Part 17

 

21.Suretu El Enbija 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. Njėrezve u ėshtė afruar koha e llogarisė sė tyre, e ata tė hutuar nė pakujdesi nuk pėrgatiten fare pėr tė. 

2. Atyre nuk u vjen asnjė kėshillė e re (nė Kur’an) nga Zoti i tyre, e qė ata tė mos tallen me tė duke e dėgjuar. 

3. Tė shmangura nga e vėrteta janė zemrat e tyre. Ata qė janė zullumqarė dhe duke biseduar fshehtas (thonė): “A mos ėshtė ky (Muhammedi) diē tjetėr pos njeri, sikurse edhe ju, pra a do t’ia pranoni magjinė e tij kur ju po e dini?” 

4. Ai (Muhammedi) tha: “Zoti im di pėr thėnien qė thuhet nė qiell e nė tokė (pra di edhe pėr bisedėn tuaj), Ai ėshtė mė dėgjuesi, mė i dijshmi!” 

5. Ata madje thanė: “(pėr Kur’anin) Ëndėrra tė pėrziera, madje thanė se ai (Muhammedi) vet e trilloi, ai ėshtė poet! Le te na e sjellė njė mrekulli ashtu si u dėrguan tė mėparshmit (me mrekulli)!” 

6. Banorėt e qyteteve para tyre nuk i besuan (mrekullitė), prandaj Ne i shkatėrruam, a mos do tė besojnė kėta? 

7. Ne edhe para teje nuk dėrguam tjetėr pos burra, tė cilėve u dhamė shpallje, e nėse nuk dini kėtė, atėherė pyetni njerėzit e dijshėm. 

8. Ne nuk i bėmė ata (pejgamberėt) trupa qė nuk hanė ushqim e as nuk ishin tė pėrjetshėm (tė pavdekshėm). 

9. Ne u plotėsuam pastaj premtimin, i shpėtuam ata dhe kė dėshiruam Ne, ndėrsa ata qė kaluan ēdo kufi, i zhdukėm. 

10. A nuk e kuptoni se Ne ua shpallėm librin nė tė cilin gjendet krenaria juaj? 

11. Ne shpartalluam sa vendbanime qė ishin mizore, e ne vend tė tyre sollėm popull tjetėr. 

12. E ata kur e hetonin forcėn e dėnimit tonė, iknin me shpejtėsi. 

13. (atėherė atyre u thuhet) Mos ikni, po kthehuni nė begatitė dhe nė vendbanimet tuaja se ndoshta do tė mund tė merreni vesh (e gjithė kjo ishte njė ironi kndėr tyre). 

14. Ata thonin: “O shkatėrrimi ynė, vėrtet ne ishim zullumqarė!” 

15. Mjerimi i tyre vazhdoi ashtu derisa i bėmė tė korrur e tė ftohur (tė vdekur). 

16. Ne nuk e krijuam qiellin, tokėn e ēdo gjė ēka mes tyre shkel e shko (pa qėllim tė caktuar). 

17. Sikur tė kishim dashur tė zbavitemi dhe sikur tė donim ta bėnim atė, Ne do tė zbaviteshim nė kompetencėn Tonė, por Ne nuk bėmė atė. 

18. Pėrkundrazi, Ne tė pavėrtetėn e godasim me tė vėrtetėn dhe ajo (e vėrteta) triumfon mbi tė ndėrsa ajo (gėnjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarėve) u takon shkatėrrimi, pėr atė qė i pėrshkruani (Zotit, si fėmijė etj. )

19. Vetėm e Tij ėshtė ēdo gjė qė ėshtė nė qiej e tokė! E ata qė janė pranė TIj (melaiket), nuk shprehin mendjemadhėsi nė adhurim ndaj Tij, e as nuk u bėhet (ibadet) monotn. 

20. Ata lartėsojnė (All-llahun) natė e ditė dhe nuk mėrziten. 

21. A mos morėn ata zota prej toke qė mund tė ringjallin (tė vdekurit)? 

22. Sikur tė kushte nė to (nė qiej e nė tokė) zota pos Allhut, ato tė dyja do tė shkatėrroheshin. Larg asaj qė i pėrshkruajnė ėshtė All-llahu, Zot i Arshit. 

23. Ai nuk pyetet se ēka punon, po ata, (njerėzit), pyeten. 

24. A pėrvetėsuan ata zota tjerė pos Tij? Thuaj: “Sillne argumentin tuaj? Ky (Kur’ani) ėshtė argument pėr kėta qė janė mė mua dhe pėr ata qė ishin para meje, por shumica tyre nuk e dinė tė vėrtetėn, andaj edhe nuk vėshtojnė. 

25. Ne nuk dėrguam asnjė tė dėrguar para teje e tė mos i kemi shpallur atij se: nuk ka zot tjetėr pėrveē Meje, pra mė adhuroni!” 

26. E ata thanė: “I Gjithėmėshirshmi ka fėmijė!” Larg asaj qoftė madhėria e Tij! Ja ata jnanė rob tė ndershėm! 

27. Qė nuk flasin para Tij, ata veprojnė me urdhėrin e Tij. 

28. Ai (All-llahu) e di ēka vepruan mė parė dhe ēka do tė veprojnė, dhe ata nuk pėrpiqen tė ndihmojnė pos pėr atė me tė cilin ėshtė i kėnaqur Ai, e ata nga frika prej tij janė tė pakujdesshėm. 

