Part 28

 

58.Suretu El Muxhadele 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!  

 

1. Vėrtet, All-llahu dėgjoi fjalėt e asaj e cila bisedoi me ty lidhur mė burrin e vet, qė u ankua te All-llahu; prandaj All-llahu e dėgjon bisedėn tuaj, All-llahu dėgjon ēdo bisedė dhe sheh ēdo punė. 

2. Ata prej jush qė bėjnė “Dhihar” (epėrsia ime ndaj teje ėshtė haram si epėrsia ndaj nėnės sime) ndaj grave tė veta, nė tė vėrtetė ato nuk janė nėnat e tyre, nėnat e tyre janė vetėm ato qė i kanė lindur ata, ndėrsa ata janė janė duke thėnė fjalė tė irituara dhe gėnjeshtra, por All-llahu ėshtė qė lė shumė pa marrė nė pėrgjegjėsi dhe shumė falė. 

3. Ata qė krahasojnė (me nėna) dhe largohen nga gratė e veta, e pastaj zmbrapsen nga ajo qė kanė thėnė, janė tė obliguar qė para se tė kontaktojnė ndėrmjet vete ta lirojnė njė rob. Kjo ėshtė dispozitė me tė cilėn porositeni hollėsisht me atė qė ju e punoni. 

4. E kush nuk gjen (rob pėr lirim), atėherė le tė agjėrojė dy muaj rresht para se tė kontaktojnė, e kush nuk mundet, atėherė le t’i ushqejė gjashtėdhjetė tė varfėr. Kjo (dispozitė ju shėrben) pėr tė vėrtetėn ju se besoni All-llahun dhe tė gėrguarin e Tij (e jo zakonet injorante). Kėto, pra janė pėrcaktimet e All-llahut. ndėrkaq, mohuesit kanė dėnim tė rėndė. 

5. Ështė e vėrtetė se ata qė i kundėrvhen All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, janė tė mposhtur, ashtu siē u mposhtėn ata pėrpara tyre. Mirėpo, Ne u kemi shpallur fakte tė qarta, e pėr mohuesit ėshtė njė dėnim i turpshėm. 

6. Nė ditėn e kur All-llahu i ringjall ata tė gjithė, i njofton me atė qė kanė punuar, pse All-llahu ka mbajtur ato shėnime, dhe pse ata i kanė harruar. All-llahu ėshtė Ai qė ēdo send esheh dhe e pėrcjell. 

7. A nuk e di ti (o dėgjues) se All-llahu di ēka nė qiej dhe ēka nė tokė?! Nuk bėhet bisedė e fshehtė mes tre vetave e tė mos jetė Ai i katėrti; e as mes pesė vetave e tė mos jetė Ai i gjashti, e as mes pak vetave dhe as nė shumė vetave, e tė mos jetė Ai me ta, kudo qė tė jenė. Pastaj, nė ditėn e kijametit i njofton ata me atė qė kanė punuar. All-llahu ka pėrshirė ēdo send nė dijen e vet. 

8. A nuk i sheh ata qė ishin tė ndaluar tė bisedojnė fshehtė, se si i kthehen pėrsėri asaj na e cila ishin tė ndaluar dhe pėshpėrisin pėr ēka ėshtė mėkat, pėr ēka ėshtė mizori ēka ėshtė nė kundėrshti tė tė dėrguarit. Ata kur vjnė tė ti, tė pėrshėnesin me atė qė All-llahu nuk tė pėrshėndet dhe vetėmevete thonė: “Pėrse All-llahu nuk na dėnon pėr kėt qė po e themi?” Por, mjaft ėshtė pėr ta Xhehennemi nė tė cilin hidhen. Sa vend i shėmtuar ėshtė ai. 

9. O ju qė keni besuar, kur bisedoni mes vete fshehurazi, mos bisedoni pėr ēka ėshtė mėkat, armiqėsi dhe kundėrshti ndaj pejgamberit, por bisedoni pėr punė tė ndershme e tė matura dhe kinia frikėn All-llahut, te i cili do tė tuboheni!

10. Bisedėn e fshehtė e nxit vetėm djalli pėr t’i shqetėsuar ata qė besuan, ndonėse ajo nuk mund t’i dėmtojė fare pa dėshirėn e All-llahut le t’i mbėshtetėn besimtarėt!

11. O ju qė besuat, kur t’ju thuhet: zgjerohuni (bėni vend) nė vend ndeje, ju zgjėrohuni, se All-llahu bėn zgjėrim pėr ju, e kur t’ju thuhet: ngrituni! Atėherė ju ngrihuni, All-llahu lartėson ata qė besuan prej jush, i lartėson nė shkallė tė lartė ata tė cilėve u ėshtė dhėnė dituri. All-llahu ėshtė i njohur mirė me atė qė punoni. 

12. O ju qė keni besuar, kur dėshironi tė bisedoni me tė dėrguarin, jepne njė sadaka para bisedės suaj. Kjo ėshtė pėr ju mė e pastėr; e nėse nuk keni ēka tė jepni, All-llahu ėshtė i njohur mirė me atė qė punoni. 

13. A u frikėsuat (varfėrisė) tė jepni lėmoshė nė prag tė bisedės suaj? E kur ju nuk e bėtė dhe All-llahu ju fali, atėherė pra, falnie namazin, jepnie zeqatin, respekonie All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, All-llahu ėshtė i njohur me punėn tuaj. 

14. A e dini pėr atė qė kanė miqėsuar njė popull qė All-llahu ka shprehur mallkim kundėr tyre? Ata nuk janė as prej jush as prej atyre dhe me vetėdije betohen rrejshėm. 

