Part 1

 

1.Suretu Al-Fatiha 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. Me emrin e  All-llahut,  Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit! 

2. Falėnderimi  i takon All-llahut , Zotit  tė botėrave ! 

3. Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit! 

4. Sunduesit tė ditės sė Gjykimit! 

5. Ty tė adhurojmė  dhe prej Teje ndihmė kėrkojmė!

6. Udhėzona nė rrugėn e drejtė! 

7. Nė rrugėn e atyre ndaj tė cilėve ke bekimin,  e jo nė tė atyre qė je i hidhėruar , dhe 

kanė humbur

 

2.Suretu Al-Bekare  

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. Elif, Lam, Mim.    

2. Ky ėshtė libri nė tė cilin nuk ka dyshim, udhėzues pėr ata qė frikėsohen  (nga All-llahu).  

3. Tė cilėt e besojnė tė fshehtėn , e kryejnė faljen  dhe prej asaj qė Ne i kemi furnizuar, japin .  

4. Dhe ata tė cilėt e besojnė atė qė t’u shpall Ty,  dhe atė qė ėshtė shpallur para teje, dhe tė cilėt pėr ahiretin  (botėn tjetėr) janė tė bindur.  

5. Tė tillėt janė tė udhėzuarit nga Zoti i tyre dhe tė tillėt janė tė shpėtuarit.  

6. E pėr ata qė mohuan ėshtė njėlloj, ua tėrhoqe vėrejtjen apo nuk ua tėrhoqe, ata nuk besojnė.  

7. All-llahu vėndoi vulė nė zemrat e tyre dhe vėshėt e tyre, ndėrsa nė tė pamurit e tyre ka njė perde, e pėr ta ka dėnim tė madh.  

8. Ka prej njerėzve qė thonė: “Ne i besojmė All-llahut dhe jetės tjetėr (ahiretit)”, por ata nuk janė besimtarė.  

9. (Pėrpiqen ta) mashtrojnė All-llahun dhe ata qė besuan, por nuk mashtrojnė tjetėrkė pos vetes, dhe nuk e kuptojnė! 

10. Nė zemrat e tyre ka sėmundje, pra All-llahu ua shton sėmundjen, dhe pėsojnė dėnim tė dhembshėm pėr shkak se pėrgėnjenin .  

11. E kur atyre u thuhet: “Mos bėni ē’rregullira nė tokė”! Ata thonė: “Ne jemi vetėm paqėsues!”  

12. A nuk janė vėrtet ata ē’rregulluesit?; Por nuk kuptojnė! 

13. Dhe kur atyre u thuhet: Besoni sikurse besuan njerėzit! Ata thonė: “A tė besojmė ashtu siē besuan mendjelehtit?” A nuk janė vėrtet mu ata mendjelehtit?; Por nuk e dinė.  

14. E kur i takojnė ata qė besuan thonė: “Ne besojmė!” por kur veēohen me djajt e vet u thonė: “Ne jemi me ju, ne vetėm jemi tallur”.  

15. All-llahu tallet me ta, dhe ua shton tė kėqiat duke i lėnė tė bredhin.  

16. Tė tillėt janė ata qė blenė lajthitjen me udhėzimin, pra nuk pati fitim tregėtia e tyre dhe ata nuk qenė tė udhėzuar.  

17. Shembulli i tyre ėshtė si shembulli i atij qė ndezė njė zjarr dhe posa ai ndriēon vendin pėrreth tij, All-llahu ua shuan dritėn atyre dhe i lė nė errėsira, (dhe aty) nuk shohin.  

18. (Janė) Tė shurdhėr, memecė dhe tė verbėr, ata nuk kthehen (nga rruga e shtrembėr).  

19. Ose (Shembulli i tyre ėshtė) si ndonjė shi i rreptė prej sė larti me errėsirė, me bubullimė e me vetėtimė, e prej frikės sė vdekjes, nga rrufeja, ata vejnė gishtat nė veshėt e tyre. Po All-llahu ėshtė rrethues i mosbesimtarėve (atij nuk mund t’i shpėtojė askush).  

20. Vetėtima gati ua merrė tė pamurit dhe, saherė qė ajo u bėnė dritė atyre, ata ecin nė te, e kur u errėsohet mbesin aty. E sikur tė donte All-llahu, do t’ua merrte tė dėgjuarit (me krismėn e bubullimės) dhe tė pamurit (me shkėndijėn e vetėtimės). Vėrtetė, All-llahu ėshtė i plotėfuqishėm pėr ēdo gjė.  

21. U ju njerėz, adhuronie Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve ashtu qė tė jeni tė devotshėm (tė shpėtuar).  

22. Ai, i cili pėr ju bėri tokėn shtrat, (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lėshoi shi me tė cilin ju siguroi lloje tė frutave si ushqim pėr ju, pra mos i pėrshkruani All-llahut shokė, duke qenė se ju e dini (qė Ai nuk ka shokė).   

23. E nė qoftė se jeni nė dyshim nė atė qė Ne ia shpallėm gradualisht robit tonė, atėherė sillnie ju njė kaptinė tė ngjashme si ai (Kur’ani) dhe thirrni (pėr ndihmė) dėshmitarėt tuaj (zotėrat) pos All-llahut, nėse jeni tė sinqert (nė thėniet tuaja se Kur’ani nuk ėshtė prej Zotit).  

