuk bėjmė kurrfarė dallimi nė mes tyre dhe ne vetėmAtij jemidorzuar.  

85. E, kush kėrkon fe tjetėr pėrveē fesė islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai nė botėn tjetėr ėshtė nga tė dėshpruarit.  

86. E,si ta udhėzojė All-llahu njė popull qė pas besimit tė tyre u bėnė pabesimtarė dhe pasi dėshmoi se i dėrguari ėshtė i vėrtetė, dhe pasi t’ju kenė ardhur atyre argumente tė qarta? Alllahu nuk i mundėson udhėzimin e Vet popullit zullumqarė.  

87. Ndėshkimi i tė tillėve ėshtė:mallkimi nga All-llahu, nga engjėjt dhe nga gjithė njerėzimi tok.  

88. Ata pėrgjithmonė janė nė te (nė zjarr), atyre as nuk ju lehtėsohet dėnimi dhe as nuk u jepet afat.  

89. Pėrveq atyre qė pas asaj upendan dhe u pėrmirsuan. Vėrtet , All-llahu falė shumė dhe mėshiron.  

90. Ata, tė cilėt pas besimit tė tyre u bėnė pabesimtarė,e pastaj e shtuan mosbesimin, atyre kurrsesi nuk du pranohet pendimi. Tė tillėt janė mu ata tė humburit.  

91. Ata qė nuk besuan dhe vdiqėn si mosbesimtarė, anjėrit prej tyre nuk do t’u pranohet ėr konpensim, qoftė edhe plotė faqen e dheut ari. Ata i pret dėnim dhėmshėm dhe pėr ta nuk ka ndihmėtarė.  

92. Kurrė nuk do tė arrini sinqeritetin e plotė me besim (as kėnaqėsinė e lumtur nė Xhennet) derisa tė mos e jepnimė tė dhėmbshmen (mė tė dashurėn) e pasurisė suaj. ēkado qė jepni (pėr Zotin), All-llahu atė e di.