88. Atyre qė nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, u shtojmė dėnim mbi dėnim pėr shkak se bėnin shkatėrrime. 

89. Dhe (pėrkujtoju njerėzve) atė ditė, kur nė secilin popull do tė sjellim dėshmitarė kundėr atyre. Ne ty tė shpallėm librin sqarim pėr ēdo send, udhėzim e mėshirė dhe myzhde pėr myslimanėt. 

90. All-llahu urdhėron drejtėsi, bamirėsi, ndihmė tė afėrmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju kėshillon ashtu qė tė merrni mėsim. 

91. Meqė keni premtuar, pra zbatojeni premtimin e dhėnė ndaj All-llahut, e mos i prishni betimet pasi i keni vėrtetuar ato, duke qenė se All-llahun e bėtė garant tuajin. Vėrtet, All-llahu e di se ēka punoni. 

92. Mos u bėni (nė ēėshtjet e betimit) si ajo (grua) qė e prish tjerrin e saj psi tė ketė dredhur fort, e t’i bėni betimet tuaja dredhi (mahtrim) mes jush, pėr shkak se njė popull ėshtė mė i madh se tjetri. All-llahu vetėm ju sprovon me kėtė, e nė ditėn e gjykimit Ai gjithsesi do t’ju sqarojė atė gjė rreth tė cilės kundėrshtoheshit. 

93. Sikur tė dėshironte All-llahu do t’ju bėnte njė popull (nė njėfe) por (sipas dijes sė Vet) Ai e lė tė humbur atė qė do, dhe e udhėėzon tjetrin qė do, e patjetėr do tė pėrgjigjeni pėr atė qė vepruat.