24. E mos e paēit bėrė (deri mė tash), e as qė do ta bėni kurrė (edhe nė tė ardhmėn), atėherė ruajuni zjarrit, lėndė e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt, qė ėshtė i pėrgaditur pėr mosbesimtarėt.  

25. E, pėrgėzoi ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira se ata do tė jenė nė Xhennete nė tė cilėt rrjedhin lumenj. Saherė qė u jepet ndonjė ushqim nga frutat e tij, ata thonė: “Ky ėshtė qė me te u ushqyem edhe mė parė”. Ngase, u sillet ushqim i ngjashėm (vetėm nė formė, e jo edhe nė shije). Aty do tė kenė ata bashkėshorte tė pastra  dhe aty do tė jenė pėrgjithmonė.  

26. All-llahu nuk ngurron qė tė marrė ēfarėdo shembulli, qoftė mushkonjė a diēka edhe mė e imėt se ajo. Sa u pėrket atyre qė besuan, ata e dinė se ėshtė e vėrtetė nga Zoti i tyre, ndėrsa ata tė cilėt mohuan do tė thonė: “Ç’deshi All-llahu me kėtė shembull?” Ai me tė lajthitė shumė, dhe udhėzon me tė shumė (nė rrugėn e drejtė), por nuk lajthitė me tė (tjetėrkė), pos fasikėt (mėkatarėt e mėdhenj).  

27. Ata qė e thyejnė besėn e dhėnė All-llahut pasiqė ėshtė lidhur ajo, dhe e kėpusin atė qė All-llahu ka urdhėruar tė jetė e kapur (sa i takon fesė sė All-llahut, monoteizmit Islam, dhe tė praktikohen ligjet e saj nė tokė dhe gjithashtu sa i takon tė mbajturit e lidhjeve tė mira me farefisin dhe miqėsinė ) e edhe bėjnė shkatėrrimie nė tokė, tė tillėt janė ata tė dėshtuarit.  

28. Si e mohoni All-llahun, e dihet se ju ishit tė vdekur, e Ai ju ngjalli, mandej ju bėn tė vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej te Ai do tė ktheheni?  

29. Ai (All-llahu) ėshtė qė pėr juve krijoi gjithēka ka nė tokė, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i bėri ata shtatė qiej. Ai ėshtė i Gjithėdijshmi pėr ēdo gjė.  

30. (Pėrkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjėjve: “Unė po krijoj (po pėrcaktoj) nė tokė njė zėvendės”! Ata thanė: “A do tė vėshė nė te atė qė bėnė ērregullime dhe qė derdh gjaqet, e ne tė madhėrojmė Ty me lavdėrimin Tėnd dhe plotėsisht tė adhurojmė”! Ai tha: “Unė di atė qė ju nuk dini”!  

31. E Ai (Zoti) ia mėsoi Ademit tė gjithė emrat (e sendeve) , pastaj ata ua prezentoi engjėjve dhe u tha: “Mė tregoni pėr emrat e kėtyre (sendeve tė emėrtuara), nėse jeni tė drejt (ēka mendoni)?”  

32. (Engjėjt) Thanė: “Ti je i pa tė meta, ne kemi dije tjetėr pėrveē atė qė na mėsove Ti. Vėrtetė, Ti je i gjithdijshėmi, i urti!”  

33. (Zoti) Tha: “O Adem, njoftoj ata (engjėjt) me emrat e atyre (sendeve)!” E kur u rrėfeu atyre pėr emrat e tyre, (Zoti) tha: “A nuk u kam thėnė juve se Unė, mė sė miri e di fshehtėsinė e qiejve e tė tokės dhe mė sė miri e di atė, qė ju e publikoni dhe atė qė e mbani fshehtė. ”  

34. E kur u thamė engjėjve: pėruluni (bini nė sexhde) Ademit, ata menjėherė iu pėrulėn, me pėrjashtim tė iblisit (djallit). Ai rrefuzoi dhe u mbajtė nė tė madh dhe u bė pabesimtar.  

35. Ne i thamė: “O Adem, ti dhe bashkėshortja juaj banoni nė Xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah tė doni, po mos iu afroni asaj bime (peme) e tė bėheni zulumqarė (tė vetvetes suaj). ”  

36. Po djalli i bėri qė ata tė dy tė mashtrohen nė atė (pemė ose Xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirė) qė ishin nė te, e Ne u thamė: “Zbritni (dilni), jeni armik i njėri-tjetrit, e ju deri nė njė kohė nė tokė keni vendbanim dhe dėfrim”.  

37. E Ademi prej Zotit tė vet pranoi disa fjalė (lutje) , prandaj Ai ia fali (gabimin), s’ka dyshim se Ai ėshtė Mėshiruesi, Pendimpranuesi.  

38. Ne u thamė: “Dilni prej atyhit qė tė gjithė, e juve gjithqysh do t’u arrijė udhėzim prej Meje, e kush pranon udhėzimin Tim, pėr ata nuk ka as frikė as qė do tė brengosen”.  

39. E ata qė mohuan dhe pėrgėnjeshtruan argumentet tona, tė tillėt janė banues tė zjarrit, ata do tė jenė aty pėrgjithmonė.  

