47.Suretu Muhammed

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. Ata tė cilėt vetė nuk besuan dhe penguan edhe tė tjerėt nga rruga e All-llahut, Ai ua ka asgjesuar veprat e tyre. 

2. Ndėrsa atyre qė besuan, bėnė vepra tė mira dhe atė qė iu shpall Muhammedit e besuan, e ajo ėshtė e vėrtetė prej Zotit tė tyre, Ai atyre ua shlyen mėkatet dhe ua pėrmirėson gjendjen. 

3. Kjo ėshtė kėshtu, ngase ata qė nuk besuan ndoqėn tė pavėrtetėn, e ata qė besuan ndoqėn tė vėrtetėn qė u erdhi prej Zotit tė tyre. Kėshtu All-llahu u sjell njerėzve shebmujt e tyre. 

4. Pra, kur t’i takoni nė (luftė) ata qė nuk besuan mėshojuni nė qafė (mbytni) derisa t’i rraskapitni, atėherė lidhni, e pastaj, ose lidhni ose kėrkoni dėmshpėrblim pėrderisa lufta tė mos pushojė. Kėshtu pra, po sikur tė dojė All-llahu, Ai do tė hakmerrej ndaj tyre, por Ai dėshiron t’ju sprovojė njėrin me tjetrin. E ata qė ranė dėshmorė nė rrugėn e All-llahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton). 

5. Ata do t’i udhėzojė dhe dp tė pėrmirėsojė gjendjen e tyre. 

6. Dhe do t’i shtie nė Xhennetin, tė cilin ua ka bėrė tė njohur atyre. 

7. O besimtarė, nėse ju ndihmoni (fenė) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forzcon kėmbėt tuaja. 

8. E atyre qė nuk besuan, ata qofshin tė pėrmbysur, Ai atyre ua ka asgjėsuar veprat. 

9. Kėtė pėr shkak se ata e urrejtėn atė qė e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk veprat. 

10. A nuk udhėtuan ata nėpėr tokė e tė shohin se si ishte mbarimi i atyre qė ishin pėrpara tyre e qė All-llahu ata i rrėnoi, e edhe mosbesimtarėt (mekas) i pret shembulli i tyre. 

11. Kėtė ngase All-llahu ėshtė mbrojtės i atyre qė besuan, kurse pėr jobesimtarėt nuk ka mbrojtje.