107. (Nga hipokritėt mė tė shėmtuarit janė) Edhe ata qė ndėrtuan xhami sherri, mosbesimi e pėrēarjeje mes besimtarėve dhe ftuan nė pritje (solemne) atė qė mė parė kishte luftuar kundėr All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij. Ata do tė betohen: “Ne nuk kemi pasur tjetėr qėllim, vetėm pėr tė mirė!” Po All-llahu dėshmoi se ata vėrtet janė rrenacakė.  

108. Ti mos u fal aty kurrė! Njė xhami e cila qė prej ditės sė parė ėshtė themeluar nė respekt ndaj All-llahut (pa hile), ėshtė mė e drejtė tė falesh nė tė, aty ka burra qė dėshir tė pastrohen mirė, e All-llahu i do tė pastrit.  

109. A ėshtė mė imirė ai qė ndėrtesėn e vet e themeloi nė devotshmėri dhe nė kėnaqėsi tė All-llahut, apo ai qė nė ndėrtesėn e vet e themeloi buzė bregut tė shembur e bashkė me tė bie nė zjarrin e Xhehennemit? All-llahu nuk i udhėzon njerėzit zullumqarė.  

110. Ndėrtesa e tyre tė cilėn e ndėrtuan ata (e qė e shembi Pejgamberi) vazhdimisht do tė jetė mllef nė zemrat e tyre, pos nėse pėlcasin zemrat e tyre. All-llahu di, ėshtė i urtė.  

111. All-llahu bleu prej besimtarėve shpirtėrat dhe pasurinė e tyre me Xhennet. Luftojnė nė rrugėn e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim tė cilin e vėrtetoi nė Tevrat, Inxhill e Kur’an. E kush ėshtė mė zbatues i sigurt i premtimit tė vet se All-llahu? Pra, gėzonju tregtisė qė bėtė me Tė. Ky ėshtė sukses i madh.