21. Ne do t’u shijojmė atyre dėnimin mė tė shpejtė (nė dynja) para dėnimit tė madh (nė Ahiret), ndoshta do tė tėrhiqen (prej tė kėqiave). 

22. E kush ėshtė mė zullumqarė se ai qė kėshillohet me ajetet e Zotit tė vet, e pastaj u kthyen shpinėn atyre? Ne me siguri do tė hakmirremi kundėr kriminelėve. 

23. Ne i patėm dhėnė edhe Musait librin, e ti (Muhammed) mos ke dyshim nė ēka pranon (nė Kur’anin libėr qiellor si Musait), kurse atė (librin e Musait) e bėmė udhėrrėfyes pėr beni israilėt. 

24. Dhe prej tyre Ne bėmė prijės qė me urdhėrin Tonė udhėzojmė, pasi qė ata (qė i bėmė prijėsa) ishin tė durueshėm dhe ndaj argumenteve Tona ishin tė bindur. 

25. S’ka dyshim se Zoti yt ėshtė Ai qė nė ditėn e kijametit do tė gjykojė mes tyre nė atė qė ishin tė pėrēarė. 

26. A nk e kanė tė qartė ata (mekasit) se sa nga popujt para tyre i shkatėrruam, qė nėpėr ato vendbanime tė tyre janė kah kalojnė? Ështė e vėrtetė se ato (vende tė shkatėrruara) ka fakte, se nuk janė duke dėgjuar me vėmendje? 

27. Si nuk kanė parė ata se Ne e sjellim ujn nė tokėn e thatė dhe me tė nxjerrim bimė qė prej tyre ushqehen kafshėt e tyre, bile edhe ata vetė, A nuk janė duke parė (e tė kuptojnė)? 

28. E nė anėn tjetėr ata thonė: “e kur do tė jetė ai ngadhėnjim (ēlirimi i Mekės ose gjykimi i Zotit), nėse jeni tė drejtė ēka thoni. 

29. Thuaj: “Ditėn e kijametit, atyre qė kanė qenė jobesimtarė, nuk u bėn dobi besimi e as nuk u jepet afat. 

30. Andaj, ti largohu prej tyre dhe prit, edhe ata janė duke pritur.