37.Suretu Es Safat

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. Pasha rradhiturit (melaiket), qė nė rreshta (safa) qėndrojnė. 

2. Dhe nxituesit, qė me nxitim shtyjnė. 

3. Dhe pasha lexuesit, qė lexojnė pėrkujtimin. 

4. Ështė e vėrtetė se Zoti juaj ėshtė vetėm Njė. 

5. Zot i qiejve dhe i tokės e ēka ka mes tyre dhe Zot i lindjeve (tė yjeve). 

6. Vėrtetė, Ne kemi stolisur qiellin mė tė afėrt (tė dynjasė) me bukurinė e yjeve. 

7. Dhe me mbrojtje prej ēdo djalli tė prishur. 

8. Ashtu qė nuk mund tė pėrgjojnė parinė mė tė lartė (engjėjt mė tė zgjedhur), pse gjuhen me shkėndija nga tė gjitha anėt. 

9. Ata janė tė pėrzėnė dhe do tė kenė njė dėnim tė pėrhershėm. 

10. Pėrveē atij qė rrėmben vrullshėm, po atė e ndjek ylli qė e djeg. 

11. Ti pra, pyeti ata (idhujtarėt): a janė ata krijesė mė e fortė, apo ēka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej njė balte qė ngjitet. 

12. Por ti je i habitur, e ata tallen. 

13. E kur kėshillohen, ata nuk marrin parasysh kėshillėn. 

14. E kur shohin ndonjė mrekulli, ata nxitin nė pėrqeshje. 

15. Dhe thanė: “Ky (Kur’ani) nuk ėshtė tjetėr vetėmn se magji e kulluar. 

16. A, pasi tė vdesim ne, tė bėhemi dhe e eshtra tė kalbur a do tė ringjallemi? 

17. A edhe tė parėt tanė tė herėshėm? 

18. thuaj: “Po, bile ju do tė jeni tė nėnēmuar!” 

19. Ajo do tė jetė vetėm njė britmė, kur qė, ata tė ngritur shikojnė. 

20. E thonė: “O, tė mjerėt ne, kjo ėshtė dita e gjykimit!” 

21. Kjo ėshtė dita e ndasisė qė ju e konsideruat rrenė. 

22. Tuboni ata qė ishin zullumqarė, shoqėrinė e tyre dhe ata qė i adhuruan. 

23. (adhuruan) Pos All-llahut, orientoni rrugės sė xhehimit! 

24. Ndalni ata, sepse do tė merren nė pėrgjegjėsi.