16. Dhe kėshtu Ne e zbritėm kėtė (Kur’anin) plot me argumente tė qarta, dhe se All-llahu vė nė rrugė tė drejtė atė qė do. 

17. Ështė e sigurt se All-llahu do tė bėjė dallimin (do tė gjykojė) nė ditėn e kiametit nė mes atyre qė ishin besimtarė (myslimanė) dhe tė atyre qė ishin jehudi, sabejė, tė krishterė, zjarrputistė, idhujtarė. All-llahu di dhe vėshtron ēdo gjė. 

18. A nuk e di pėr All-llahun se Atij i nėnshtrohet (i bėn sexhde) kush ėshtė nė qiej, edhe kush ėshtė nė tokė, edhe nė dielli, edhe kodrat, edhe bimėt edhe shtazėt, e edhe shumė njerėz, po shumė janė qė dėnimi ėshtė meritė e tyre. Atė qė e poshtėron All-llahu nuk ka kush qė mund tė bėjė tė ndershėm. All-llahu punon atė qė dėshiron. 

19. Kėta janė dy kundėrshtarė (grupe kundėrshtarėsh: besimtarė dhe jobesimtarė) qė janė zėnė rreth Zotit tė tyre; e atyre qė nuk besuan, u qepėn rroba prej zjarri e u hudhet uji i valė mbi kokat e tyre. 

20. Qė me atė u shkrihet krejt ēka nė barqet e tyre e edhe lėkurat. 

21. Pėr ata janė edhe kamgjikėt e hekurtė. 

22. Sa herė qė pėrpiqen tė dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, kthehen nė tė pėrsėri (u thuhet): “Vuane dėnimin me djegie!” 

23. E ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, All-llahu i vendosė nė Xhennete, nėpėr tė cilin rrjedhin lumenj, aty stolisen ata me rrath tė artė e me xhevahirė, e petkat e tyre janė tė mėndafshta.