29. Ndėrsa, kush thotė prej tyre se unė jam zot pos Tij, ndėshkimi pėr tė ėshtė Xhehennemi. Kėshtu i ndėshkojmė Ne zullumqarėt. 

30. A nuk e dinė ata, tė cilėt nuk besuan se qiejt dhe toka ishin tė ngjitura, e Ne i ndamė ato tė dyja dhe ujin e bėmė bazė tė jetės sė ēdo sendi; a nuk besojnė? 

31. Dhe nė tė (tokė) Ne kemi krijuar bjeshkė tė paluhatshme qė tė mos i lėkundė ata, dhe nėpėr to kemi bėrė lugina e rrugė nė mėnyrė qė ata tė dinė tė orientohen. 

32. Qiellin ua kemi bėrė kulm tė sigurt, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve. 

33. Ai ėshtė qė krijoi natėn e ditėn, diellin e hėnėn dhe secili prej tyre noton nė orbitė. 

34. Ne, asnjė njeri para teje (Muhammed) nuk i dhamė jetė tė pėrhershme, e nėse ti vdes, a mos do tė mbesin ata pėrgjithmonė? 

35. ēdo krijesė do ta shijojė vdekjen, e NE, nė shenjė sprove ju sprovojmė me vėshtirėsi e kėnaqėsi, dhe ju ktheheni te Ne. 

36. E kur tė shohin ty ata qė nuk besuan, nuk tė marrin ndryshe vetėm se nė tallje (duke thėnė): “A ky ėshtė ai qė pėrgojon zotėt tuaj!” E ata pėrmendjen e Mėshiruesit (Rrahman) e mohojnė. 

37. Njeriu nga vet natyra e tij ėshtė i ngutshėm, e Unė do t’ua tregoj juve masėn Time ndėshkuese, pra mos kėrkoni t’u vie mė shpejtė. 

38. Ata thanė: “Kur do tė jetė ai premtim (me dėnim) nėse thoni tė vėrtetėn?” 

39. Sikur ta dinin ata qė nuk besuan se atėherė nuk d tė mund ta largojnė zjarrin as nga fytyrat e tyre e as nga shpinat, e as qė do tė ndihmohen (nuk do tė ishin jobesimtarė). 

40. Por atyre do t’u vijė befas, do t’i tronditė ata, e atėherė as nuk mund ta largojnė dhe as nuk u jepet afat. 

41. Nė tė vėrtetė, janė bėrė pėrqeshje edhe me tė dėrguarit tjerė para teje, e ata qė u tallėn me ta, i pėrfshiu ajo me ēka talleshin. 

42. Thuaj: “Kush u mbron juve prej (dėnimit tė) tė Madhėruarit natėn en ditėn?” Por jo, ata i kthejnė shpinėn kėshillave tė Zotit tė tyre. 

43. A mos kanė ata pos Nesh zota tė tjerė qė i mbrojnė? Po ata nuk mund t’i ndihmojnė vetvetes (e lėrė mė adhuruesve), Ata (mosbesimtarėt) as nuk do tė pranohen prej Nesh nė fqinjėsi. 

44. Por Ne u dhamė atyre dhe prindėrve tė tyre jetė tė gjatė me kėnaqėsi (e ata u mashtruan). A nuk e vėrejnė ata se Ne u pakėsojmė tokėn nga anėt e saj, atėherė a mos ata do tė jenė fitues (o tė humbur)? 

45. Thuaj: “Unė ua tėrheq vėrejtjen vetėm me anėn e kėsaj shpalljeje, po i shurdhėti nuk dėgjon thirrjen edhe kur i tėrhiqet vėrejtja”. 

46. E sikur t’i godasė pak ndonjė e keqe nga dėnimi i Zotit tėnd, ata do tė thonė: “Tė mjerėt ne, i bėmė vetes padrejtėsi”! 

47. Nė ditėn e gjykimit Ne do tė vėmė peshoja tė drejta, e askujt nuk i bėhet e padrejtė asgjė, edhe nėse ėshtė (vepra) sa peshoja e njė kokrre tė melit Ne do ta sjelllim atė. E mjafton qė Ne jemi llogaritės. 

48. Ne i patėm dhėnė Musait e Harunit Furkanin (dalluesin e tė vėrtetės e tė kotės - Tevratin), qė ishte dritė e kėshillė pėr tė devotshmit. 

49. Tė cilėt ia kanė frikėn Zotit tė tyre edhe pse edhe pse nuk e shohin dhe ata tė cilėt ia kanė dronė kijametit. 

50. Edhe ky (Kur’ani) ėshtė kėshillė, ėshtė i bekuar qė Ne e shpallėm. A, ju po e refuzoni. 

51. Ne i dhamė Ibrahimit herėt tė mbarėn, sepse Ne kemi njohur mirė atė (ia dhamė tė mbarėn se e meritoi). 

52. Kur ai babai dhe popullit tė vet u: “ē’janė kėto statuja qė i adhuroni?” 

53. Ata thanė: “I gjetėm tė parėt tanė, qė po i adhuronin”. 

54. Ai u tha: “Edhe tė parėt tuaj e edhe ju qartė ishit tė humbur!” 

55. Ata thanė: “Me gjithė mend e ke apo mos po tallesh!” 

56. Atėherė ai tha: “Jo, por Zoti juaj ėshtė Zoti i qiejve e i tokės, ėshtėai qė i krijoi ato, ndėrsa unė jam dėshmues pėr kėtė!” 