15. All-llahu pėr ta ka pėrgatitur njė ndėshkim tė ashpėr. Vėrtet, atė qė bėjnė ėshtė shumė e keqe. 

16. Ata betimin e tyre e kanė marrė si mbrojtje dhe kanė penguar prej rrugės sė All-llahut, andaj ata i pret njė dėnim dėnim poshtrues. 

17. Atyre nuk do t’u bėjė kurrfarė dobie pasuria e tyre as fėmijėt e tyre para All-llahut. Ata janė banorė tė zjarrit, aty janė pėrgjithmonė. 

18. Ditėn kur All-llahu i ringjall tė gjithė, e ata i betohen Atij, sikurse u betoheshin juve, dhe mendojnė (me atė betim) tė arrijnė diēka. Pra ta dini, se ata janė me tė vėrtetė rrenacakėt. 

19. Ata i ka nėnshtruar djalli dhe ua ka qitur nė harresė porositė e All-llahut. Ata janė shoqėri e djallit, e dinė se ithtarėt e djallit janė mė tė dėshpruarit. 

20. S’ka dyshim se ata qė e kundėrshtojnė All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, tė tillėt janė ndėr mė tė poshtėruarit. 

21. All-llahu ka pėrcaktuar (shkruar nė Levhi Mahvudh): “Unė dhe tė dėrguarit e Mi, pa tjetėr do tė ngadhnjejmė!” All-llahu ėshtė i fortė, ngadhnjyes. 

22. Nuk gjen popull qė e beson All-llahun dhe ditėn e gjykimit, e ta dojė atė qė e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, edhe sikur tė jenė ata (kundėrshtarėt) prindėrit e tyre, ose fėmijėt e tyre, ose vėllezėrit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janė qė nė zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t’i shpjerė nė Xhennete, nėpėr tė cilin rrjedhin lumenj. Aty janė pėrgjithmonė. All-llahu ua ka pėlqyer punėn e tyre dhe ata janė tė kėnaqur me shpėrblimin e Tij. Tė tillėt janė palė (grup, parti) e All-llahut ta dini pra, se ithtarėt e All-llahut janė ata tė shpėtuarit. 

 

59.Suretu El Hashr 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!  

 

1. All-llahun e madhėron me tesbih (duke i mohuar ato qė nuk i takojnė atij) gjithēka ka nė tokė, e Ai ėshtė i fuqishmi, i urti. 

2. Ai ėshtė qė nė dėbimin e parė i nxoru prej shtėpive tė tyre ata nga ithtarėt e librit, tė cilėt nuk besuan. Ju nuk menduat se fortifikatat e tyre do t’i mbronin prej ndėshkimit tė All-llahut, po All-llahu u erdhi atyre nga nuk e kishin menduar dhe nė zemrat e tyre hodhi frikėn ashu qė me duart e veta dhe me duart tė besimtarėve tė rrėzonin shtėpitė e veta; pra merrni pėrvojė o ju tė zotėt e mendjes. 

3. Sikur All-llahu tė mos u kishte caktuar atyre shpėrnguljen, ata do t’i ndėshkonte nė kėtė jetė, kurse nė jetėn tjetėr ata e kanė dėnimin e zjarrit. 

4. Kėtė pėr shkak se e kundėrshtuan All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij. Pra, kush e kundėrshton All-llahun, s’ka dyshim se All-llahu ėshtė ndėshkimfortė. 

5. Ju nuk kėputėt asnjė nga hurmat e buta (fidanėt) ose atė e keni lėnė tė ngriur nė rrėnjėt e tye, vetėm se me lejen e All-llahut e pėr t’i shtypur kundėrshtarėt. 

6. E atė (Pasuri) qė prej tyre All-llahu ia ktheu tė dėrguarit tė vet, ju pėr tė nuk i keni ngarė as kuajt, as devetė, por All-llahu i bėn mbizotėruesit tė dėrguarit e vet kundėr kujt tė dojė, All-llahu ka fuqi mbi ēdo send. 

7. Atė qė All-llahu nga banorėt e vendeve (jobesimtare) ia dha pa luftė tė dėrguarit tė vet, ajo i takon All-llahut, tė dėrguarit, tė afėrmve, jetimėve, tė varfėrve, kurbetēinjve. (Kėshtu veprohet) Qė ajo tė mos ndahet ndėrrmjet pasanikėve tuaj. Çka t’ju jep i Pejgamberi, atė merrmie e ēka t’ju ndalojė, pėrmbanju dhe kinie frikė All-llahun, se All-llahu ėshtė ndėshkues i ashpėr. 

8. (Ajo pronė) U takon muhaxhirėve tė varfėr, tė cilėt u dėbuan prej shtėpive tė tyre dhe prej pasurisė sė tyre, duke kėrkuar mirasinė dhe kėnaqėainė e All-llahut, dhe qė ndihmojnė All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, tė tillėt janė ata tė sinqertit. 

9. Edhe ata qė pėrgatitėn vendin (Medinėn) dhe besimin para tyre, i duan ata qė shpėrnguleshin te ata dhe nuk ndiejnė nė gjoksat e tyre ndonjė nevojė (pėr zili a tjetėr) nga ajo qė u jepej atyre (muhaxhirėve), madje edhe sikur tė kishin vetė nevojė pėr tė, ata u jepnin pėrparėsi atyre para vetvetes. Kush ėshtė i ruajtur prej lakmisė sė vet, tė tillėt janė tė shpėtuar. 

