10. Ështė e vertetė se atyre qė nuk besuan nuk do t`u vlejė asgjė para All-llahut, as pasuria e as fėmijėt e tyre. Ata vetė janė lėndė e zjarrit.  

11. Si gjendja e pasardhėsve tė faraonit dhe e atyre qė ishin para tyre, qė pėrgėnjeshtruan argumentet tona, e All-llahu i shkatėrroi me fajet e tyre, All-llahu ndėshkon shumė ashpėr.  

12. Thaju atyre qė nuk besuan: “Do tė jeni tė mposhtur (ne kėtė jetė) dhe do tė hidheni nė Xhennenem. Sa i shėmtuar ėshtė ai djep (shtrat).  

13. Ju (jehudi) patėt njė pėrvojė tė madhe nė ato dy grupet qė u konfrontuat ndėrmjet vete, njėri grup luftonte nė rrugėn e All-llahut e tjetri ishte pabesimtar, dhe me shikimin e syve tė tyre i shihnin se ishin dy herė mė shumė se besimtarėt. Po, All-llahu me ndihmėn e vet pėrforcon atė qė do. Vėrtetė, nė kėtė ėshtė njė pėrvojė e madhe pėr ata qė kanė mendje tė kthjelltė.  

14. U ėshtė zbukuruar njerėzve dashuria ndaj tė kėndjeve prej grave, djemve, pasurisė sė grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve tė stolisur, bagėtisė e bujqėsisė. Kėto janė kėnaqėsi tė kėsaj bote, po te All-llahu ėshtė e ardhmja mė e mirė.  

15. Thuaj: “A t’ju lajmėroj pėr diē shumė mė tė mirė se ato? Pėr ata qė frikėsohen , ata kanė te Zoti i tyre Xhennete nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj dhe aty do tė jenė pėrgjithmonė, kanė bashkėshorte tė pastra , dhe kėnaqėsi nga All-llahu. All-llahu ėshtė Basir (Ai qė sheh ēdogjė) pėr robėrit.