111. E edhe sikur t’ju zbritnim Ne atyre engjėjt, t’ju flitnin tė vdekurit, t’ju tubonin atyre ēdo send (gjallesė) konkretisht, ata nuk kishin pėr tė besuar, vetėm po tė donte All-llahu, por shumica e tyre nuk dinė (se besimi ėshtė dhuratė nga Zoti).  

112. dhe kėshtu (sikurse edhe ty) ēdo pejgamberi i bėmė armiq disa nga njerėzit dhe nga xhinėt e djallėzuar, qė me fjalė tė shkėlqyeshme nė mėnyrė tė fshehtė nxit njėri-tjetrin nė mashtrime. E sikur tė donte Zoti yt, ata nuk do tė bėnin atė (armiqėsi), po ti lėri ata me ato trillime.  

113. Dhe qė tė anojnė (te ato fjalė mashtruese) zemrat e atyre qė nuk besojnė boėn e ardhshme dhe qė tė kėnaqen e ngarkohen me atė qė janė duke u ngarkuar (ty nuk tė dėmtojnė asgjė).  

114. (Thuaj) A pos All-llahut tė kėrkoj unė gjykatės (mes meje dhe juve)? kur Ai ėshtė qė zbriti librin nė mėnyrė tė shkoqitur? Atyre qė u dhamė librin e dinė se ai (Kur’ani) ėshtė i zbritur prej Zotit tėnd saktėsisht, pra mos u bė prej atyre qė dyshojnė.  

115. Fjalėt e Zotit tėnd janė plot tė vėrteta (ēka lajmėrojnė) dhe plot tė drejta (ēka gjykojnė). S’ka kush qė tė ndryshoj fjalėt (vendimet) e Tij. Ai ėshtė qė dėgjon e di.  

116. Nė qoftė se u bindesh shumicės (mohuese qė janė) nė tokė, ata do tė largojnė ty nga rruga e All-llahut. Ata nuk ndjekin tjetėr vetėm supozime dhe nuk janė tjetėr vetėm se rrenacakė.  

117. S’ka dyshim, Zoti yt e di mė sė miri pėr atė qė ėshtė larguar rruga e Tijdhe Ai ėshtė mė i dijshmi pėr tė udhėzuarit.  

118. Ju (besimtarė) hani nga ajo qė ( ėshtė therrur dhe) dhe ėshtė pėrmendur emri i All-llahut, po qe se jeni tė bindur nė faktet e Tij.