64. Ai (Jakubi) tha: “A t’u besoj pėr kėtė sikurse u besova mė parė pėr vėllain e tij (Jusufin), po All-llahu ėshtė mbrojtėsi mė i mirė dhe Ai i mėshiruesve”. 

65. E kur i hapėn barrėt e tyre, e gjetėn mallin e tyre qė iu ishte kthyer dhe thanė: “O ati ynė, ēka duam mė tepėr, qe ky ėshtė malli ynė qė na u kthye, do tė furnizojmė me drith familjen tonė, do ta ruajmė vėllain tonė dhe do ta shtojmė njė barrė deveje, e kjo ėshtė sasi e lehtė (pėr sundimtarin)”. 

66. Ai (Jakubi) tha: “Unė kurrsesi nuk e dėrgoj atė me ju, derisa tė mė jepni besėn (e fortė) nė All-llahun, se gjithsesi do tė ma ktheni atė mua, pėrveē nėse u diktojnė rrethanat e nuk mundeni”. E kur ata ia dhanė besėn (u betuan), ai tha: “All-llahu ėshtė garantues pėr kėtė qė e thamė”. 

67. Po ai (Jakubi) tha: “O bijtė e mij, mos hyni (nė Egjipt) pėr njė derė, po hyni nėpėr dyer tė ndryshme. Unė nuk mund tė largoj prej jush asnjė send nga caktimi i All-llahut, vendimi nuk ėshtė i tjetėrkujt vetėm i All-llahut, vetėm Atij iu kam mbėshtetur dhe vetėm Atij le t’i mbėshteten ata qė besuan. 

68. Dhe ata hynė ashtu si porositi babai i tyre, po ajo nuk ishte gjė qė do t’u ndihmonte asgjė nga caktimi i All-llahut, pėrveē njė dėshirė tė Jakubit qė e kishte nė vete dhe kreu. Po ai (Jakubi) ishte i dijshėm pėr te, ngase Ne e kemi mėsuar pėr atė, por shumica e njerėzve nuk e dinė. 

69. E kur hynė te Jusufi, aii (Jusufi) e afroi pranė vete vėllain e vet (Binjaminin) dhe tha: “Unė jam vėllai yt, e ti mos u pikėllo pėr atė qė ata vepruan!”