99. Po kėshtu, Ne tė rrėfejmė ty pėr disa ngandodhitė qė kanė kaluar mė heret dhe nga ana jonė tė dhamė ty shpalljen plot pėrkujtime. 

100. Kush i kthen shpinėn kėsaj (shpalljes - Kur’anit), ai do tė bartė nė ditėn e kijametit barrėn mė tė rėndė. 

101. Nėn atė do tė qėndrojnė pėrgjithmonė. Sa barrė e keqe ėshtė pėr ta nė ditėn e kijametit. 

102. Ditėn kur i fryhet surit (bririt), atė ditė Ne i tubojmė mėkatarėt symavijosur (tė verbėr, tė shėmtuar). 

103. E ata pėshpėrisin mes vete: nuk qėndruat (nė dynja) mė shumė se nja dhjetė ditė. 

104. Ne mė sė miri e dijmė se ēka flasin ata, e edhe atė kur mė i menēuri prej tyre u tha: “Nuk qėndruat mė shumė se njė ditė!” 

105. Ty tė pyesin edhe pėr kodrat, thuaj: “Zoti im mund t’i bėjė thėrrime tė shpėrndara”. 

106. Dhe vendin e tyre ta bėjė rrafsh pa farė bime e ndėrtese. 

107. E nuk do tė shohėsh nė tė as ultėsirė e as lartėsirė. 

108. Atė ditė, ata do tė shkojnė pas thirrėsit. e nuk do t’i largohen atij, e para tė Gjithmėshirshmit ulen zėrat e nuk dėgjohet tjetėr pos njė zė i ulėt. 

109. Atė ditė nuk bėn dobi as ndėrmjetėsimi, pėrveē atij, tė cilin e ka lejuar i Gjithmėshirshmi tė ndėrmjetėsojė dhe pėr tė cilin e pėlqeu ndėrmjetėsimin. 

110. Ai i di ato qė ishin para tyre dhe ato qė vijnė pas, po dija e tyre nuk mund ta pėrfshij ate. 

111. E fytyrat (e mėkatarėve) e turpėruara, i pėrlen tė Pėrjetshmit, tė Gjithfuqishmit, sepse ka dėshtuar ai qė barti padrejtėsinė. 

112. Kush ėshtė besimtar dhe bėn vepra tė mira, ai nuk i frikėsohet ndonjė padrejtėsie e as ndonjė mungese (nė shpėrblim). 

113. Kėshtu Ne e shpallėm kėtė Kur’an arabisht dhe pėrsėritėm nė tė vėrejtjet, nė mėnyrė qė ata tė ruhen ose ai (Kur’ani) t’u sjellė atyre pėrvojė mėsimi.