57. Pasha All-llahun, posa tė largoheni ju, unė kam pėr t’ia bėrė atė qė duhet statujave tuaja! 

58. Dhe i bėri ato copė-copė, pėrveē njė mė tė madhes qė e kishin ata mė shpresė se atij do t’i drejtohen (pėr tė kuptuar se kush i theu). 

59. (Kur u kthyen ii panė) Ata thanė: “Kush e bėri kėtė me zotat tanė? Ai na qenka kriminel!” 

60. (pastaj) hanė: “Kemi dėgjuar pėr njė djalosh qė i pėrqeshte ato, tė cilit i thonin Ibrahim”. 

61. Ata thanė: “Silleni atė kėtu nė sy tė njerėzve qė ta shohin (e ta dėnijmė)”. 

62. I thanė: “A e bėre ti kėtė me zotat tanė, o Ibrahim?” 

63. Ai tha: “Jo, por atė, e bėri i madhi i tytre, ju pyetni ata nėse janė qė flasin?” 

64. Ata u ndalėn e u menduan me veten, e dikush tha: “Vėrtet, ju jeni ata tė gabuarit (pse adhuroi gjėra tė kėto)”. 

65. Mirėpo, pastaj e shoshitėn kėtė gjė nė kokat e tyre (u kthyen nga bindja nė koėfortėsi) dhe thanė: “Po ti e ke ditur se kėta nuk flasin!” 

66. Ai tha: “A po adhuroni pra nė vend tė All-llahut asish qė nuk u sjellin kurrfarė dobie as dėmi?” 

67. Medet pėr ju dhe pėr ata qė i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni?” 

68. Atėherė ata thanė: “Digjeni atė (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nėse doni t’u ndihmoni!” 

69. Po Ne i thamė: “O zjarr, bėhu i ftohtė dhe shpėtim pėr Ibrahimin!” 

70. Ata deshėn t’i bėjnė atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bėmė mė tė dėshtuarit. 

71. E Ne shpėtuam atė e edhe Lutin nė atė tokėn qė e kemi bekuar pėr njerėz. 

72. Dhe ia falėn atij Is-hakun, e si dhuratė edhe Jakubin. Dhe qė tė gjithė i bėmė tė mirė (pejgamberė). 

73. Dhe ata i bėmė shembėlltyrė qė udhėzonin sipas urdhėrit Tonė, i orientuam nė punė tė mira, nė falljen e namazit, nė dhėnien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanė tė sinqertė. 

74. Lutit Ne i dham tė jetė pejgamber dhe i dijshėm, andaj edhe e shpėtuam prej atij fshati (vendbanim) qė bėnė punė tė ndyra, ata ishin popull i dėmshėm e i prishur. 

75. Atė (Lutin) e shpėtuam dhe e vėmė nėn mėshirėn Tonė, vėrtet ai ishte prej mė tė mirėve. 

76. (Pėrkujto) Edhe Nuhun kur mė parė - pat thirrur (Zotin) e Ne ia pranuam atij (edhe luttjen)e ate dhe familjen e tij e shpėtuam nga ia tmerri i madh. 

77. Ne e mbrojtėm atė prej atij populli qė pėrgėnjeshtronte argumentet Tona, vėrtet ai ishte popull i keq, prandaj i pėrmbytėm tė gjithė ata. 

78. (Pėrkjto) Davudin e Sulejmanin kur pleqėronin pėr ēėshjen e bimės (mbjelljes) tė cilėn delet e ati populli e kishin kullotur natėn, e Ne ishim pėrcjellės tė gjykimit tė tyre. 

79. E sulejmanit Ne ia mėsuam atė (pėrgjegjen e saktė), po secilit (prej) u patėm dhėnė urtėsi e dije. Ne e bėmė qė kodrat dhe shpezėt tė madhėrojnė (bėjnė tesbih) sė bashk me Davudin. Ne kemi mundėsi (ta bėjmė kėtė) edhe e bėmė. 

80. Ne e mėsuam atij (Davudit) mbarimin e petkave (tė hekurta) pėr ju, qė tė ju mbrajnė nė raste lufte. A jeni pra mirėnjohės ju pėr kėtė? 

81. Ndėrsa Sulejmanit (ia nėnshtruam) erėn e fortė qė sipas dėshirės se tuj ecte me tė deri te toka tė cilėn e kemi bekuar Ne. Ne jemi tė gjithėdijshėm pėr ēdo gjė. 

82. Edhe disa nga djajtė (ia nėnshtruam) qė zhyteshin (nė thellėsi tė ujit) dhe bėnin pėr tė (pėr Sulejmanin), por Ne i ruanim ata (tė mos shmangeshin). 

83. (Pėrkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit tė vet me lutje: “Mė gjeti belaja, e Ti je mė Mėshiruesi ndėr Mėshiruesit!” 

84. Ne iu pėrgjegjėm atij nga mėshira e Jonė, ia hoqėm ato vėshtirėsi qė i kishte, ia dhamė familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe bėmė prkujtim pėr tė devotshmit. 

