114. I lartė ėshtė All-llahu, Sundue i vėrtetė. Ti mos nxito me Kur’anin para se tė pėrfundojė shpallja e tij te ti, dhe thuaj: “Zoti im, mė shto dituri!” 

115. Na i patėm urdhėruar edhe Ademit (tė mos i afrohej pemės), po ai harroi, pra re ai nuk gjetėn vendosmėri. 

116. Pėrkujto kur Ne u thamė engjėjve: “Bėni sexhde ndaj Ademit, ata i bėnė, pos Iblisit, i cili nuk deshi”. 

117. E Ne i thamė: “O Adem ky ėshtė armik yti dhe i bashkėshortes tėnde, pra mos t’ju nxjerrė kurrsesi nga Xhenneti, e t’ju vė nė vėshtirėsi (pėr tė siguruar mjetet e jetesės)”. 

118. Ti aty (nė Xhennet) nuk ke pėr tė qenė i uritur e as nuk ke pėr tė mbetur i zhveshur. 

119. Aty nuk ke pėr tė pasur etje e as nuk do tė kesh vapė. 

120. Por, atė e ngacmoi djalli duke i thėnė: “O Adem, a do tė tė treoj pėr pemėn e pavdekshmėrisė dhe tė sundimit tė pazhdukshėm!” 

121. Ata tė dy hėngrėn nga ajo (pemė) dhe qė tė dy u zhveshėn, e ia nisėn ta mbulojnė veten e tyre me gjethe qė mbldhnin nėpėr Xhennet, dh kėshtu Ademi theu urdhėrin e Zotit tė ve dhe gaboi. 

122. Mandej Zoti i vet atė tė zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri nė rrugėn e drejtė (tė vendosur). 

123. Ai (All-llahu) u tha: “Zbritni prej aty qė tė gjithė, do tė jeni armiq tė njėri-tjetrit. Nėse u vjen na Unė udhėzim (libėr e pejgamber) kush i pėrmbahet udhėimit Tim, ai nuk ka pėr tė humbur (nė dunja) e as nuk ka pėr tė dėshtuar (nė etėn tjetėr)”. 

124. E kush ia kthen shpinėn udhėzimit Tim, do tė ketė jetė tė vėshtirė dhe nė ditėn e kijametit do ta ringjall tė verbėr. 

125. Ai (qė nuk besoi) do tė thotė: “Zoti im, prse mė ngrite tė verbėr, kur unė isha me sy?”