10. Edhe ata qė kanė ardhur pas tyre e thonė: “Zoti ynė, falna ne dhe vėllezėrit tanė qė para nesh u pajisėn me besim dhe mos lejo nė zemrat farė urrejtjeje ndaj atyre qė besuan. Zoti ynė Ti je i butė, mėshirues!”

11. A nuk e ke ditur se ata qė u bėnė hipokritė, u thoshin vėllezėrve tė vet nga ithtarėt e librit qė nuk kishin besuar: nėse ju dėboheni, edhe ne do tė dalim me ju, pėr ēėshtjen tuaj, ne kurrė nuk do t’i bindemi askujt (t’ju luftojmė ose t’ju nėnshtrojmė), e nėse luftoheni prej dikujt, ne gjithqysh do t;u ndihmojmė. All-llahu dėshmon se ata janė rrenacakė!

12. Sikur tė dėbohen ata (ithtarėt e librit), nuk do tė dilnin me ta edhe sikur tė luftoheshin, nuk do t’u ndihmojnė atyre, po edhe sikur t’u ndihmonin atyre, ata do tė iknin prapa, e ata do tė mbesin pa ndihmėn e tyre. 

13. Ju (besimtarėt) nė zemrat e tyre (ta munafikėve) jeni frikė mė e fortė se All-llahu (frika nga All-llahu). Kjo pėr shkak se ata janė popull qė nuk kuptojnė. 

14. Ata tė gjithė sė bashku nuk kanė guxim t’ju luftojnė, vetėm kur gjenden nė ndonjė vend tė fortifikuar ose kur janė pas ndonjė muri. Armiqėsia ndėrmjet tyre ėshtė e ashpėr. Mund tė mendohet pėr ta se janė tė bashkuar,e nė reallitet zemrat e tyre janė tė pėrēara, sepse janė njerėz qė nuk logjikojnė. 

15. Si shembull i atyre jo fort moti qė pėrjetuan tė keqen e punės sė vet, edhe ata kanė njė dėnim tė rėndė. 

16. Ata (hipokritėt) janė shembull si djalli, kur i thotė njeriut: “Refuzo besimin!”, e kur ai tė ketė refuzuar, ai (djalli) tėrhiqet prej teje; unė i frikohem All-llahut, Zotit tė gjithėsisė!”

17. Dhe ashtu, ata tė dy do tė pėrfundojnė nė zjarr pėrgjithmonė. Ai ėshtė ndėshkim i zullumqarėve. 

18. O ju qė besuat, frikėsojuni All-llahut dhe le tė shikojė ēdonjėri se ēka ka bėrė pėr nesėr. Dhe frikėsojuni All-llahut! S’ka dyshim se All-llahu ėshtė i Njohtuar (Habir) pėr atė qė punoni!

19. E mos u bėni si ata qė harruan All-llahun, pra (All-llahu bėri qė ata) harruan vetveten! Tė tillėt janė tė Fasikėt . 

20. Nuk janė tė barabartė banorėt e Xhennetit dhe banorėt e Xhehennemit. Banorėt e Xhennetit janė tė suksesshmit (janė ata qė ia kanė arritur qėllimit). 

21. Sikur Ne ta zbritnim kėtė Kur’an mbi ndonjė kodėr, do tė shihje atė tė strukur e tė ēarė prej frikės nga All-llahu. Kėta janė shembuj qė ua sjellim njerėzve, qė ata tė mendojnė. 

22. Ai ėshtė All-llahu, nuk ka zot tjetėr pos Tij. Dijetari i tė fshehtės dhe tė dukshmes, Ai ėshtė Mėshiruesi, Mėshirėbėrėsi!

23. Ai ėshtė All-llahu, pos tė Cilit nuk ka zot tjetėr, Sunduesi, i Shenjti, i Pastėrti (prej tė metave qė i mvishen) , Siguruesi, Mbikėqyrėsi, i Plotfuqishmi, Mbizotėruesi , i Madhėrishmi. I lartėsuar ėshtė All-llahu nga ajo qė ia shoqėrojnė!

24. Ai ėshtė All-llahu, Krijuesi, Shpikėsi, Formėsuesi. Tė tij janė emrat mė tė bukur. Atė e lartėson ēka ka nė qiej e nė tokė. Dhe Ai ėshtė i Fuqishmi, i Urti!

 

60.Suretu El Mumtehinet 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!  

 

1. O ju qė besuat, nėse keni dalė (prej vendlindjes) pėr hirė tė luftės pėr rrugėn Time, duke kėrkuar kėnaqėsinė Time ndaj jush, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan tė vėrtetėn qė u erdhi juve. Ata e dėbojnė tė dėrguarin dhe ju, sespe i besoni All-llahut, Zotit tuaj, e ju fshehurazi u ofroni miqėsi, po Unė mė sė miri e di atė qė e keni fshehur dhe atė qė e keni publikuar. Ai qė punon ashtu nga pala juaj, ia e ka humbur rrugėn e drejtė. 

2. Nėse ata ia dalin t’ju mindin, ata do tė jenė armiq tuaj, do tė zgjasin duart e veta dhe gjuhėt e veta kundėr jush, duke ju pėrbuzur, sepse ata dėshironin tė mos besonit. 

3. Nė ditėn e kijametit All-llahu gjykon mes jush, e nuk do t’ju bėjnė dobi as tė aėrmit tuaj e as fėmijėt tuaj. All-llahu sheh atė qė punoni. 