40. O bijtė e israilit, kujtoni (jini mirnjohės pėr) tė mirat e Mia, tė cilat ua dhurova juve dhe zbatoni premtimin qė mė keni dhėnė Mua. Unė zbatoj atė qė u premtova dhe tė mė keni frikė vetėm Mua.  

41. Dhe besonie atė, qė e shpalla (Kur’anin), e qė vėrteton atė e keni ju e mos u bėni mohues tė parė tė tij, dhe mos i ndėrroni ajetet e Mia (Kur’anin) me njė vlerė tė paktė, por vetėm Mua tė ma keni dronė.  

42. E mos e ngatėrroni tė vėrtetėn me tė pavėrtetėn dhe me vetėdije tė fshehni realitetin .  

43. Falni namazin dhe jepni zeqatin, dhe pėruluni (nė ruku’ ) me ata qė pėrulen.  

44. A po i urdhėroni njerėzit pėr punė tė mira, e veten tuaj po e harroni?  Ndėrsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?  

45. Kėrkoni ndihmė (nė tė gjitha ēėshtjet) me durim dhe me namaz, vėrtetė, ajo ėshtė e madhe (e vėshtirė), por jo edhe pėr ata qė kanė frikė (Zotin).  

46. Tė cilėt janė tė bindur se do tė takojnė Zotin e vet dhe se ata do t’i kthehen Atij.  

47. O bijtė e israilit, pėrkujtone dhuntinė, Time, tė cilėn ua dhurova, dhe Unė ju pata (tė parėt tuaj) dalluar ndaj njerėzve tė tjerė (tė asaj kohe).  

48. Dhe ruajuni njė ditė kur askush askujt nuk do tė mund t’i kryej asgjė, kur nuk pranohet pėr te (jobesimtarin) ndonjė ndėrmjetėsim dhe nuk pranohet pėr te kompensim, e as qė do tė ndihmohen ata (fajtorėt).  

49. Pėrkujtoni edhe kur ju shpėtuam prej popullit tė faraonit, qė nga ai shijuat dėnimin mė tė idhėt, duke ua therrur bijtė tuaj, e duke ua lėnė gjallė gratė tuaja. Nė kėtė torturė pėrjetuat njė sprovim tė madh nga Zoti juaj.  

50. Dhe kur pėr ju e ndamė detin, e ju shpėtuam, ndėrsa ithtarėt e faraonit i fundosėm, e ju i shihnit (me sytė tuaj).  

51. E kur i premtuam Musait (t’ia japim Tevratin) dyzet netė, pas tij ju (pasi shkoi ai pėr Tevrat) e adhuruat viēin, ju ishit dėmtues (tė vetes suaj).  

52. Mandej edhe pas asaj ua falėm (gabimin), ashtu qė tė falenderoni.  

53. Dhe (pėrkujtoni) kur ia dhamė Musait librin, dalluesin nė mėnyrė qė tė udhėzoheni nė rrugė tė drejtė.  

54. Dhe kur Musai popullit tė vet i tha: “O populli im, me adhurimin e viēit (nė vend tė Zotit), ju i bėtė zullum vetvetes, pra pendohuni para Krijuesit tuaj, dhe mbytne vetveten. Kjo pėr ju ėshtė mė sė miri te Krijuesi juaj. E Ai ua pranoi pendimin tuaj, Ai ėshtė mėshirues, ndaj pranoi shumė pendimin.  

55. Dhe kur i thatė: “O Musa, ne nuk tė besojmė ty derisa ta shohim All-llahun haptazi, e atėherė juve u rrėmbeu rrufeja (zjarri) dhe ju e shihnit.  

56. Pastaj, qė tė jeni mirėnjohės pas vdekjes suaj juve ju ngjallėm.  

57. Dhe Ne bėmė qė retė t’u bėjnė juve hije, ju furnizuam me rrėshirė (tė ėmbėl -Manna ) dhe me shkurtėza (Salwa). (Ju thamė) Hani nga tė mirat qė ju furnizuam! (Ata nuk qenė mirėnjohės). Po Neve ata nuk na bėnė kurrfarė dėmi, por ata dėmtuan vetveten.  

58. E kur ju thamė: “Hyni nė kėtė fshat (vendbanim), dhe hani nė te lirisht ku tė dėshironi, e hyni nė derėn (e fshatit) pėrulur dhe thuani: “Hittatun” - ndjesė, Ne ua falim mėkatet tuaja, e bamirėsve ua shtojmė shpėrblimin.  

59. E ata qė ishin mizorė atė qė u ishte thėnė e ndryshuan me njė fjalė tjetėr, e Ne pėr shkak se ata kundėrshtuan, lėshuam nga qielli Rizjan (lloj dėnimi)  kundėr atyre qė ishin mizorė.  

60. Dhe (pėrkujtoni) kur Musai kėrkoi ujė pėr popullin e tij, e Ne i thamė: “Bjeri gurit me shkopin tėnd”, atėherė nga ai gufuan dymbėdhjetė kroje qė secili grup e dinte vendin ku do tė pinte ujė. (U thamė) Hani dhe pini nga begatitė e All-llahut e mos vazhdoni tė jeni ērregullues nė tokė.  

