23. A nuk i sheh ti ata, tė cilėve u ėshtė dhėnė mjaft nga libri, kur tė thirrėn qė ndėrmjet tyre tė gjykojė libri i All-llahut, se si njė grup prej tyre prapėsohej. Ata janė refuzues.  

24. E atė (e bėnin) ngase ata thonin: “Neve nuk do tė na djegė zjarri vetėm pėr pak ditė tė numėruara, e ajo qė shpifėn pėr fenė e tyre, i mashtroi keq.  

25. E, si do tė jetė gjendja e tyre kur Ne do t’i tubojmė ata njė ditė, pėr tė cilėn nuk ka dyshim dhe ēdo njeriu do t’i ofrohet ajo qė e ka e fituar, duke mos iu bėrė atyre kurrnjė e padrejtė.  

26. Thuaj: “O All-llah, Sundues i ēdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij qė do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij qė do dhe e pėrul atė qė do, e lartson atė qė do. ēdo e mirė ėshtė nė dorėn Tėnde , vėrtet, Ti ke mundėsi pėr ēdo gjė!” 

27. Ti e fute natėn nė ditė dhe Ti e fute ditėn nė natė, Ti nxjerr nga i vdekuri tė gjallin dhe nga i gjalli tė vdekurin dhe Ti e begaton pa masė atė qė do!  

28. Besimtarėt tė mos i miėsojnė mosbesimtarėt, e t’i lėnė manash besimtarėt. E kush bėn atė, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjė, pėrveq pėr qėllim ruajtja prej tė keqės sė tyre. All-llahu ju tėrheq vėrejtjen prej (dėnimit tė) Tij  pse vetėm te All-llahu ėshtė e ardhmja. 

29. Thuaj: “Edhe nėse e fshefin atė qė keni nė zemrat tuaja ose, e publikoni, All-llahu e di gjithēka ka nė qiej e ē’ka nė tokė; All-llahu ėshtė i plotėfuqishėm pėr ēdo send.