4. Ju e keni shembullin mė tė mirė te Ibrahimi dhe ata qė ishin me tė, kur i thanė popullit tė vet: “Ne tėrhiqemi prej jush dhe prej asaj qė adhuroni, pos All-llahut, nuk besojnė tuajėn, randaj ndėrmjet nesh e jush ėshtė e hapėt armiqėsia e urrejtja derisa ta besoni vetėm All-llahun Njė!” (Nuk e kemi shembull) Me pėrjashtim tė fjalės sė Ibrahimit thėnė babait tė vet: “Unė do tė kėrkoj falje pėr ty, po unė nuk kam nė dorė asgjė pėr ty te All-llahu!” Zoti ynė, vetėm Ty tė jemi mbėshtetur, vetėm nga Ti jemi kthyer dhe vetėm te Ti ėshtė e ardhmja!

5. Zoti ynė, mos na bėn sprovė nė duar tė atyre qė nuk besuan dhe falna, Zoti ynė, Ti je ngadhėnjyesi, i urti. 

6. Vėrtet, pėr atė qė ka shpresė nė All-llahun dhe nė ditėn e gjykimit, ju keni mostėr tė mirė (te Ibrahimi dhe besimtarėt), e kush i bie prapa, le ta dijė se All-llahu ėshtė Ai i panevojshmi, i vetvetiu i lavdėruari. 

7. Pritet qė All-llahu tė verė miqėsi ndėrmjet jush dhe atyre qė kishit armiqėsi, All-llahu ėshtė i fuqishėm, All-llahu falė mėkatet, ėshtė mėshirues. 

8. All-llahu nuk ju ndalon tė bėni mirė dhe tė mbani drejtėsi me ata qė nuk ju luftuan pėr shkak tė fesė, e as nuk ju dėbuan prej shtėpive tuaja; All-llahu i do ata qė mbajnė drejtėsinė. 

9. All-llahu ju ndalon t’u afroheni vetėm atyre qė ju luftuan pėr shkak tė fesė, qė ju nxorėn prej shtėpive tuaja dhe qė ndihmuan dėbimin tuaj; ju ndalon t miqėsoheni me ta. Kush miqėsohet me ta, tė tillėt janė dėmtues tė vetvetės. 

10. O ju qė besuat, kur t’ju vijnė besimtaret e shpėrngulura (prej Mekes), provoni besnikėrinė e tyre, ndonėse All-llahu di mė sė miri pėr besimin e tyre; nėse vėrtetoni se ato janė besimtare, atėherė, mos i ktheni ato te jobesimtarėt, pse as ato nuk janė tė lejuara pėr ta e as ata nuk janė tė lejuar pėr to, e ju jepnu atyre (jobesimtarėve) atė qė kanė shpenzuar pėr to (nė emėr tė kororėzimit). Ju nuk keni pengesė tė martoheni me to, pasi t’ua jepni vlerėn e kurorės. Mos i mbani nėn kurorė, idhujtaret por kėrkoni (prej idhujtarėve mekas) atė qė keni shpenzuar pėr to, dhe ata le tė kėrkojnė (prej jush besimtarė) atė qė kanė shpenzuar. Kėto janė dispozita tė All-llahut me tė cilat Ai gjykon ndėrmjet jush; All-llahu ėshtė mė i dijshmi, mė i informuari. 

11. Nė qoftė se u humbet diēka (nga shpenzimi) i ndonjė gruaje tuaj qė ikėn te idhujtarėt, e juve u vjen rasti t’i luftoni dhe tė merrni pre tė luftės, atėherė atyre qė u kanė shkuar gratė, jepnu aq sa kanė shpenzuar; e, kinie frikė All-llahun, tė cilin ju e besoni!

12. O Pejgamber, kur tė vijnė besimtaret qė tė japin besėn se: nuk do t’i shoqėrojnė asnjė send All-llahut; se nuk do tė vjedhin; se nuk do tė bėjnė kurvėri; se nuk do t’i mbysin fėmijėt e tyre; se nuk do tė gėnjejnė me ndonjė shpifje pėr (fėmijėn e huaj qė kanė marrė) se ėshtė i tyre; dhe se nuk do tė tė kundėrshtojnė nė atė qė i urdhėron, atėherė, prano zotimin e tyre dhe lute All-llahun t’i falė ato, se All-llahu ėshtė mėkatfalės dhe mėshirues. 

13. O ju qė keni besuar, mos u miqėsoni me njė popull qė All-llahu ka shprehur hidhėrim kundėr tij, popull qė ka humbur shpresėn ndaj botės sė ardhshme, ashtu si nuk kanė shpresė jobesimtarėt prej tė vdekurve (qė do tė ngjallen) nė kėtė botė, ose nė ringjallje (nė botėn tjetėr). 

 

61.Suretu Es Saff 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. All-llahun e madhėroi ēka ka nė qiej dhe ēka ka nė tokė, e Ai ėshtė mbizotėruesi, i urti. 

2. O ju qė besuat, pse po e thoni atė qė nuk e punoni? 

3. te All-llahu ėshtė shumė e urrejtur ta thoni atė qė nuk e punoni! 

4. All-llahu i do ata qė luftojnė nė rrugėn e Tij tė rreshtuar si tė jetė ndėrtesė e fortifikuar. 

5. Dhe, (rikujto) kur Musai popullit tė vet i tha: “O populli imi, pse mė shqetėsoni kur e dini se me tė vėrtetė unė jam i dėrguar i All-llahut te ju!” E kur ata u shmangėn (nga e vėrteta), All-llahui largoi zemrat e tyre, pse All-llahu nuk vė nė rrugė tė drejtė popullin e prishur. 

6. Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilė, unė jam i dėrguar i All-llahut te ju, jam vėrtetues i Tevratit qė ishte para meje dhe jam pėrgėzues pėr njė tė dėrguar qė do tė vijė pas meje, emri i tė cilit ėshtė Ahmed!” E kur ai u erdhi atyre me argumente tė qarta, ata thanė: “Kjo ėshtė magji e hapėt”. 

7. E kush ėshtė mė mizor se ai qė pėr All-llahun shpif gėnjeshtėr pėr fenė islame; po All-llahu nuk i ofron udhėzimin pėr nė rrugėn e drejtė popullin zullumqarė. 

8. Ata duan ta shuajnė dritėn e All-llahut me gojėt e tyre, po All-llahu e plotėson (e pėrhap) dritėn e vet, edhe pse e urrejnė jobesimtarėt. 

9. Ai (All-llahu) ėshtė qė e dėrgoi tė dėrguarin e vet me udhėzim tė qartė e fe tė vėrtetė pėr ta bėrė mbizotėrues mbi tė gjitha fetė, edhe pse idhujtarėt e urrejnė. 

10. O ju qė keni besuar, a t’ju tregoj pėr jė tregti tė bujshme qė ju shpėton prej jė dėnimi tė dhembshė: 

11. T’i besoni All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, tė luftoni nė rrugėn e All-llahut me pasurinė tuaj dhe veten tuaj, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, nėse jeni qė e dini. 

12. Ai (All-llahu) iu falė mėkatet tuaja, ju shpie nė Xhennete nėpėr tė cilat rrjedhin dhe nė pallate tė bukura nė Xhennetet e amshueshme, e kėto janė ai suksesi mė i madh. 

13. Edhe tė tjera qė ju i dėshironi: ndihmė prej All-llahut dhe fitore e afėrt, e pra, pėrgėzoji besimtarėt! 

14. O ju qė besuat, bėhuni ndihmėtarė tė All-llahut, si Isai biri i Merjemes havarijunėve (besimtarėve tė vet tė sinqertė) u pat thėnė: “Kush ėshtė ndihmėtarė imi pėr nė rrugėn e All-llahut?” Havarijunėt i thanė: “ne jemi ndihmėtarė tė rrugės sė All-llahut!” E njė grup prej beni israilėve besoi, e njė grup refuzoi, e Ne, ata qė besuan i pėrkrahėm kundėr armikut tė tyre dhe ashtu u bėnė ngadhėnjyes.   

 

62.Suretu El Xhum'a 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. Ç'farė ka nė qiej dhe ē'ka nė tokė bėn tesbih All-llahun, Sunduesin, tė Pastėrin nga ēdo e metė, tė Fuqishmin e tė Urtin. 

2. Ai ėshtė qė arabve tė pashkolluar u dėrgoi Pejgamberin nga mesi tityre qė t’ju lexojė ajetet e Tij, t’i pastrojė ata, t’ua mėsojė librin dhe sheriatin, edhe pse mė parė ata ishin nė njė humbje tė dukshme. 

3. (U dėrgoi) edhe tė tjerėve qė nuk i arritėn ata, Ai ėshtė ngadhnjyesi 

4. Kjo ėshtė mirėsi e All-llahut, qė ia jep atij qė do, e All-llahu ėshtė Zoti i dhuntisė sė pėrsosur. 

5. Shembulli i atyre, qė janė obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnė atė, ėshtė shembulli indonjė gomari qė bart libra. Shembulli i keq, ėshtė shembull i popullit qė pėrgėnjeshtroi ajetet e All-llahut, e All-llahu nuk udhėzon nė rrugė tė drejtė popullin jobesimtarė. 

6. Thuaj: “O ju qė i pėrmbaheni jehudizmit, nėse e pretendoni se jeni mė tė afėrmit e All-llahut e jo njerėzit e tjerė, atėherė kėrkonie vdekjen, po qe se jeni tė sinqertė (nė atė qė thoni)”. 

7. Po, ata nuk dėshirojnė kurrė atė, pėr shkak tė asaj qė e punuan me duart e veta, e All-llahu e di mė sė miri se kush janė mizorėt. 

8. Thuaj: “s’ka dyshim se vdekja prejsė cilės po ikni, ka pėr t’ju zėn, e mande do tė silleni te Ai qė e di tė padukshmėn dhe tė dukshėm, dhe atėherė Ai do t’ju njoftojė me atė qė keni punuar”. 

9. O ju qė besuat, kur bėhet thirrja pėr namaz, ditėn e zhumasė, ecni shpejt pėr aty ku pėrmendet All-llahu (dėgjojeni hutben, falnie namazin), e lini shitblerjen, kjo ėshtė mė e dobishme pėr ju nėse jeni qė e dini. 

10. E, kur tė kryhet namazi, atėherė shėrndanu nė tokė dhe kėrkoni begatitė e All-llahut, por edhe pėrmendni shpeshherė All-llahun, ashtu qė tė gjeni shpėtim. 

11. Po, kur ata shohin ndonjė tregti, ose ndonjė aheng mėsyhen atje, kurse ty tė lėnė nė kėmbė. Thuaju: “Ajo qė ėshtė te All-llahu ėshtė shumė mė e mira se dėfrimi dhe tregėtia, e All-llahu ėshtė furnizuesi mė i mirė!” 