61. Madje kur ju thatė: “O Musa, ne nuk mund tė durojmė (hamė) vetėm njė ushqim (tė njėjtė), lute pra Zotin tėnd pėr ne tė na furnizojė me ēka mbinė toka prej perimeve tė saj, prej trangujve, prej hudrave, prej thjerze (groshė) dhe prej qepėve tė saj”! (Musai) Tha: “A kėrkoni ta ndėrroni tė mirėn pėr atė qė ėshtė me e thjeshtė”? Zdirgjuni pra nė qytet, se aty do tė keni atė qė kėrkoni! E mbi ta rėndoi poshtrimi dhe skamja, e ata kundėr vetes shkaktuan hidhėrimin e All-llahut. Kjo ndodhi ngase ata mohonin argumentet e All-llahut, mbytnin pejgamberėt pa kurrfarė tė drejte, dhe pėr shkak se kundėrshtuan dhe i kalonin kufijt nė tė keqe.  

62. Vėrtet, ata qė besuan, ata qė ishin jehudi, krishterėt sabejėt , kush besoi prej tyre (sinqerisht) All-llahun, dhe botėn tjetėr dhe bėri vepra tė mira, ata e kanė shpėrblimin te Zoti i tyre. Pėr ta nuk ka frikė as nuk kanė pėrse tė pikėllohen.   

63. (Pėrkujtoni) Kur Ne patėm marrė prej jush besėn tuaj, ngritėm mbi ju (kodrėn) Turin (u thamė): veproni sipas atij (Tevratit) qė ua dhamė me seriozitet, e mėsoni atė qė ėshtė nė te, ashtuqė tė ruheni.  

64. E pas asaj (besės) ju mė vonė ia kthyet shpinėn e po tė mos ishte mirėsia dhe mėshira e All-llahut ndaj jush, ju do tė ishit prej tė dėshpruarve (nė tė dy jetėrat).  

65. Ju tanimė e keni tė njohur ēėshtjen e atyre nga mesi juaj qė nuk respektuan (urdhėrin) nė tė shtunėn, e Ne u thamė: Shndėrrohuni nė majmunė tė pėrbuzur!  

66. Atė (shndėrrimin e tyre) e bėmė masė ndėshkuese pėr ata qė e pėrjetuan (me sy) dhe pėr tė pastajshmit, por edhe si kėshillė pėr tė devotshmit.  

67. (Pėrkutjoni) Edhe kur Musai popullit tė vet i tha: “All-llahu ju urdhėron ta therrni njė lopė! Ata thanė: “A bėn tallje me ne?” Ai tha: “All-llahut i mbėshtetem tė mė ruaj e tė mos bėhem nga injorantėt!”  

68. Ata thanė: “Lute Zotin tėnd pėr ne tė na sqarojė ēfarė ėshtė ajo? Ai tha: “Ai thotė se ajo ėshtė njė lopė as e vjetėr (e moshuar) as e re (mėshqerė), ėshtė e mesme, zbatoni pra atė qė urdhėroheni!”  

69. Ata thanė: “Lute Zotin tėnd pėr ne qė tė na sqarojė ēfarė ėshtė ngjyra e saj? A tha: “Ai thotė se ajo ėshtė njė lopė e verdhė, ngjyra e saj ėshtė e fortė qė kėnaqė shikuesit”.  

70. Ata thanė: “Lute Zotin tėndė pėr ne qė tė na sqarojė ēfarė ėshtė ajo, se lopėt na janė pėrzier (janė bėrė tė ngjashme) e ne do tė gjejmė tė vėrtetėn nė dashtė All-llahu!  

71. Ai tha: “Ai thotė se ajo ėshtė lopė jo e lodhur duke lėruar tokėn as duke ujitur bimėt, ajo ėshtė pa tė meta dhe nė tė nuk ka shenjė (ngjyrė tjetėr)!” Ata thanė: “E tash na e sqarove saktė dhe e therrėn atė, e pėr pak e lanė pa e kryer punėn.  

72. (Pėrkujtoni) Kur e patėt mbytur njė njeri dhe u kundėrshtuat mes veti pėr te, e All-llahu ėshtė zbulues i asaj qė e mbanit fshehtė.  

73. E ne u thamė: “Mėshoni atij (tė vdekurit) me njė pjesė tė saj (tė lopės sė therrur)!” Ja, kėshtu All-llahu ngjallė tė vdekurit dhe ua sqaron argumentet e veta, ashtu qė tė kuptoni.  

74. Edhe pas (fakteve tė qarta) zemrat tuaja u bėnė pasandej tė forta si guri, e edhe mė tė forta, sepse ka nga gurėt prej tė cilėve gufojnė lumenj, e ka disa prej tyre qė ēahen dhe prej tyre buron ujė, madje ka prej tyre qė nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatėpjetė (nga maja e kodrės). All-llahu nuk ėshtė i pakujdeshėm ndaj asaj qė veproni ju.  

75. A shpresoni se do t’u besojnė ata juve (jehudėt), kur dihet se njė grup prej tyre dėgjuan fjalėt e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenė tė vetėdijshėm (ē’bėnin) i ndryshuan ato.  

76. E kur takonin ata qė kishin besuar (muslimanėt) thonin: “Ne kemi besuar! E kur veēoheshin ata mes veti thonin: “A po ju tregoni atyre (muslimanėve) pėr atė qė All-llahu ua shpalli juve (nė Tevrat rreth Muhammedit a. s. )  qė ata para Zotit tuaj tė kenė argumente kundėr jush. A nuk jeni duke kuptuar.  

