44. Ata tė Xhennetit i thėrrasin (i pyesin) banuesit e zjarrit e u thonė: “Ne e gjetėm tė vėrtetė atė qė na e pat premtuar Zoti nė, e ju (banues tė zjarrit) a e gjetėt tė vėrtetėn atė qė pat premtuar Zoti juaj?” Ata (banuesit e zjarrit) thonė: “Po”. Atėherė nė mes tė tyre (mes dy grupeve) thėrret njė zė: “Mallkimi i All-llahut qoftė mbi zullumqarėt!” 

45. Ata qė penguan nga rruga (imani) e All-llahut dhe qė kėrkuan strembėrimin e saj dhe ata qė ishin mohues tė botės tjetėr.  

46. E mes atyre dyve (dy grupeve) ėshtė njė perde (mur), e mbi Araf (lart mbi mur) janė burra qė i njohin secilin (tė Xhennetit dhe tė Xhehennemit) me shenjat e tyre. Ata i thėrrasin banuesit e Xhennetit: “Paqja (shpėtimi) qoftė mbi ju!” Ata (tė Arafit) nuk kanė hyrė nė tė, po shpresojnė.  

47. E kur u shkon shikimi i tyre nga ata tė Xhehennemit, Thonė: “Zoti ynė mos na bė neve me mizorėt!” 

48. Ata tė Arafit i thėrrasin do burra qė i njohin me shenjat e tyre dhe u thonė: “ēka ju vlejti ai grumbullimi juaj (nė pasuri e numėr) dhe ajo qė bėnit kryelartėsi?” (e tash jeni nė Xhennenem).  

49. A kėta janė ata (besimtarėt), pėr tė cilėt betoheshi se nuk ka pėr t’i pėrfshirė mėshira e All-llahut?” (nė mėnyrė ironike i pėrqeshin kufarėt, mandej u thonė besimtarėve): “Vazhdoni nė Xhennet, as nuk ka frikė pėr ju, as nuk keni pėr t’u brengosur!” 

50. Banuesit e zjarrit i thėrrasin (dhe i lusin) ata nė Xhennet (duke ju thėnė): “Na qitni diē nga uji apo nga ajo qė u ka dhėnė All-llahu (se mbaruam nga etja)!” Ata (nė Xhennet) thonė: “All-llahu i ka ndaluar qė tė gjitha kėto pėr jobesimtarėt!” 

51. Ata qė fenė e tyre e morrėn tallje e lojė dhe tė cilėt i mashtroi jeta e dynjas. Sot, pra, Ne i harrojmė ata sikurse na e patėn harruar takimin e kėsaj dite tė tyre dhe, sikurse i refonin argumentet Tona!”