38. Atėherė kur nėnėn e frymėzuam me atė qė nuk kuptohet ndrushe pos me inspirim (me frymėzim - shpallje). 

39. (Ne i thamė) “Vėre atė (fėmijė, Musain) nė arkė, e mandej hidhe nė lumė e lumi e hjedhė nė breg, atė e merre armiku Im dhe i tij. E nga ana Ime mbolla (nė zemra tė njerėzve) dashuri ndaj teje, e qė tė edukoheshe nėn mbikėqyrjen Time”. 

40. Kur motra jote ecte (tė pėrcillte) e thoshte: “A doni t’ju tregoj atė qė do tė kujdeset pėr tė? E Ne tė kthyem te nėna jote, qė tė gėzohej ajo e tė mos mbetej e pikėlluar. Ti pate mbytur njė njeri, e Ne tė shpėtuam nga mėrzia dhe tė sprovuan me sprova tė mėdha. Ti qėndrove me vite ndėr banorėt e Medjenit, e pastaj erdhe, o Musa, nė kohėn e caktuar”. 

41. Dhe Unė tė zgodha ty pėr shpalljen Time. 

42. Shko me argumentet e Mia ti dhe vėllai yt, e mos e hiqni prej kujdesit tė pėrmendurit ndaj Meje. 

43. Shkoni qė tė dy te faraoni, se ai vėrtet e ka tepruar. 

44. Atij i thuani fjalė tė buta, ndoshta ai mendohet a frikėsohet. 

45. Ata tė dy thanė: “Zoti ynė, ne kemi frikė se do tė na ndėshkojė menjėherė ose do t’i kalojė kufijtė kundėr nesh”. 

46. Ai (All-llahu) tha: “Mos u frikėsoni, se Unė (me ndihmėn Time) jam me ju, dėgjoj (ē’do t’ju thotė)dhe shoh (ē’do tė bėn me ju)”. 

47. I shkoni i thuani atij: “Ne jemi tė dy dėrguar tė Zotit tėnd, lėshoi beni israilėt tė vijnė mė ne, e mos i mundo! Ne kemi ardhur me argumentet nga Zoti yt, e shpėtimi ėshtė pėr atė qė ndjek rrugėn e drejtė. 

48. Ne na ėshtė thėnė se dėnimi ėshtė pėr atė qė gėnjen (tė dėrguarit) dhe ia kthen shpinėn besimit”. 

49. Ai (faraoni) tha: “E kush ėshtė Zoti i ju dyve, o Musa?” 

50. (Musai) Tha: “Zoti ynė ėshtė Ai qė ēdo sendi i dha formėn e vet, pastaj e udhėzoi atė?” 

51. Ai tha: “Si ėshtė gjendja e popjve tė mėparshėm?”