77. A thua nuk e dinė ata (jehuditė) se All-llahu e di atė ēka e fshehin dhe atė ēka e publikojnė?  

78. E ka disa prej tyre qė janė analfabetė, nuk e kuptojnė librin, por jetojnė vetėm nė shpresa, duke mos qenė tė sigurt.  

79. Ështė shkatėrrim pėr ata qė me duart e veta e shkruajnė librin, e pastaj thonė: “Ky ėshtė nga All-llahu!, e pėr tė arritur me te njė fitim tė paktė, pra ėshtė shkatėrrim i madh pėr ta ēka shkruan duart e tyre dhe ėshtė shkatėrrim i madh pėr ta ajo ēka fitojnė.  

80. Ata edhe thanė: “Neve nuk do tė na kapė zjarri vetėm pėr disa ditė tė numėruara!” Thuaj: “A mos keni marrė prej All-llahut ndonjė premtim, e All-llahu nuk e thyen premtimin e vet, ose jeni duke thėnė pėr All-llahun atė qė nuk e dini? 

81. Po, (do tė ju kapė zjarri) ai qė bėn keq dhe qė e vėrshojnė gabimet e tij, ata janė banues tė zjarrit, aty janė pėrgjithmonė.  

82. E ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, ata janė banues tė Xhennetit, aty janė pėrgjithmonė.  

83. (pėrkujtoni) Kur Ne morėm zotimin e bijve tė Israilit; mos adhuroni tjetėrkė, pėrveē All-llahun, tė silleni mirė ndaj prindėrve, ndaj tė afėrmėve, ndaj jetimėve, ndaj miskinėve  (tė varfėrve) dhe njerėzve u thuani fjalė tė mira; faleni namazin dhe jepeni zekatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe pėrveē njė pakice prej jush, ia kthyet shpinėn zotimit.  

84. Dhe kur morėm zotimin tuaj qė tė mos derdhni gjakun tuaj, tė mos dėboni vetėn tuaj nga vendi juaj, e ju e pranuat, ndaj dėshmonie.  

85. Pastaj qe, ju jeni ata qė mbytni njėri-tjetrin, i dėboni disa prej jush nga vendi i tyre duke bashkėpunuar kundėr tyre si ėshtė mėkatė e padrejtė, e nėse ata bien te ju nė robėri, ju jepni konpensim pėr (t’i liruar) ata, e dėbimi i tyre nga vendi ėshtė i ndaluar pėr ju. A e besoni njė pjesė tė librit, e tjetrėn e mohoni? ǒmund tė jetė ndėshkimi ndaj atij qė punon ashtu prej jush, pos poshtėrim nė jetėn e kėsaj bote, e nė ditėn e gjykimit ata hidhen nė dėnimin mė tė ashpėr. All-llahu nuk ėshtė i pakujdesshėm ndaj asaj qė veproni ju.  

86. Tė tillė janė ata, qė e vlerėsuan jetėn e kėsaj bote mbi botėn tjetėr, andaj atyre as nuk do tu lehtėsohet dėnimi, e as qė do tė ndihmohen ata.  

87. Ne i patėm dhėnė Musait librin dhe pas tij patėm dėrguar shumė pejgamberė. Isait, birit tė Merjemės i dhamė argumente (mrekulli) dhe e fuqizuam me (Xhibrilin) shpirtin e shenjtė. E saherė qė u erdhi ndonjė i dėrguar me ēka nuk u pėlqeu juve, a nuk u bėtė kryelartė dhe disa prej tyre i pėrgėnjeshtruat e disa i mbytėt? 

88. E (jehuditė e kohės sė Muhammedit) thonė: “Zemrat tona janė nė kėllėf!” Jo, por pėr shkak tė mosbesimit tė tyre, All-llahu i ka mallkuar, andaj pak janė qė besojnė (ose: pak send besojnė).  

89. E kur u erdhi atyre prej All-llahut libri (Kur’ani) qė ėshtė vėrtetues i atij, qė e kishin pranė, e qė para se t’u vinte e kėrkonin ndihmėn e tij kundėr mosbesimtarėve, e mohuan atė (Muhammedin) qė e njihnin, kur u erdhi. Pra mallkimi i Allahut qoftė kundėr mosbesimtarėve! 

90. E shėmtuar ėshtė ajo pėr ēka ata e shitėn vetvetėn. Atė qė e shpalli All-llahu tė mos e besojnė nga zilia, pėr shkak se All-llahu nga mirėsia e Tij t’i shpallė atij qė dėshiron nga robėt e vet. Andaj merituan zemėrim mbi zemėrim (gazep mbi gazep). Mosbesmtarėt kanė dėnim qė i poshtėrson.  

91. Dhe kur atyre u thuhet: “Besoni atė qė e shpalli All-llahu”, ata thonė: “Ne besojmė atė qė na u shpall neve”, kurse e mohojmė atė pas tij, edhe pse ėshtė vėrtetues i atij, qė e kanė ata dhe ėshtė i vėrtet. Thuaj: “Nėse jeni besimtarė, pse i mbytnit mė parė pejgamberėt e All-llahut?” 