85. (Pėrkujto) Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin, qė tė gjithė ishin tė durueshėm. 

86. Ata i pėrfshimė nė mėshirėn Tonė, se ishin vėrtet prej tė mirėve. 

87. (Pėrkujto) Edhe atė tė peshkut (Junusin) kur doli i hidhėruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t’i vijė mė ouna ngushtė, po nė errėsira ai tha se: “Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastėr, nuk ke tė meta. Unė i bėra padrejt vetes!” 

88. Ne iu pėrgjigjėm atij, e shpėtuam nga tmerri. Kėshtu i shpėtoėmė Ne besimtarėt. 

89. (Pėrkujto) Edhe Zekiriain kur e luti Zotin e vet: “Zoti im, mos mė le tė vetmuar se Ti je mė i miri trashėgues (pas ēdokujt)”. 

90. Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia pėrmirėsuam bashkėshorten atij. Ata pėrpiqeshin pėr punė tė mira, na u luteshin duke shpresuar dhe duke u frikėsuar, ishin respektues ndaj nesh. 

91. (Pėrkujto) Edhe atė qė e ruajti nderin e saj, Ne e frymėzuam atė me shpirt (barrė) nga ana Jonė dhe atė dhe tė birin e saj; bėmė mrekulli pėr njerėzit. 

92. Kjo fe ėshtė e juaja dhe ėshtė e vetmja fe (e shpallur), kurse Unė jam Zoti juaj, pra mė adhuroni vetėm Mua. 

93. Po ata e ndanė ēėshtjen e fesė dhe u pėrēanė mes vete (u ndanė nė grupe: monoteistė, politeistė, jehudi, tė krishterė, zjarrėputist etj. ), mirėpo, qė tė gjithė do tė vijnė te Ne. 

94. E kush bėn ndonjė vepėr tė mirė dhe ėshtė besimtarė, mundi i tij nuk i mohohet, pse Ne i shėnojmė ato. 

95. Ndėrsa ėshtė e pamundur pėr (banorėt e) njė fshat tė cilin e kemi shkatėrruar Ne, tė kthehen (nė kėtė jetė). 

96. Derisa tė hapet (penda) e Jexhuxh Mexhuxhėve dhe ata do tė zbresin nga ēdo bregore me shpejtėsi. 

97. Dhe derisa tė jetė afruar premtimi i saktė (dita e kijametit) e ai ėshtė momenti kur mbeten tė shtangėt sytė e atyre qė nuk besuan (nė ato ēaste thonė): “Tė mjerėt ne, vėrtet ishim krejt tė pavetėdijshėm pėr kėtė (momment); por jo, ėshtė e vėrtetė se ishim zullumqarė tė mėdhenj. 

98. Ju, dhe ajo qė adhuruat ju pos All-llahut, do tė jeni lėndė e Xhehennemit, dhe keni pėr tė hyrė nė tė. 

99. Sikur tė kishit qenė ata zota, ata nuk do tė hynin nė tė, po qė tė gjithė do tė jenė aty pėrgjithmonė. 

100. Aty ata do tė kenė rrėnkim dhe aty ata nuk dėgjojė. 

101. E atyre tė cilėve u priu e mbara nga ana jonė, do tė jenė larg tij (Xhehennemit). 

102 Ata nuk nuk do tė dėgjojnė as zhurmėn e tij, dhe ata do tė jenė pėrgjithmonė tė kėnaqur me atė qė e dėshirojnė vetė. 

103. Ata nuk do t’i shqetėsojė ajo frika e madhe (e fyerjes sė gurit), dhe do t’i presin engjėjt (duke u uruar): “Kjo ėshtė dita e juaj qė u premtohej”. 

104. (Pėrkujto) Atė ditė kur Ne e paloj qiellin sikurse palimi i fletėve nė libėr. Ashtu sikundėr e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmė. Ky ėshtė obligimi yni, e Ne e bėjmė kėtė. 

105. Ne e kemi shėnuar nė Zebur (nė librat e shenjtė) pas shėnimit (nė Lehvi mahfudh), se me tė vėrtetė tokėn do ta trashėgojnė robtė e Mij tė mirė. 

106. Ne kėtė (qė u pėrmend) ka mjaft pėr njė popull tė dėgjueshėm. 

107. E Ne tė dėrguam ty (Muhammed) vetėm si mėshirė pėr tė gjitha krijesat. 

108. Thuaj: “Mua mė shpallet se Zoti i juaji ėshtė vetėm njė Zot, e ju a po dorėzoheni?” 

109. E nėse ata refuzojnė, ti thuaju: “Unė u njoftova ju nė mėnyrė tė barabartė, dhe se unė nuk e di se ėshtė afėr ose larg ajo qė po premtoheni?” 

110. Ai e di thėnien e haptė, e di edhe atė qė mbani fashehtė. 

111. E nuk e di, mos ėshtė kjo sprovė pėr ju (vonesa e dėnimit), apo tė kėnaqeni deri nė njė kohė. 

112. Ai (Muhammedi) tha: “Zoti im, gjyko (mes meje dhe atyre gėnjeshtarėve) me tė vėrtetėn! E Zoti ynė, Mėshirues ėshtė ai prej tė cilit kėrkohet ndihmė kundėr asaj qė ju pėrshkruani!” 

