95. S’ka dyshim, All-llahu ėshtė zbėrthyes i farės (i kokrrės sė saj) dhe i bėrthamės (sė pemės). Ai nxjerr tė gjallin nga i vdekuri dhe Aiėshtė nxjerrės i tė vdekurit nga i gjalli. Ky ėshtė All-llahu, e si atėherė shmangeni (nga besimi)? 

96. Ai ėshtė krijues i dritės sė mėngjesit. Natėn e bėri kohė pushimi, e diellin dhe hėnėn pėr llogaritje tė kohės. Ky (rregull) ėshtė caktim i plotfuqishmit,i gjithėdijshmit.  

97. Ai ėshtė, qė krijoi yjet pėr ju qė me ta tė orientoheni nė errėsira kur jeni nė tokė ose nė det. Vėrtet Ne i shpjeguam argumentet tona pėr njė popull qė di tė mendojė.  

98. Ai ėshtė qė ju krijoi (filloi) prej njė njeriu; aty (mbi tokė) jetoni (qėndroni) dhe nėn te do tė pushoni. Ne i sqaruam argumentet njė populli qė di tė kuptojė.  

99. Ai ėshtė qė lėshoi nga lartė shiun e me tė nxori bimėn e ēdo sendi dhe prej bimės gjelbėrim dhe prej tij (prej gjelbėrimit) kokrra tė dendura nė kallinj. E nga hurmet, nga sythat tyre kalaveshė tė afėrt (pėr t’i vjelė). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shegė tė ngjajshme (nė dukje) e tė llojllojshme (nė shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnė dhe kur piqen (tė gjitha kėto nga shiu). Edhe nė kėto ka fakte pėr njerėzit qė besojnė.  

100. E xhinėt ia bėjnė shokė All-llahut, e nė tė vėrtetė Ai i krijoi ata (xhinėt) dhe duke mos patur kurrfarė dije, ata shpifėn se Ai (Zoti) ka djem e vajza. Larg (shpifjeve) ėshtė madhėria e Tij e lartė.  

101. Ai (All-llahu) ėshtė qė krijo (pa kurrfarė shembulli) qiejt dhe tokėn (e duke qenė i tillė), e si do tė ketė Ai fėmijė kur nuk pati bashkėshorte? ēdo send e krijoi Ai, dhe ėshtė mė i dijshmi pėr tė gjitha sendet e krijuara.