92. Juve u pat ardhur Musai me argumente, por pas tij ju e adhuruat viēin, pra ju ishit mizorė.  

93. (Pėrkujtoni) Kur morėm premtimin tuaj dhe mbi ju ngritėm kodrėn Tur, (u thamė) merrni kėtė qė u dhamė seriozisht dhe dėgjoni (respektoni). Ata thanė: “Dėgjuam (me vesh) e kundėrshtuam”. E pėr shkak tė mosbesimit tė tyre, adhurimi ndaj viēit ishte pėrzier me gjak nė zemrat e tyre. Thuaj: “Nėse jeni besimtarė, besimi juaj ėshtė duke u udhėzuar keq”.  

94. Thuaj: “Nėse bota tjetėr (Xhenneti) te All-llahu ėshtė vetėm pėr ju, edhe pėr njerėzit e tjerė, nėse jeni tė sinqert, kėrkone vdekjen (e shkoni mė shpejtė).  

95. E pėr shkak tė veprave tė tyre (mėkateve), ata kurr nuk e dėshirojnė atė. All-llahu di pėr zullumqarėt.  

96. Ështė e sigurtė se njerėzit mė lakmues pėr tė jetuar, ti ke pėr tė gjetur ata (jehuditė), bile edhe mė lakmues se idhujtarėt. Ndonjėri prej tyre dėshiron tė jetojė njėmijė vjet, por edhe sikur tė jetojė, ajo (jeta e gjatė) nuk do ta shpėtoj atė prej dėnimit. All-llahu sheh ēka veprojnė ata.  

97. Thuaj: Kush ėshtė armik i Xhibrilit (ėshtė armik i All-llahut), e ai me urdhėrin e All-llahut e zbriti Kur’anin nė zemrėn tėnde, qė ėshtė vėrtetues i asaj qė ishte mė parė dhe udhėrrėfyes e pėrgėzues pėr besimtarėt.  

98. Kush ėshtė armik i All-llahut, i engjėjve tė Tij, i tė dėrguarve tė Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit (ai ėshtė mosbesimtarė), All-llahu ėshtė pa dyshim armik i mosbesimtarėve.  

99. Ne tė kemi shpallur ty (Muhammed) argumente tė qarta dhe ato nuk i mohon askush, pėrveē atyre qė kanė dalė respektit.  

100. (nuk besojnė argumentet tona se) Saherė qė ata kanė dhėnė ndonjė premtim, njė grup prej tyre e hodhi atė, por shumica e tyre nuk beson.  

101. E kur u erdhi atyre ndonjė i dėrguar prej All-llahut, vėrtetues i asaj qė kishin ata, njė grup prej tyre tė cilėve iu ishte dhėnė libri, e hodhi pas shpine librin e All-llahut, kinse nuk dinin (asgjė).  

102. (E hodhėn librin e Zotit) E ndoqėn atė qė thonin djajt nė kohėn e sundimit tė Sulejmanit. Por Sulejmani nuk ishte i pafe, djajt ishin tė pafe, sepse u mėsonin njerėzve magjinė. (Ndoqėn) Edhe atė qė u zbriti nė Babil dy engjėjve, Harutit dhe Marutit. E ata tė dy nuk i mėsonin askujt (magjinė) para se t’i thonin: “Ne jemi vetėm sprovė, pra mos u bėn i pa fe!” E, mėsonin (njerėzit) prej atyre dyve atė (magji) me ēka ndanin burrin prej gruas sė vet, por pa lejėn e All-llahut me atė askujt nuk mund t’i bėnin dėm dhe ashtu mėsonin ēka u sillte dėm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditė) e kanė ditur se ai qė (hodhi librin) e zgjodhi atė (magjinė), ai nė botėn tjetėr nuk ka ndonjė tė drejtė (nė mėshirėn e Zotit). Po ta dinin, ata se pėr ē’ka e shitėn vetveten, ajo ėshtė shumė e keqe.  

103. E sikur tė kishin besuar ata dhe sikur tė ishin ruajtur (prej mėkateve), po tė dinin, shpėrblimi prej All-llahut do tė ishte shumė mė i dobishėm.  

104. O ju qė keni besuar, mos thuani: Raina  - po thuani: Undhurna dhe respektoni! Mosbesimtarėt kanė dėnim tė dhėmbshėm.  

105. As ata, ithtarėt e librit qė nuk besuan, e as idhujtarėt nuk duan qė juve tė ju vijė ndonjė e mirė nga Zoti juaj. Mirėpo, All-llahu me mėshirėn e vet veēon atė qė dėshiron, All-llahu ėshtė Zot i mirėsisė sė madhe.  

106. Ne nuk abrogojmė (pezullojmė) asnjė nga argumentet tona, apo ta hedhim nė harresė e tė mos sjellim edhe mė tė dobishėm se ai, ose tė ngjashėm me te. A nuk e ke ditur se All-llahu ėshtė i plotfuqishėm pėr ēdo send?  

107. A nuk e ke ditur se vetėm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokės, dhe se pos All-llahut nuk keni as mbrojtės as ndihmėtar.  

108. A doni tė pyetni tė dėrguarin tuaj sikurse u pyet mė parė Musai. Ai qė e ndėrron besimin me mosbesimin, ai tanimė e ka humbur rrugėn e drejtė.  