 

22.Suretu El Haxhxh 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. O ju njerėz, ruanu dėnimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranė katastrofės sė kijametit ėshtė njė llahtari e madhe. 

2. Atė ditė, kur ta pėrjetoni atė, secila gjidhėnėse braktis atė qė ka pėr gjini dhe secila shtatėzėnė e hedh para kohe barrėn e vet, ndėrsa njerėzit duken tė dehur, po ata nuk janė tė dehur, por dėnimi i All-llahut ėshtė i ashpėr. 

3. Ka ndonjė nga njerėzit qė kundėrshton nė ēėshtje rreth All-llahut, pa kurrfarė dije dhe ndjek ēdo djall tė mbrapshtė. 

4. Ai (djalli) ėshtė gjykuar ta humbė dhe ta orientojė nė vuajtje tė zjarrit tė madh, atė qė i miqėsohet atij. 

5. O ju njerėz, nėse dyshoni pėr ringjalljen, atėherė (mendoni krijimin tuaj) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej njė gjaku tė ngjizur, pastaj prej njė sa kafshatė mishi, qė ėshtė krijesė e formuluar ose e paformuluar, nė mėnyrė qė t’ju sqarojmė. Ne e pėrqėndrojmė nė mitėr deri nė njė afat tė caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu tė arrini pjekurinė tuaj. Ka qė dikush prej jush vdes herėt, e dikush tė jetojė deri nė pleqėri tė thellė, nė mėnyrė qė mos dijė asgjė nga dija qė ka pasur. E ti e sheh tokėn e thatė-tė vdekur, e kur Ne ia lėshojmė asaj ujin ajo gjallėrohet, shtohet dhe nga tė gjitha llojet rritė bimė tė kėndshme. 

6. Kėtė (e themi pėr ta ditur) se All-llahu ėshtė Ai i vėrteti dhe se Ai ringjallė tė vdekurit dhe Ai ka fuqi pėr ēdo send. 

7. Dhe nuk ka dyshim se kijameti do tė vijė patjetėr dhe se All-llahu me siguri do t’i ngjallė ata tė varrezave (tė vdekurit). 

8. E ka ndonjė prej njerėzve qė bėn polemikė rreth ēėshtjes sė All-llahut, duke mos patur kurrfarė dije, kurrfarė udhėzimi dhe kurrfarė libri tė besueshėm. 

9. Ai qė shtrembron qafėn (nė shenjė mendjemadhėsie), e pėrpiqet t’i humbė njerėzit nga rruga e All-llahut. Atij do t’i takojė poshtrimi nė kėtė jetė, ndėrsa nė ditėn e kijametit atij do t’ia veshim dėnimin e djegies (tė zjarrit). 

10. Kėtė pėr shkak tė asaj ė bėnė duart tua, ndėrsa All-llahu nuk ėshtė zullumqar ndaj robėrve. 

11. Ka nga njerėzit qė adhuron Alahun me mėdyshje (luhatshėm) nėse e gode ndonjė e mirė aii qetėsohet mė tė, po nėse e godet ndonjė e pamėndshme, ai kthehet nė fytyrėn e vet tė vėrtetė (tė mėparshme), ai e ka humbur kėtė dhe jetėn tjetėr e ky ėshtė ai dėshtimi i qartė. 

12. Ai nė vend tė All-llahut lut atė qė nuk mund t’i bėjė as dėm as dobi. Edhe kjo ėshtė ajo humbja pambarim. 

13. Lut atė qė dėmin e tij e ka mė afėr se dobinė e tij. Sa ndihmėtar e shok i keq qenke (do t’i thotė atij adhuruesi nė ditėn e kijametit). 

14. Ata tė cilėt besuan dhe bėnė vepra tė mira, All-llahu do t’i vejė nė Xhennete, nėn tė cilėt rrjedhin lumenj. S’ka dyshim, All-llahu punon atė qė dėshiron. 

15. Kush mendon se All-llahu nuk do ta ndihmojė atė (Muhammedin) nė kėtė dhe nė tjerėn jetė, ai le tė ngrehet me ndonjė mjet deri nė qiell e le ta kėputė (ndihmėn), e le tė shikojė se a po ia largon mjeshtėria e tij atė qė po e mllefos. 

16. Dhe kėshtu Ne e zbritėm kėtė (Kur’anin) plot me argumente tė qarta, dhe se All-llahu vė nė rrugė tė drejtė atė qė do. 

17. Ështė e sigurt se All-llahu do tė bėjė dallimin (do tė gjykojė) nė ditėn e kiametit nė mes atyre qė ishin besimtarė (myslimanė) dhe tė atyre qė ishin jehudi, sabejė, tė krishterė, zjarrputistė, idhujtarė. All-llahu di dhe vėshtron ēdo gjė. 

18. A nuk e di pėr All-llahun se Atij i nėnshtrohet (i bėn sexhde) kush ėshtė nė qiej, edhe kush ėshtė nė tokė, edhe nė dielli, edhe kodrat, edhe bimėt edhe shtazėt, e edhe shumė njerėz, po shumė janė qė dėnimi ėshtė meritė e tyre. Atė qė e poshtėron All-llahu nuk ka kush qė mund tė bėjė tė ndershėm. All-llahu punon atė qė dėshiron. 