 

63.Suretu El Munafikun 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. Kur tė erdhėn ty hipokritėt, tė thanė: “Ne dėshmojmė se vėrtet ti je i dėrguar i All-llahut!” E, All-llahu e di se ti je i dėrguar i Tij, por All-llahu dėshmon se hipokritėt janė rrenacakė (kur thonė ashtu). 

2. Ata betimin e tyre e bėjnė pėr t’u mbrojtur, andaj ata penguan nga rruga e All-llahut. Veprimi qė ata bėnė ėshtė shumė keq. 

3. Ngase ata besuan (me gojė) e pastaj mohuan, andaj zemrat e tyre u mbyllėn dhe ata nuk kuptojnė. 

4. E kur t’i shohish ata, trupat e tyre tė mahnisin, e kur tė flasin, fjalės sė tyre i vė veshin. Po ata janė si trungujt e zgavruar e tė mbėshtetur, e ēdo zė e mendojnė se ėshtė kundėr tyre. Ata janė armiq, pra ruaju prej tyre! All-llahu i vraftė, si shmangen nga e vėrteta! 

5. E kur u thuhet: “Ejani te i dėrguari i All-llahut qė ai tė kėrkojė prej Tij falje pėr ju”, ata tundin kokat e tyre dhe i sheh se si ta kthejnė shpinėn duke e mbajtur veten tė madh. 

6. Sa u pėrket atyre, ėshtė krejt njėsoj: si kėrkove pėr ta falje, si nuk kėrkove pėr ta falje (nga Zoti), sepse All-llahu kurrsesi nuk do t’i falė dhe ėshtė e sigurt se All-llahu nuk ia ofron udhėzimin popullit arrogant. 

7. Ata janė qė u thonė (vendasve tė Medinės): “Mos u jepni atyre qė janė me tė dėrguarin e All-llahut (muhaxhirėve), ashtu qė tė shpėrndahen!. Po, te All-llahu janė pasuritė (depot) e iqejve e tė tokės, por hipokritėt nuk janė duke kuptuar”. 

8. Ata thonė: “Nėse do tė kthehemi (prej gjuhės me beni Mustalikėt) nė Medine, ai mė i forti pa tjetėr prej aty ka pėr ta pėrzėnė atė mė tė dobėtin!” (ashtu thanė) Ndėrsa e tėrė krenaria i takon All-llahut, tė dėrguarit tė Tij dhe besimtarėve, por hipokritėt kėtė nuk e dinė. 

9. O ju qė besuat, as pasuria juaj e as fėmijėt tuaj tė mos u shmangin prej adhurimit tė All-llahut, e kush bėn ashtu tė tillėt janė mu ata tė humburit. 

10. Dhe jepni nga ajo qė Ne u kemi dhėnė juve, para se ndonjėrit prej jush t’i vijė vdekja, e atėherė tė thotė: “O Zoti im, pėrse nuk mė shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), qė tė jepja lėmoshė e tė bėhesha prej tė mira!” 

11. Po, All-llahu kurrsesi askė nuk e shtyn pėr mė vonė, kur atij t’i vijė afati i vet. All-llahu hollėsisht ėshtė i njohur me atė qė ju punoni. 

 

64.Suretu Et Tegabun 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. Vetėm All-llahut i shprehin madhėrinė e lartėsimin ēka ka nė qiej dhe ēka nė tokė, dhe se vetėm e Tij ėshtė i tėrė pushteti dhe vetėm Atij i takon falėnderimi, e Ai ėshtė i gjithfuqishėm pėr ēdo send. 

2. Ai ėshtė qė u krijoi juve, e nga ju ka mohues dhe ka besimtarė. All-llahu e sheh shumė mirė atė qė e punoni. 

3. Ai krijoi qiejt dhe tokėn me urtėsi tė pėrsosur dhe Ai juve u dha formėn, e formėn tuaj e bėri tė bukur dhe vetėm te Ai ėshtė e ardhmja. 

4. Ai e di ē’ka nė qiej e nė tokė, e di atė qė e fshihni dhe atė qė e shfaqni haptazi, sepse All-llahu di edhe atė qė mbajnė nė zemrat. 

5. A nuk ju erdhi lajmi i atyre qė ishin mė parė e nuk besuan, ndaj edhe pėrjetuan barrėn e rėndė tė punės sė vet dhe ata kanė njė dėnim tė idhėt. 

6. Atė (dėnim e marrin) pėr shkak se atyre u vinin tė dėrguarit e vet me argumente tė qarta, e ata thoshin: “A njeriu i thjeshtė do tė na udhėzojė neve?” Dhe ashtu nuk besuan dhe u zmbrapsėn, po All-llahu nuk ka nevojė pėr ta; All-llahu ėshtė begatshėm, e i falėnderuar nga vetvetiu. 

7. Ata qė nuk besuan, menduan se kurrsesi nuk do tė ringjallen. Thuaj: “Po, pasha Zotin tim, pa tjetėr do tė ringjalleni dhe do tė njiheni me atė qė keni punuar, e ajo pėr All-llahun ėshtė lehtė!” 

8. Atėherė pra, pranonie All-llahun, tė dėrguarin e Tij dhe dritėn qė e zbritėm Ne. All-llahu ėshtė i njohur pėr atė qė veproni. 

9. Ditėn e kijametit, kur Ai u tubon juve, ajo ėshtė ditė e mashtrimit (ditėn e kijametit duket se kush ėshtė mashtruar). kush beson All-llahun dhe bėn vepra tė mira. Ai ia shlyen tė kėqijat e tij dhe atė e fut nė Xhennete, nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj; aty do tė jenė pėrgjthmonė, e ai ėshtė shpėtimi i madh. 

