87. U pajtuan tė mbesin me ata qė nuk vajtėn (nė luftė). Po zemrat e tyre janė mbyllur, andaj ata nuk kuptojnė.  

88. Por, i dėrguari, e sė bashku me tė edhe ata qė besuan, luftuan me pasurinė dhe veten e tyre dhe atyre u takuan tė gjitha tė mirat, ata janė tė shpėtuarit.  

89. All-llahu u ka pėrgatitur atyre Xhennete qė nė tė rrjedhin lumenj, ku do tė qėndrojnė pėrgjithmonė. Ai ėshtė suksesi i madh.  

90. Disa nga arabėt beduinė qė kėrkuan falje, erdhėn pėr t’iu dhėnė leje (tė mos shkonin nė luftė), e ata tė tjerėt qė kishin gėnjyer (me besim) All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij ishin ndalė (paleje). Ata qė prej tyre nuk besuan, do t’i godasė dėnim i ashpėr.  

91. Nuk ėshtė ndonjė mėkat pėr tė dobėtit, as pėr tė sėmurėt, e as pėr ata qė nuk kanė me ēka tė pėrgatiten, kur janė tė sinqertė ndaj All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, pra pėr tė mirėt nuk ka rrugė qortimi. All-llahu falė shumė, ėshtė mėshirues.  

92. (nuk ka qortim) Dhe as pėr atė qė kur erdhėn te ti pėr t’i bartur me kafshė, u the: “Nuk kam me ēka t’ju bartė. Ata u kthyen, e prej pikėllimit se nuk kishin me ēka tė pėrgatiteshin nga sytė e tyre ridhnin lotė.  

93. E keqja ėshtė pėr ata qė duke qenė pasanikė kėrkuan leje dhe u pajtuan tė mbeteshin me ata qė nuk vajtėn. Po, All-llahu ka vulosur zemrat e tyre, ata nuk do tė gjejnė rrugė.