62. Besimtarė janė ata qė i besuan All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, dhe mur janė me tė (tė dėrguarin) pėr ndonjė ēėshtje tė pėrbashkėt (tė rėndėsishme), nuk largohen pa i kėrkuar leje atij. S’ka dyshim se ata qė kėrkojnė leje prej teje, ata i besojnė All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij. E kur tė kėrkojnė leje pėr ndonjė punė tė tyre, lejo kė duash, e kėrkoi falje All-llahut pėr ata , se vėrtet, All-llahu falė shumė e ėshtėmėshirues. 

63. Thirrjen e tė dėrguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njėri-tjetrit. All-llahu i di ata qė tėrhiqen prej jush tinėzisht, prandaj, le tė ruhen ata qė kundėrshtojnė rrugėn e tij (tė tė dėrguarit) se ata do t’i zė ndonjė telashe, ose do t’i godasė dėnimi i idhėt. 

64. Veni re, se vetėm nė pushtetin e All-llahut ėshtė ēka ka nė qiej dhe nė tokė. Ai e di gjendjen tuaj (besimin apo hipokrizinė), e ditėn kur i kthehen Atij, Ai do t’u kallėzojė atyre pėr atė qė vepruan. All-llahu ėshtė i dijshėm pėr ēdo send.    

 

25.Suretu El Furkan

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. Ai, qė ia shpall Furkanin (Kur’anin, dallues tė sė vėrtetės nga e pavėrteta) robit tė vet (Muhammedit) qė tė bėhet pejgamber i botes (kėshillues), ėshtė i madhėruar.  

2. Ai ėshtė qė vetėm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokės, Ai nuk ka as fėmijė e as nuk ka shok nė sundimin e Tij. Ai krijoi ēdo gjė, duke e pėrsosur nė mėnyrė tė qartė e tė matur.