10. E ata qė nuk besuan dhe pėrgėnjeshtruan argumentet Tona, tė tillėt janė banorėt e zjarrit; aty do tė jenė pėrgjithmonė, e ai ėshtė pėrfundim i keq. 

11. ēfarėdo e keqe qė ndodh (godet), nuk mund tė jetė ndryshe, vetėm sipas caktimit tė All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhėzon zemrėn e tij; All-llahu ėshtė i gjithdijshėm pėr ēdo send. 

12. Pra, respektonie All-llahun dhe respektonie tė dėrguarin, po nėse nuk e respektoni, atėherė detyrė e tė dėrguarit tonė ėshtė vetėm kumtimi i qartė. 

13. All-llahu ėshtė Ai qė pos Tij nuk ka zot tjetėr, prandaj vetėm All-llahut le t’i mbėshteten besimtarėt. 

14. O ju qė besuat, vėrtet, disa nga bashkėshortet tuaja dhe nga fėmojėt tuaj janė armiq tuaj, andaj kini kujdes ndaj tyre, e nėse nuk merrni masa, nuk ua vini veshin dhe i falni, ta dini se edhe All-llahu ėshtė mėkatfalės, mėshirues. 

15. S’ka dyshim se pasuria juaj dhe fėmijėt tuaj janė sprovė, ndėrsa ajo qė ėshtė te All-llahu, ėshtė shpėrblim i madh. 

16. Andaj, sa tė keni mundėsi ruanu prej dėnimit tė All-llahut, dėgjoni, respektoni dhe jepni pėr tė mirėn tuaj, e kush i ruhet lakmisė sė vetvetes, tė tillėt janė tė shpėtuarit. 

17. Nėse All-llahut i huazoni diēka tė mirė, Ai juve ua shumėfishon atė dhe ju falė; All-llahu ėshtė shumė mirėnjohės, i butė. 

18. Ështė i gjithdijshmi i tė fshehtės e i tė dukshmes, ėshtė ngadhėnjyesi, i urti. 

 

65.Suretu Et Talak 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. O ti pejgamber, kur t’i lėshoni gratė, lėshoni ato nė vigjilje tė fillimit tė pritjes sė tyre (nė kohėn e pastėrtisė sė tyre) dhe kohėn e pritjes mbanie mend mirė e kini frikė All-llahut, Zotit tuaj, dhe mos i nxirrni ato prej shtėpive tė tyre, e edhe ato tė mos dalin ndryshe vetėm nėse bėjnė ndonjė vepėr tė keqe tė vėrtetuar. Kėto janė dispozitat e All-llahut, e kush del jashtė dispozitave tė All-llahut, ai e ka dėmtuar vetveten. Ti nuk e di, All-llahu pas asaj mund tė tė jap diēka rishtazi. 

2. E kur t’i afrohen ato mbarimit ta afatit tė tyre, atėherė ose mbani (i ktheni nė jetėn bashkėshortore) si duhet, ose ndanu prej tyre si ėshtė e udhės, e kėtė do ta dėshmojnė dy dėshmitarė tė drejtė nga mesi juaj dhe dėshmitė zbatojeni pėr hirė tė All-llahut. Kėshtu kėshillohet ai qė i beson All-llahut dhe ditės sė fundit, e kush iu pėrmbahet dispozitave tė All-llahut, atij Ai i hap rrugė, 

3. dhe e furnizon atė prej nga nuk kujton fare. Kėshtu i mbėshtetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dėshirėn e vet dhe All-llahu ēdo gjėje ia ka caktuar kohėn (afatin). 

4. E ato nga gratė tuaja tė cilave u ėshtė ndėrprerė cikli mujor (menstruacioni) nėse nuk e keni ditur, koha e pritjes sė tyre ėshtė tre muaj, e ashtu edhe ato qė ende nuk kanė pasur menstruacion. Ndėrkaq, pėr shtatzėnat afati i pritjes sė tyre ėshtė derisa tė lindin. E kush i frikėsohet All-llahut, Ai atij ia lehtėson punėn. 

5. Ky ėshtė vendim i All-llahut qė ua zbriti juve, e kush e ka frikė All-llahun, Ai atij ia shlyen tė kėqijat dhe ia shton shpėrblimin. 

6. Ato (gratė e lėshuara), sipas mundėsisė suaj i vendosni nė ndonjė vend ku banoni ju, e mos i ngushtoni ato pėr t’i detyruar (tė dalin). Nė qoftė se ato janė shtatzėna, atėherė furnizoni ato derisa ta heqin barrėn e tyre, e nėse ato u japin gji fėmijėve tuaj, atėherė jepnu atyre shpėrblimin qė u takon dhe kini mirėkuptim nė mes jush ashtu si duhet, e nė qoftė se hasni nė vėshtirėsi ndėr vete, atėherė le tė kėrkojnė pėr tė gjidhėnėse tjetėr. 

7. Ai qė ėshtė i pasur, le tė shpenzojė sipas mundėsisė sė vet, e ai qė ėshtė ngusht nga pasuria, le tė japė nga ajo qė i ka dhėnė All-llahu, e All-llahu nuk ngarkon askė, vetėm aq sa i ka dhėnė; mirėpo pas vėshtirėsisė All-llahu sjell ēlirim (begati). 