19. Kėta janė dy kundėrshtarė (grupe kundėrshtarėsh: besimtarė dhe jobesimtarė) qė janė zėnė rreth Zotit tė tyre; e atyre qė nuk besuan, u qepėn rroba prej zjarri e u hudhet uji i valė mbi kokat e tyre. 

20. Qė me atė u shkrihet krejt ēka nė barqet e tyre e edhe lėkurat. 

21. Pėr ata janė edhe kamgjikėt e hekurtė. 

22. Sa herė qė pėrpiqen tė dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, kthehen nė tė pėrsėri (u thuhet): “Vuane dėnimin me djegie!” 

23. E ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, All-llahu i vendosė nė Xhennete, nėpėr tė cilin rrjedhin lumenj, aty stolisen ata me rrath tė artė e me xhevahirė, e petkat e tyre janė tė mėndafshta. 

24. Dhe ata janė qė u udhėzuan me fjalėt mė tė mira dhe u udhėzuan nė rrugėn e lavdishme. 

25. S’ka dyshim se ata tė cilėt nuk besuan dhe pengojnė prej rrugės sė All-llahut dhe prej xhamisė sė shenjtė (Qabes), tė cilėn Ne e bėmė tė barabartė pėr njerėz, qofshin vendas ose tė ardhur, dhe, kushdo qė tė pėrpiqet tė bėjė ndonjė tė keqe a ndonjė mėkat, Ne kemi pėr t’ua shijuar njė dėnim tė idhėt. 

26. Pėrkujtoje kur Ne e udhėzuam Ibrahimin pėr nė vendin e shtėpisė (Qabės): tė mos mė pėrshkruaj Mua shok, pastroje shtėpinė Time pėr ata qė e vizitojnė (bėjnė tavaf) qė qėndrojnė nė kėmbė duke u falur, pėrkulur dhe qė bėjnė sexhde. 

27. Dhe thirr ndėr njerėz pėr haxhin, se tė vijnė ty kėmbėsorė e edhe kalorės me deve tė rraskapitura qė vijnė prej rrugėve tė largėta. 

28. (vijnė) Pėr tė qenė tė pranishėm nė dobitė e tyre dhe qė ta pėrmendin All-llahun nė ato ditė tė caktuara (nė shenjė falėnderimi) dhe pėr qė i ka furnizuar me kafshė. Hani pra, prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni tė ngushtuarin e tė varfėrin. 

29. Pastaj le tė heqin papastėrtinė e tyre, le t’i zbatojnė premtimet e veta dhe le tė sillėn (bėjnė tavaf) rreth shtėpisė sė lashtė. 

30. Pra, kėshtu: Kush madhėron atė qė All-llahu e bėri tė shenjtė, ajo ėshtė mė e dobishme pėr te Zoti i vet. Juve u janė lejuar kafshėt, pos atyre qė u lexohen (nė Kur’an) pra largohuni nga ndyesitė e idhujve dhe largohuni fjalės shpifėse. 

31. Duke qenė tė sinqertė nė besimin ndaj All-llahut, dhe duke mos i pėrshkruar Atij shok, e kush pėrshkruan shok All-llahut, ai ėshtė sikur tė bjerė nga qielli e ta rrėmbejė shpendi, ose si ai tė cilin e gjuan era e stuhishme nė ndonjė vend tė humbur. 

32. Kjo ėhtė kėshtu! E kush madhėron dispozitat e All-llahut, ajo ėshtė shenjė e devotshmėrisė sė zemrave. 

33. Ju keni dobi nga ato (shenja - kurbanė) pėr njė kohė tė caktuar, e pataj vendi i tyre ėshtė te shtėpia e lashtė. 

34. Ne i kemi caktuar ēdo populli vendtherrjen (e kurbanit), qė ta pėrmendin emrin e All-llahut pėr arsye se i furnizoi ata me kafshėt. Zoti juaj ėshtė njė Zot, andaj vetėm Atij dorėzohuni, e pėrgėzo tė dėgjueshmit. 

35. Tė cilėt, kur pėrmendet All-llahu, u dridhen zemrat e tyre, tė cilėt janė tė durueshėm ndaj asaj qė i godet, tė cilėt rregullisht e falin namazin dhe tė cilėt japin pėr qėllime tė dobishme nga ajo me ēka furnizuam Ne. 

36. E devet (therrjen e tyre pėr kurban) ua kemi bėrė prej dispozitave tė All-llahut, e ju prej tyre keni dobi, andaj pėrmendie emrin e All-llahut duke qenė ato (tė pėrgatitura pėr therrje) nė kėmbė, e kur tė shtrihen ato nė tokė (dhe t’u dalė shpirti), hani prej tyre dhe ushqeni nevojtarin dhe atė qė lyp. Ashtu, ato ua vėmė nė shėrbimin tuaj qė juu tė jeni mirėnjohės. 

37. te All-llahu nuk arrin as mishi as gjaku i tyre, por te Ai arin bindja e juaj. Ai ashtu ua nėnshtroi ato juve qė ta madhėroni All-llahu pėr udhėzimet qė ua bėri. Bamirėsėve merru myzhde. 