109. Shumė ithtarė tė librit (jehudi, krishterė), edhe pasiqė iu ėshtė bėrė e qartė e vėrteta, nga vetė zilia e tyre personale dėshiruan qė pas besimit tuaj t’iu kthejnė nė mosbesimtarė, pra ju lini dhe largohuni prej tyre derisa All-llahu ta sjellė urdhėrin e vet. All-llahu ka mundėsi pėr ēdo send.  

110. Kryeni faljen (namazin) dhe jepne Zeqatin, e ēfardo tė mirė qė e pėrgatitni pėr veten tuaj, atė e gjeni te All-llahu. S’ka dyshim All-llahu pėrcjell ēdo veprim tuajin.  

111. Ata edhe thanė: “Kurrsesi nuk ka pėr tė hyrė kush nė Xhennet, pėrveē atij qė ėshtė jehudi ose i krishterė! Ato janė fantazi tė tyre! Thuaju: “Sillni argumentin tuaj (ēka thoni) po qe se jeni tė drejtė?  

112. Nuk ėshtė ashtu (si thonė ata), po ai qė ėshtė dorėzuar All-llahut dhe ėshtė bamirės, ai e ka shpėrblimin e vet te Zoti i tij, pėr ata nuk ka frikė, as nuk kanė pse tė mėrziten.  

113. Jehuditė thanė se tė krishterėt nuk kanė tė mbėshtetur nė asgjė (nuk kanė fe tė vėrtetė). Edhe tė krishterėt thanė se jehudit nuk janė tė mbėshtetur nė asgjė, e duke qenė se ata tė dy palėt e lexojnė librin. Po kėshtu si thėniet e tyre, thanė edhe ata qė nuk dinin (idhujtarėt pėr Muhammedin). Po nė ditėn e gjykimit pėr atė qė ata nuk pajtoheshin, All-llahu gjykon ndėrmjet tyre.  

114. E kush mundet tė jetė mė mizor se ai qė nė xhamitė e All-llahut pengon tė pėrmendet emri i Tij (tė bėhet ibadet) dhe pėrpiqet pėr shkatėrrimin e tyre. Atyre ndryshe nuk u takoi tė hyjnė vetė nė to, vetėm duke qenė rrespektues (tė tyre e jo rrėnues). Ata nė kėtė jetė kanė nėnēmim e nė botėn tjetėr dėnim tė madh.  

115. Tė All-llahut janė edhe (anėt nga) lindja edhe  perėndimi, dhe kahdo qė tė ktheheni, aty ėshtė anė e All-llahut. Vėrtetė, All-llahu ėshtė i gjerė (nė bujari) e i dijshėm.  

116. Ata (ithtarėt e librit) thanė: “All-llahu ka fėmijė”  I pastėr ėshtė Ai nga kjo e metė! E Tij ėshtė gjithēka nė qiej e nė tokė, gjithēka i ėshtė nėnshtruar Atij.  

117. Ai ėshtė shpikės i qiejve e i tokės (pa kurrfarė modeli tė mėparshėm) e kur dėshiron diēka, ai vetėm i thotė: “Bėhu!” nė atė moment bėhet.  

118. E ata qė nuk dinė (kurejshitėt politeistė) thanė: “Pėrse tė mos na flasė neve All-llahu, ose tė na vijė ndonjė argument!” po kėshtu, thėniet e tyre nė mėnyrė tė njėjtė i patėn pėrsėritur edhe ata qė ishin para tyre. Tė njėjta janė zemrat e tyre. Ne tanimė sqaruam argumentet pėr njė popull qė dėshiron tė bindet.  

119. Ne tė dėrguam ty (o Muhammed a. s.) me tė Vėrtetėn (Islamin), pėrgėzues dhe nedhir (vėrejtės, qortues, paralajmėrues),  e ti nuk je pėrgjegjės pėr banuesit e Xhehennemit.  

120. As jehuditė, e as krishterėt kurrė nuk do tė jenė tė kėnaqur me ty deri qė tė pasosh fenė e tyre. Thuaju: “Udhėzimi i All-llahut ėshtė udhėzim i drejtė. E nėse pasiqė tė ka ardhur ty e vėrteta shkon pas mendimeve tė tyre, nuk ka kush tė ndihmojė e as tė mbrojė nga All-llahu.  

121. Atyre, tė cilėve u dhamė librin dhe tė cilėt e lexojnė drejtė ashtu si ėshtė, ata e besojnė atė (Kur’anin). E ata qė e mohojnė atė, tė tillėt janė ata qė dėshtuan (nė dynja e nė ahiret).  

122. O bijtė e israilit, kujtoni tė mirat e Mia qė ua dhurova, qė ju dallova mbi njerėzit tjerė (tė asaj kohe).  

123. Dhe ruajuni njė ditė kur askush nuk do tė mund ta ndihmojė tjetrin pėr asnjė send, nuk pranohet prej askujt kompensim, nuk do t’i bėjė dobi askujt ndonjė ndėrmjetėsim dhe as qė do tė ndihmohen (mėkatarėt).  

124. Pėrkujto (O i dėrguar) kur Zoti i vet, Ibrahimin e provoi me disa obligime, e ai i pėrmbushi ato, e Ai tha: “Unė po tė bėj ty prijės (imam) tė njerėzimit!” Ai tha: “(bėn o Zot) Edhe nga pasardhėsit e mi!” (Zoti) Tha: “Mirėsinė Time nuk mund ta gėzojnė mizorėt!”  

