27. All-llahu pastaj i falė atij qė do. All-llahu falė shumė dhe mėshiron shumė.  

28. O ju qė besuat, vėrtetė idhujtarėt janė tė ndyrė, andaj pas kėtij viti tė mos i afrohen mė xhamisė sė shenjtė. Nėse i frikėsoheni skamjes All-llahu me dėshirėn e vet do t’ju pastroj me mirėsitė e Tij. All-llahu ėshtė i gjithdijshėm, ėshtė i urtė.  

29. Luftoni ata qė nuk besojnė All-llahun e as botėn tjetėr, nuk e konsiderojnė tė ndaluar (haram) atė qė e ndaloi All-llahu dhe i dėrguari i Tij, nuk besojnė fenė e vėrtetė, prej atyre tė cilėve u ėshtė dhėnė libri, derisa ta japin xhizjen nė dorė e duke qenė tė mposhtur.  

30. E jehuditė thanė: Uzejri ėshtė djali i All-llahut , e tė kristerėt thanė: Mesihu ėshtė djalė i All-llahut. Ato ishim thėnie tė tyre me gojėt e tyre (fraza tė thata), qė imitojnė thėniet e jobesimtarėve tė mėhershėm. All-llahu i vraftė, si largohen (nga e vėrteta)! 

31. Ata i konsideruan “ahbarėt” (priftėr jehudi) tė tyre, “ruhbanėt” (murgjit e krishterė) tė tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, pėr zota pos All-llahut, ndėrsa ata nuk janė urdhėruar pėr tjetėr (nga pejgamberėt) pos pėr adhurimin ndaj All-llahut njė, e qė nuk ka tė adhuruar tjetėr pos tij. I lartė ėshtė Ai nga ēka i shoqėrojnė.