38. All-llahu largon dėmet e idhujtarėve ndaj atyre qė besuan, se All-llahu nuk e do asnjė tradhtarė e bukėpėrmbystė. 

39. Atyre qė po sulmohen me luftė, u ėshtė dhėnė leje tė luftojnė, pėr shkak se u ėshtė bėrė padrejtė, e All-llahu ka fuqi pėr t’u ndihmuar atyre (muslimanėve). 

40. (U lejuan tė luftojnė) Ata, tė cilėt vetėm pse thanė: “All-llahu ėshtė Zoti ynė!” u dėbuan pa kurfarė tė drejte. E sikur All-llahu tė mos i zbrapste disa me disa tė tjerė, do tė rrėnoheshin manastirėt, kisha, havrat e edhe xhamitė qė nė to pėrmendet shumė emri i All-llahut. E All-llahu patjetėr do ta ndihmojė atė qė ndihmon rrugėn e Tij, se All-llahu ėshtė shumė i fuqishėm dhe gjithnjė triumfues. 

41, (Ai ndihmon) Ata tė cilėt kur Ne u mundėsojmė vendosjen nė tokė, e falin namazin, japin zeqatin, urdhėrojnė pėr tė mirė dhe largojnė prej tė keqes. All-llahut i takon pėrfundimi i ēėshtjeve. 

42. Po edhe nėse tė pėrgėnjeshtrojnė ty, para tyre patėn pėrgėnjeshtruar edhe populli i Nuhut, Adi dhe Themudi. 

43. Edhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit. 

44. Po edhe banorėt e Medjenit. Qe pėrgėnjeshtruar edhe Musai; e Unė jobesimtarėve u pata dhėnė afat, mė pastaj u dhashė dėnim, e ēfarė ishte ai dėnim Imi? (Ua ndryshova gjendjen nė tė keq). 

45. E sa fshatra qė ishin zullumqarė i shkatėrruam Ne, e ato janė tė rrėnuara mbi kulmet e tyre dhe sa bunarė kanė mbetur shkretė e sa pallate tė larta! 

46. A nuk udhėtuan ata nėpėr tokė e tė kenė zemra me tė cilat do tė kuptojnė, dhe veshė me tė cilat do tė dėgjojnė? pse nė tė vėrtet sytė nuk verbėrohen, por verbėrohen zemrat nė krahrorė. 

47. Ata kėrkojnė prej teje t’ua ngutėsh dėnimin, po All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, pse njė ditė te Zoti yt ėshtė sa njėmijė vet, si llogaritni ju. 

48. Shumė fshatra qė ishin nė rrugė tė gabuar, Unė ua pata shtyrė dėnimin nė njė kohė, e pastaj i zura me dėnim dhe fundi i tyre ėshtė te Unė. 

49. Thuaj: “O ju njerėz, unė jam pėr t’ua tėrhequr haptazi vėrejtjen. 

50. E ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, do tė kenė falje (tė mėkateve), furnizim tė begatshėm (nė Xhenne). 

51. Ndėrsa, ata qė u pėrpoqėn t’i mposhtin argumentet Tona, tė tillėt janė banes tė Xhehennemit. 

52. Ne nuk dėrguam para teje asnjė tė dėrguar (me shpallje) dhe asnjė pejgamber (tė dėrguar si vazhdues i shpalljes sė mėparshme), e qė, kur ai (i dėrguari) dėshiroi diē, tė mos ia pat hedhur nė atė dėshirėn e tij djalli, e All-llahu asgjėson atė qė hedh djalli, dhe All-llahu fuqizon argumentet e Veta. All-llahu ėshtė shumė i dijshėm dhe me urtėsi tė madhe rregullon ēėshtjet. 

53. E pėr a bėrė atė (dyshim) qė djalli e hedh si sprovė pėr ata qė nė zemrat e tyre kanė dyshim (munafikėt) dhe pėr ata, qė i kanė tė zemrat e shtangėta. S’ka dyshim se jobesimtarėt janė nė njė armiqėsi tė pambarim. 

54. E, edhe pėr ta vėrtetuar tė dijshmit se me tė vėrtetė ai (Kur’ani) ėshtė vėrtetė prej zotit tėnd dhe kėshtu t’i besojnė atij (Kur’anit) dhe (zemrat e tyre) tė bindėn ndaj tij. E All-llahu patjetėr do t’i udhėzojė ata qė besuan 9pėrqafuan) nė rrugė tė drejtė. 

55. Ata qė nuk besuan janė vazhdimisht nė dyshim pėr tė (pėr Kur’anin), derisa t’u vijė kijameti befas ose t’u vijė dėnimi i ditės sė pafrytshme. 

56. Atė ditė i tėrė sundimi i takon vetėm All-llahut, Ai gjykon mes tyre, E sa u pėrket atyre qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, ata kanė kėnaqėsitė e tyre nė xenete. 

57. Ndėrsa, ata qė nuk besuan dhe pėrgėnjeshtruan argumentet ona, tė tillėt kanė dėnim me nėnēmim. 

58. E ata qė pėr hir tė All-llahut braktisėn atdheun e tyre, (e duke luftuar) u vranė ose vdiēėn, All-llahu do t’i shpėrblej me shpėrblimin mė tė mirė, e s’ka dyshim All-llahu ėshtė mė i miri shpėrblyes. 

59. Ata do t’i vė nė njė vend ku do tė jenė tė kėnaqur. All-llahu di mė sė miri (kush ēka merion) dhe ėshtė shumė i butė. 