125. Dhe kur shtėpinė (Qaben) e bėmė vendkthim dhe vendsigurie pėr njerėzit, (u thamė) Vendin ku qėndroi Ibrahimi pranonie pėr vendfalje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdhėruam: ju tė dy pastrone shtėpinė Time pėr vizituesit, pėr ata qė qėndrojnė aty dhe pėr ata qė falen aty.  

126. Dhe kur Ibrahimi tha: “Zoti im, bėje kėtė njė qytet sigurie dhe banorėt e tij, qė besuan All-llahun dhe jetėn tjetėr, furnizoj me lloje tė frutave!” Ai (All-llahu) tha: “(e furnizoj) Edhe atij qė nuk besoi do t’ia mundėsoj shfrytėzimin e frutave pėr njė kohė tė shkurtėr, e pastaj do ta shtyej nė dėnimin e zjarrit, e sa pėrundim i shėmtuar ėshtė ai.  

127. Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtėpisė (Qabes luteshin): “Zoti ynė, pranoje prej nesh, se me tė vėrtetė Ti je qė dėgjon dhe di!”  

128. Zoti ynė, bėna neve dyve besimtarė tė sinqertė ndaj Teje dhe nga pasardhėsit tanė, njerėz tė bindur ndaj Teje, na e mėso manasikun (rregullat e adhurimit)  dhe falna neve, vėrtetė Ti je Falėsi, Mėshiruesi!”  

129. Zoti ynė, dėrgo ndėr ta, nga gjiu i tyre tė dėrguar qė t’u lexojė atyre ajetet Tua, t’u mėsojė atyre librin dhe urtėsinė, e t’i pastroj (prej ndytėsisė sė idhujtarisė) ata. S’ka dyshim se Ti je ngadhėnjyesi, i dijshmi.  

130. E kush largohet prej fesė sė Ibrahimit pėrveē atij qė poshtron vetveten. Ne atė e bėmė tė zgjedhur nė kėtė botė, kurse nė botėn tjetėr ai ėshtė njėri prej tė lartėve.  

131. Kur Zoti i vet atij i tha: “Dorėzohu”! Ai tha: “Iu kam dorėzuar Zotit tė gjithėsisė”!  

132. E Ibrahimi i porositi bijtė e tij me kėtė (fe), e edhe Jakubi, (u thanė) “O bijtė e mi, All-llahu ua zgjodhi fenė (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetėm duke qenė muslimanė!”  

133. A ishit ju (ithtarė tė librit) dėshmitarė kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve tė vet u tha: “Çka do tė adhuroni pas meje”? Ata thanė: “Do tė adhurojmė Zotin (Ilah ) tėnd, dhe Zotin e prindėrve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Njė tė Vetmin Zot dhe ne, vetėm Atij i jemi dorėzuar!”  

134. Ai ishte njė popull qė kaloi, atij i takoi ajo qė fitoi, e juve u takon ajo qė fituat, prandaj ju nuk jeni pėrgjegjės pėr atė qė vepruan ata.  

135. Ata (ithtarėt e librit) thanė: “Bėhuni jehudi ose tė krishterė, e gjeni rrugėn e drejtė”! Thuaj: “jo, (asnjėrėn) por fenė e drejtė tė Ibrahimit qė ai nuk ishte nga idhujtarėt.   

136. Ju (besimtarė) thuani: “Ne i besuam All-llahut, atė qė na u shpall neve, atė qė iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhėsve (tė Jakubit qė ishin tė ndarė nė dymbedhjetė kabile), atė qė i ėshtė dhėnė Musait, Isait dhe atė qė iu ėshtė dhėnė nga Zoti i tyre pejgamberėve, ne nuk bėjmė dallim nė asnjėrin prej tyre dhe ne vetėm atij i jemi bindur.  

137. Nė qoftė se ata besuan ashtu siē besuat ju ata vėrtetė kanė gjetur rrugėn e drejtė, e nėse refuzojnė, atėherė ata janė kundėrshtarė (opozitė), po ty (Muhammed) kundėr tyre do tė mjaftojė All-llahu. Ai ėshtė dėgjuesi, i dijshmi.  

138. (kjo fe jona ėshtė) Njgyrosje e All-llahut, e kush ngjyros (me fe) mė mirė se All-llahu? Ne vetėm atė e adhurojmė.  

139. Thuaj: “A doni tė grindeni me ne pėr All-llahun, e Ai ėshtė Zoti ynė dhe Zoti juaj dhe ne kemi vepra (shpėrblimin e veprave) tona, e ju keni veprat tuaja.   Por ne jemi (besimtarė) tė sinqertė ndaj Tij.  

140. A pretendoni se Ibrahimi, Ismaili, Is-haku, Jakubi dhe pasardhėsit kanė qenė jehudi ose tė krishterė? Thuaj: “A e dini ju mė mirė apo All-llahu? Kush ėshtė mė mizor se ai, qė e ka dėshminė e All-llahut pranė veti dhe e fshehė. All-llahu nuk ėshtė i panjoftuar me veprimet tuaja”.  

141. Ai ishte njė popull qė shkoi, tė cilit i takoi ajo qė fitoi, e juve u takon ajo qė fituat, prandaj ju nuk jeni pėrgjegjės pėr atė qė ata vepruan.