24. Ata thanė: “O Musa, ne kurrė nuk hyjmė nė tė derisa ata janė aty, shko pra ti dhe Zoti yt e luftoni, ne po rrimė kėtu!” 

25. (Musai) Tha: “Zoti im! Unė nuk kam nė dorė pos vetes sime dhe as vėllai im (Haruni nuk ka nė dorė pos vetvetes, ose: pos vetes sime dhe vėllai tim), ndana, pra, neve prej popullit tė fėlliqtė.  

26. (All-llahu) Tha: “Ajo (tokė) ėshtė e ndaluar (haram) pėr ta katėrdhjetė vjet. Do tė sillen nėpėr tokė (tė hutuar). Ti mos u keqėso pėr popullin e shfrenuar.  

27. Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e tė tjerėve) ngjarjen e vėrtetė tė dy djemve tė Ademit, kur tė dy flijuan kurbanė, nga tė cilėt njėrit iy pranua. Ai (qė nuk iu pranua) tha: “Unė do tė tė mbys ty” (Kabili i tha Habilit). E ai (qė iu pranua) tha: “All-llahu pranon vetėmprej tėsinqertėve”, 

28. Dhe, nėse ti e zgjatė te unė dorėn tėnde pėr tė mė mbytur, unė nuk e zgjas te ti dorėn pėr tė mbytur; unė i frikėsohem All-llahut, Zotit tė botėrave!” 

29. Unė (nuk dua tė tė mbys, por) dua qė ta barėsh mėkatin tim dhe mėkatin tėnd, e tė bėhesh nga banorėt e zjarrit, e ai ėshtė dėnim i zullumqarėve.  

30. Atėherė epshi i tij e bindi atė pėr mbytjen e tė vėllait dhe e mbyti atė. Ai mbeti prej mė tė dėshpruarve (hidhėroi prindėtit, mbeti pa vėlla, u pėrbuz prej Zotit dhe u fut nė Xhehennem).  

31. All-llahu dėrgoi njė sorrė, e cila groponte nė dhe, pėr r’i reguar atij se si ta mbulojė trupin e tė vėllait. E ai i tha: “I mjei unė, a nuk qesh i afrė tė bėhem si kjo sorrė, e a mbuloja trupin e vėllait tim?” Ashtu mbeti i penduar.