60. Kjo ėshtė kėshtu! E kush ndėshkon tjetrin me tė njejtėn masė me tė cilėn ka qenė i ndėshkuar vetė, e pastaj atij pėrsėri i bėhet padrejtė, All-llahu do ta ndihmojė atė patjetėr. All-llahu shlyen shumė tė kėqijat dhe falė mėkatet. 

61. Kėtė (ndihmė) e bėn ngase All-llahu (fuqiplotė) ėshtė Ai qė fut natėn nė ditė e ditėn nė natė (dke shkurtuar njėrėn e zgjatur tjetrėn). All-llahu me tė vėrtetė dėgjon (thėniet) e sheh (punėt). 

62. Kjo ngase All-llahu ėshtė Ai i vėrteti, dhe atė qė lusin ata pos Tij ėshtė e kotė. All-llahu ėshtė vėrtetė Ai i larti, i madhi. 

63. A nuk e di se All-llahu e lėshoi shiun prej qiellit, e toka agon e gjelbėruar, vėrtet, All-llahu ėshtė i kujdesshėm, mirėnjohės. 

64. Vetėm e Tij ėshtė ēka ka nė tokė, All-llahu ėshtė Ai qė s’ka nevojė pėr asgjė, ėshtė i plotfuqishmi i falėnderuari. 

65. A nuk sheh se All-llahu nėnshtroi ēdo gjė qė gjendet nė tokė, pėr tė mirėn tuaj, Ai nėnshtroi anijet qė sipias dėshirės sė Tij tė lundrojnė nė det. Ai mban qiellin tė mos bjerė nė tokė po nėse dėshiron Ai. S’ka dyshim se All-llahu ėshtė mirėbėrės, mėshirues ndaj njerėzve. 

66. Ai u dha jetėn, u bėn tė vdisni, e pastaj ju ringjall. Vėrtet, njeriu ėshtė pėrbuzės. 

67. Secilit popull ne i dhamė ligj (fetar) qė ata tė veprojnė sipas tij, pra le tė mos polemizojnė (popujt tjerė) me ty pėr kėtė ēėshtje (pėr ēėshtjen e shtetit islam), e ti thirri te Zoti yt, se pa dyshim ti je nė rrugė tė drejtė. 

68. E nėse ata tė kundėrshtojnė ty, ti thuaju: “All-llahu e di mė sė miri pėr kėtė qė ju po veproni. 

69. All-llahu do tė gjykojė mes jush nė ditėn e kijametit pėr atė qė kundėrshtoheshit. 

70. A nuk e ke ditur se All-llahu di ēka ekziston nė qiell e nė tokė, e tėrė ajo ėshtė e shėnuar nė libėr, ajo pėr All-llahun ėshtė shumė lehtė. 

71. Ata (idhujtarėt) adhurojnė nė vend tė All-llahut (idhuj) pėr tė cilėt nuk u ka ardhur kurrfarė fakti dhe nuk kanė dije, pra pėr idhujtarėt nuk ka ndonjė ndihmėtar. 

72. E kur u lexohen atyre ajetet tona tė qarta, nė fytyrat e atyre qė nk besuan u vėren urrejtje. Gati u vėrsulen atyre qė ua lexojnė ajetet tona. Thuaj: “A t’u tregoj pėr njė mė tė keqe se kjo?” Zjarri, tė cilin All-llahu e caktoi pėr ata qė nuk besuan”. Sa i keq ėshtė ai vend ku do tė shkojnė. 

73. O ju njerėz, ja njė shembull veni veshin pra: Vėrtet ata qė po i adhuroni nė vend tė All-llahut, ata nuk mund tė krijojnė asnjė mizė, edhe nėse tubohen tė gjithė pėr tė, e po ashtu, nėse miza ua rrėmben atyre ndonjė send, ata nuk do tė mund ta shpėtojnė atė prej saj. I dobėt ėshtė edhe lutėsi edhe i luturi. 

74. Ata nuk madhėruan All-llahun me madhėrinė e Tij tė vėrtetė, qė meriton, All-llahu ėshtė ifuqishėm, ngadhnjyes. 

75. All-llahu zgjedh tė dėrguar prej egjėjve dhe prej njerėzve, All-llahu dėgjon e sheh. 

76. Ai e di atė qė punuan mė parė dhe atė qė do tė punojnė mė vonė ata, dhe tė gjitha ēėshtjet i kthehen vetėm All-llahut. 

77. O ju qė besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetėm Zotin tuaj adhuronie. Bėni punė tė mira (tė dobishme), se do tė gjeni shpėtim. 

78. Luftoni me njė luftė tė denjė pėr hir tė All-llahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju pėrcaktoi pėr tė luftuar pėr rrugėn e TIj) dhe nuk ju obligoi nė fe me ndonjė vėshtirėsi, nė fenė e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe mė parė, e edhe ky (Kur’ani) ju quajti myslimanė, pėr tė qenė i dėrguari ėshmitarė juaji dhe pėr tė qenė ju dėshmitarė ndaj njerėzve, pra falni rregullisht namazin, jepni zeqatin, pėrmbahuni me All-llahun se Ai ėshtė ndihmėtari juaj. Sa mbrojtės i mirė dhe sa ndihmėtarė i madh qė ėshtė.