8. Sa shumė banorė tė fshatrave, qė ishin kryeneēė ndaj urdhėrit tė Zotit tė vet dhe ndaj tė dėrguarėve tė Tij, Ne i kemi shpėrblyer me njė llogari tė ashpėr, i kemi ndėshkuar me njė dėnim tė papėrshkrueshėm. 

9. She ata e pėrjetuan barrėn e rėndė tė punės sė vet, kėshtu qė fundi i ēėshtjes sė tyre ishte dėshtimi. 

10. All-llahu u ka pėrgatitur dėnim tė rėndė, atyre pra, kinie frikė All-llahun o ju tė zotėt e mendjes. E ju qė keni besuar, All-llahu u zbriti juve shpalljen (Kur’anin). 

11. Tė dėrguarit qė ua lexon ajetet e qarta tė All-llahut pėr t’i nxjerrė ata qė besuan dhe bėnė cepra tė mira prej errėsirave nė dritė. Kush i beson All-llahut dhe bėn vepra tė mira, Ai e shpie atė nė Xhennete nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj; aty do tė jenė pėrgjthmonė e kurrė pakėputur. All-llahu i ka dhėnė atij furnizim tė mirė. . . 

12. All-llahu ėshtė Ai qė krijoi shtatė palė qiej dhe prej tokės aq sa ata; nė to zbatohet vendimi i Tij pėr ta ditur ju se All-llahu ka fuqi pėr ēdo send dhe qė me tė vėrtetė All-llahu ka pėrfshirė ēdo send me dijen e vet. 

 

66.Suretu Et Tahrim 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. O ti pejgamber (o ti, qė ėshtė sjellė kumtesa nga qielli),pse ndalon vetes atė qė All-llahu ta lejoni? A kėrkon me tė pajtim e grave tuaja? All-llahu ėshtė mėkatfalės, mėshirues. 

2. All-llahu u ka pėrcaktuar juve zgjidhjen e betimeve tuaj; All-llahu ėshtė kujdestari juaj; Ai ėshtė i gjithdjshmi, i urti. 

3. (Pėrkujto) kur Pejgamberi ndonjerės prej grave tė veta i kumtoi fshehurazi njė lajm, e kur ajo tregoi atė (lajm), e All-llahu (Pejgamberit) i zbuloi atij pėr tė (kallzimin e lajmit nga ajo grua), ai ia bėri me (asaj) me dije njė pjesė tė trgimit, kurse pėr pjesėn tjetėr heshti. E kur ai (pejgamberi) e njohtoi atė (gruan) me atė (qė kishte treguar), ajo tha: “E kush tė tregoi ty kėtė?” Ai tha: “Mė tregoi i gjithdijshmi, njohėsi i tė fshehtave!” 

4. Nėse ju tė dyja pendoheni te All-llahu (ėshtė mė mirė pėr ju), sepse se zemrat tuaja tanimė kanė rrėshqitur, e nėse bashkveproni kundėr tij, ta dini se All-llahu ėshtė Ai mbrojtės i tij si dhe Xhibrili dhe besimtarėt e ndershėm; e kur ėshtė kėshtu, edhe engjėjt i dalin nė ndihmė. 

5. Nėse ai u ka lėshuar juve, ėshtė detyrė e Zotit tė tij t’i bėjė zėvendsim me gra edhe mė tė mira se ju; myslimane, besmtarė, respektuese, penduese, adhuruese, emigruese qė kanė qenė tė martuara ose virgjiresha. 

6. O ju qė besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej zjarrit, lėnda djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt. Atė (zjarrin) e mbikėqyrin engjėjt tė rreptė e tė ashpėr qė nuk e kndėrshtojnė All-llahun pėr asgjė qė Ai i urdhėron dhe punojnė atė qė janė tė urdhėruara. 

7. O ju qė mohuat, sot mos u arsyetoni; ju shpėrbleni veten pėr atė qė keni vepruar. 

8. O ju qė keni besuar, pendohuni te All-llahu me njė pendim tė sinqertė nė mėnyrė qė Zoti juaj t’i largojė prej jush tė kėqijat, t’u shpie nė Xhennete, nėn tė cilat rrjedhin lumenj ditėn kur All-llahu nuk e turpėron Pejgamberin e sė bashku me tė as atta qė kanė besuar. Drita e tyre ndriēon para tyre dhe nė tė djathtė tė tė tyre, e ata thonė: “Zoti ynė, vazhdona dritėn tonė, falna neve. Vėrtet, Ti je i plotfuqishėm pėr ēdo send”. 

9. O ti pejgamber, luftonju jobesimtarėt e hipokritėt dhe qėndro ashėpėr kundėr tyre; vendi i tyre ėshtė Xhehennemi qė ėshtė njė vend i shėmtuar! 

10. Atyre qė mohuan, All-llahu u sjell njė shembull gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato tė dyja ishin nė kurorė tė dy robėrve tė mirė nga robėrit tanė, por ato tė dyja i tradhtuan (nė fe) ata tė dy dhe kėta tė dy nuk mund t’i mbrojnė ato fare te All-llahu, e atyre dyjave u thuhet: “Hyni nė zjarr sė bashku me ata qė hyjnė!” 

11. E atyre qė besuan, All-llahun u solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: “Zoti im, mė bėn njė vend pranė mėshirės sate nė Xhennet dhe mė shpėto prej faraonit e brutalitetit tė tij dhe mė shpėto prej popullit mizor!” 

12. Edhe Merjemen tė bijėn e Imranit, qė e ruajti nderin e vet, e Ne prej anės sonė i frymėzuam njė shpirt e ajo i besoi fjalėt e Zotit tė saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme.